14 July 2026, 11:33
Nga I.A
Aurora Tila
ITALI- Zhvillime të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila në Piacenza të Italisë. Çështja, e cila fillimisht u trajtua si një rënie aksidentale nga ballkoni i një pallati, ka marrë një drejtim tjetër pas rrëfimit të ish-të dashurit të së miturës.
Gjatë seancës në Gjykatën e Apelit, i riu pranoi se ishte ai që e kishte hedhur Aurorën nga ballkoni më 25 tetor 2024, duke marrë përgjegjësinë për vdekjen e saj. I dënuar me 17 vite burg në shkallën e parë nga Gjykata për të Mitur, ai ndryshoi dëshminë e mëparshme, kërkoi falje për veprimin e kryer dhe u shpreh i penduar që nuk e kishte pranuar më herët autorësinë.
“Me këtë rrëfim mbyllet një kapitull i rëndësishëm i kësaj çështjeje. Shpresojmë që Gjykata e Apelit të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë”, deklaroi avokati Emilio Malaspina, përfaqësuesi ligjor i nënës së viktimës, sipas mediave italiane.
Pas pranimit të fajësisë, seanca u shty për më 10 shtator, kur pritet të jepet edhe vendimi i Gjykatës së Apelit.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i familjes së Aurorës vlerësoi se rrëfimi i të pandehurit ka ardhur tepër vonë dhe nuk duhet të ndikojë në uljen e dënimit.
“Jemi të bindur se ky pranim është bërë për të kërkuar një dënim më të lehtë se ai prej 17 vitesh i dhënë në shkallën e parë. Tani mbetet në dorën e gjykatës të vendosë”, u shpreh ai.
aurora tila
Aktualitet
14 July 2026, 11:23
D.S
FUSHË- KRUJË- Policia e Fushë-Krujës ka vënë në pranga Riza Mirin, i dyshuari kryesor për plagosjen me thikë...
Aktualitet
14 July 2026, 11:08
I.A
Renis Dobra
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjatjen me tre muaj të afatit të hetimeve ndaj A...
Aktualitet
14 July 2026, 11:03
D.S
Arjan Ndoja
TIRANË-Procesi gjyqësor ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës, të akuzuar për atentatin e 1 nëntorit 2019 ...
Aktualitet
14 July 2026, 10:32
I.A
Todi Llupi
FIER- Aktori dhe humoristi i mirënjohur Todi Llupi, një prej figurave më të dashura të Estradës së Fierit wsh...
Aktualitet
14 July 2026, 09:56
D.S
VLORË- Një vatër zjarri është aktivizuar mëngjesin e kësaj të marte në kodrat e lagjes “15 Tetori&rdqu...
Aktualitet
14 July 2026, 08:56
D.S
Hashim Thaçi
KOSOVË- Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi i ka kërkuar Gjykatës Speciale në Hagë liri...
Aktualitet
14 July 2026, 07:40
D.S
TIRANË- Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasurive të paluajtshme, vijimi i aksio...
Aktualitet
14 July 2026, 07:19
D.S
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi së fundmi tre procedura prokurimi me vlerë të kombinuar rreth 474.7 milionë lekë, o...
Aktualitet
14 July 2026, 07:17
D.S
moti
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët n&eu...
Aktualitet
13 July 2026, 22:25
E. D
TIRANË- Qytetarët po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, duke bërë thirrje për largimin e Ramës nga pushe...