19 May 2026, 13:13
Nga E.d
Foto ilustruse
SHKODRA- Murtaja e bagëtive është rikthyer në qytetin e Shkodrës, e cila deri më tani ka prekur rreth 20 krerë dele të cilat janë groposur. Pas këtij rasti, me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë fshati Mali i Gjymtit, në njësinë Dajç ka hyrë në karantinë. Rasti i cili është konfirmuar zyrtarisht prej tre ditësh, ka prekur fermën e fermerit Sokol Volaj, ku 20 krerë bagëti janë groposur dhe pritet që të asgjësohen edhe 60 të tjera. Kjo sëmundje ka shkaktuar dëme të konsiderueshme tek fermeri, si në humbje ekonomike ashtu edhe në humbjen e krerëve të bagëtisë.
Administratori i njësisë së Dajçit, Broz Pjetrani është shprehur se ekzistojnë dyshimet që murtaja e bagëtive të ketë prekur edhe bagëti të tjera të imta, për të cilat do të kryhen analizat specifike. Ndërkohë që kontrolli ka nisur edhe në zona të tjera, për të parë nëse kjo është përhapur edhe tek bagëtitë e tjera. Megjithatë, duhet theksuar se kjo sëmundje prek vetëm kafshët dhe nuk transmetohet tek njeriu.
Por çfarë është murtaja e bagëtive?
Murtaja e bagëtive ose murtaja e ruminantëve të vegjël është një sëmundje ngjitëse virale që prek bagëtitë e imta si delet dhe dhitë. Megjithëse është katastrofike për tufat, ajo nuk prek njerëzit dhe nuk përbën rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Kjo është një sëmundje virale dhe përhapet me shpejtësi të madhe te kafshët e prekura. Shenjat klinike që mund të shafaq është se kafshët shfaqin temperaturë të lartë, probleme me frymëmarrjen, diarre dhe plagë në gojë. Rreziku për bagëtitë mbetet i madh, pasi ka një shkallë të lartë shfarosjeje te të imtat./Dosja.al
bagëti shkodër murtaja
Aktualitet
19 May 2026, 13:22
I.A
Irena Gjoka
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rikthyer sot për plotësim hetimesh dosjen në SPAK të gjyqtares Irena Gjoka. M...
Aktualitet
19 May 2026, 12:14
I.A
TIRANË- Eduart Merkaj është emëruar në krye të Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB). Ky in...
Aktualitet
19 May 2026, 12:07
D.S
foto ilustruese
TIRANË- Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e shkuar, në fshatin Damjan në Tiran&...
Aktualitet
19 May 2026, 11:53
D.S
Gjykata e Apelit Tiranë
TIRANË- Gjykata e Apelit Tiranë, ka lënë të paprekura masat e sigurimit “arrest në burg&rd...
Aktualitet
19 May 2026, 11:40
D.S
arma e sekuestruar
ITALI- Karabinierët nga forca policore e qytetit të Foggias në Itali arrestuan një shqiptar 37-vjeçar d...
Aktualitet
19 May 2026, 11:13
D.S
tirane
TIRANË- Policia e Tiranës ka finalizuar dy operacione të koduara policiore për goditjen e veprimtarisë kriminale t&eum...
Aktualitet
19 May 2026, 11:04
I.A
Mirlinda Karçanaj
TIRANË- Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka shkuar në SPAK, në zbatim të masës së...
Aktualitet
19 May 2026, 10:33
D.S
SHKODËR- Një gazetar ka rënë pre e një sulmi fizik mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Sipas njoftimit ...
Aktualitet
19 May 2026, 10:16
D.S
Ersid Hasanllari
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje ish-drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ...
Aktualitet
19 May 2026, 09:56
D.S
FOTO ilustruese
TIRANË- Avokati i Popullit ka konstatuar se në pesë institucione penitenciare të vendit, trajtimi i personave t&eu...