23 December 2024, 12:09
Nga ZH.LL
Gjader
ITALIA- Qeveria italiane synon të rifillojë transferimet e emigrantëve në Shqipëri në janarin e vitit 2025. Me fillimin e vitit të ri, ekzekutivi synon të rifillojë projektin e ndalimit të azilkërkuesve në qendrat shqiptare, i cili deri tani është refuzuar nga gjyqtarët. Sipas mediave italiane, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka deklaruar se gjykata ka vendosur në favorin e tyre.
“Gjykata e Kasacionit vendosi në favorin tonë për vendet e sigurta”, tha Meloni.
Dy lundrimet e anijeve më 15 tetor dhe 8 nëntor, rezultuan të pasuksesshme pas vendimin të ndalimit nga gjykata e Romës.
Marrëveshja e nënshkruar në 6 nëntor të vitit të kaluar në Romë, mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe atij shqiptar Edi Rama, parashikon ngritjen e dy qendrave, e para në Shëngjin ku do të kryhen procedurat e verifikimit të emigrantëve që nisen nga Afrika e Veriut dhe kapen në det nga anijet italiane dhe, e dyta në Gjadër, ku ata do të mbahen të izoluar, deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit. Përgjegjësia mbi çdo veprimtari do të jetë e Italisë, së cilës i njihet dhe juridiksioni i plotë mbi qendrën e pritjes. Maksimumi i kapacitetit të kampit në një vit është 36 mijë persona.
gjader italia georgia meloni
Aktualitet
23 December 2024, 11:56
ZH.LL
policia spanjolle
SPANJË- Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle. I riu shqiptar dyshohet si autor i nj&eu...
Aktualitet
23 December 2024, 12:00
I.A
Ilir Rrapaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rënduar akuzat për skandalin e Sterilizimit. Gjatë momentit që gjyqtarja e ç...
Aktualitet
23 December 2024, 11:39
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Trafikimi i fëmijëve është një nga krimet më të rëndë dhe të dënueshme ...
Aktualitet
23 December 2024, 11:34
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Një 29-vjeçar në Shkodër është arrestuar pasi ka kërcënuar të vrasë baban...
Aktualitet
23 December 2024, 11:19
I.A
TikTok
TIRANË- Pedagogu Ervin Goci ka bërë një përmbledhje të disa gjërave që cënohen nga mbyllja e ...
Aktualitet
23 December 2024, 11:06
ZH.LL
Selim Cekaj
TIRANË- SPAK i ka kërkuar për herë të dytë GJKKO-së pushimin e çështjes penale ndaj Selim &Ccedi...
Aktualitet
23 December 2024, 10:53
ZH.LL
gjykata e tiranes
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar "arrest me burg" 34-vjeçarin Darin Gezdarin, ndërsa ka dhënë "arrest...
Aktualitet
23 December 2024, 10:46
ZH.LL
fier
FIER- Reshjet e dendura të shiut me erë të fortë kanë përfshirë edhe qytetin e Fierit. Aktualisht reshjet po bien m...
Aktualitet
23 December 2024, 10:47
M.B
Egla Ceno dhe Altin Basha
TIRANA- Aktorja Egla Ceno ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në "Instagram" n&eu...
Aktualitet
23 December 2024, 10:38
M.B
Foto ilustruese
PESHKOPI- Një aksident është regjistruar sot në rrugën Maqellarë-Peshkopi. Mësohet ...