18 June 2022, 17:37
Nga k.m.
Agim Kajmaku
VORË- Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili u kap me 20 kg kokainë nga autoritetet italiane, ka blerë një pasuri të paluajtshme me vlere 1 milionë lekë, pasuri të cilën më pas ia ka shitur po kompanisë së tij. Po kësaj here me vlerë 730 mijë USD.
Gazetari Adriatik Doçi shkruan në "Shqiptarja.com" se Kajmaku deklaronte se në vitin 2003 ka blenë në Vorë një ndërtesë me sipërfaqe me 356 m2 si dhe tokë truall me sipërfaqe 2100 m2, me vlerë 1 milionë lekë. 14 vite më vonë, në shkurt të vitit 2017, Kajmaku e ka rivlerësuar këtë pasuri në vlerë 73 milionë lekë ose rreth 730 mijë USD. Ndërsa një muaj më pas, në mars e ka shirtu tek ‘Kajmaku’ shpk, në vlerë 730 mijë USD.
Bashkëpronarë të kompanisë ‘Kajmaku’ shpk ishin pikërisht Agim Kajmaku me 49 % të aksioneve dhe bashkëshortja e tij, Merita Kajmaku. Pasi u zgjodh kryebashkiak i Vorës, në korrik të vitit 2019, Kajmaku ia shiti 49 % të aksioneve bashkëshortes së tij Merita Kajmaku në vlerën 100 mijë USD.
Agim dhe Merita Kajmaku deklarojnë një pasuri në total me vlerë 2.5 milionë USD, pa llogaritur kapitalin e kompanisë e Kajmaku, me emër të ndryshuar në A.M.E 2020, me vlerë rreth 20 milionë lekë ose 200 mijë USD. Të dy, si burim i llogarive bankare dhe pasurive të paluajtshme deklarojnë se i kanë kursime familjare ndër vite, që i kanë gjeneruar edhe nga biznesi i tyre A.M.E 2020.
Pikërisht me këtë kompani, ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku u arrestua nga policia italiane për trafik droge më 27 maj të 2022. Kur u kap me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto, Kajmaku ishte së bashku me nipin e tij, Edmondin. Ndërsa shoferi i kamionit ishte nipi tjetër, Ladi Kajmaku.
agim kajmaku merita kajmaku
Aktualitet
18 June 2022, 17:26
I.A
Gjykata e Shkodres
SHKODËR- 4 efektivët e policisë që u ndaluan nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore janë lënë në arr...
Aktualitet
18 June 2022, 17:25
k.m.
Në fokusin e kësaj prove 12 mujore do të jenë personat që hyjnë në vend nga ato të cilat ekzekutivi anglez i përs...
Aktualitet
18 June 2022, 17:08
I.A
Covid
TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. ...
Aktualitet
18 June 2022, 17:07
k.m.
Foto ilustruese
KORÇË- Martin Çeço, 26-vjeçari që u gjet i pajetë dy ditë më parë në rezervu...
Aktualitet
18 June 2022, 16:53
k.m
Martin Çeço
KORÇË- Pas asaj që ishte inskenuar të dukej si vetëvrasje në të vërtetë ishte nj&e...
Aktualitet
18 June 2022, 16:44
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Duhet të kishte qenë dita me e lumtur e saj, momenti kur mjekët i dhanë përgjigjjen se ishte sht...
Aktualitet
18 June 2022, 16:31
k.m.
Foto ilustruese
KORÇË- Policia e Shtetit ka arrestuar 40-vjeçarin, e identifikuar me iniciale B.K., i cili po hynte në territorin s...
Aktualitet
18 June 2022, 16:21
k.m.
Nuredin Dumani
TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme ka punësuar motrën e Nuredin Dumanit, të penduarit të drejtësi...
Aktualitet
18 June 2022, 16:16
k.m.
Foto ilustruese
LIBRAZHD- Një 31-vjeçare nga Librazhdi ka alarmuar policinë e qytetit pasi prej ditësh familjarët nuk kanë ...
Aktualitet
18 June 2022, 16:02
k.m.
Erion Braçe dhe Frida Krifca
TIRANË- Mungesa e drithit vë në rrezik me dhjetëra miliona njerëz në botë. Lufta, mo...