16 May 2024, 13:43
Nga N.F
Bardha Marku
DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e Durrësit ku babai mbajti peng me armë në duar fëmijët e tij për disa orë. Në lidhje me ngjarjen kanë folur gruaja dhe vjehrra e 40-vjeçarit, Aleks Marku. Në një prononcim për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 bashkëshortja e Aleksit, Bardha Marku dhe nëna e saj deklaruan se frika më e tyre e madhe ishte fati i fëmijëve.
Vjehrra e 40-vjeçarit tha se ai është një frikacak.
“Frikacaku! Ne menduam se kishte mbytur fëmijët.”, tha ajo.
40-vjeçari nga Lezha Aleks Marku është vetëdorëzuar pas rreth 5 orësh negociata me efektivët e repartit RENEA. Ndërkohë është zbardhur dëshmiar e vet Aleks Markut në polici, i cili ka pranuar konfliktin me bashkëshorten. Kjo e fundit sipas tij ishte e lidhur me dikë tjetër. Ai ka pohuar se në apartmentin ku shkoi i mori fëmijët sepse donte t'i largonte nga i dashuri i gruas dhe pretendon se ky i fundit po vinte për ta sulmuar, prandaj kishte dalë me kallashnikove në dritare.
Autoritetet thonë se djalin, në momentin që qëllonte, po e mbante në ballkon dhe i kishte mbushur mendjen që nëse vinte policia t’i tregonte policisë se disa burra kanë ardhur të na vrasin. Nëna me fëmijët tashmë janë kthyer në Lezhë dhe nuk ndodhen në apartamentin në Shkëmbin e Kavajës. Me bashkëshorten ai ishte martuar prej 11 vitesh dhe ajo e kishte denoncuar në Komisariatin e Lezhës, për dhunë psikologjike. Për Aleks Markun pritet të dalë testi i drogës.
aleks marku bardha marku
Aktualitet
16 May 2024, 13:42
B.Z
Azgan Mërnica, Novruz Cenalia
FIER - Një tjetër dëshmi është zbardhur nga autori i vrasjes së efektivit të "Shqipon...
Aktualitet
16 May 2024, 13:33
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Katër muajt e parë të vitit kanë shënuar rritje të dukshme të mjeteve elektrike të regjistr...
Aktualitet
16 May 2024, 13:24
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Një 40-vjeçar, administrator i një firme që merret me dezinfektimin e ambjenteve është proced...
Aktualitet
16 May 2024, 13:19
M.B
Harta
BALLKANI- "Rruga e Ballkanit Perëndimor" njohu rënien më të madhe të kalimeve të migrantëve të parregullt dre...
Aktualitet
16 May 2024, 13:02
S.B
foto ilustruese
FIER- Arrestohen dy të shpallur në kërkim dhe procedohen tre persona të tjerë në Fier. Mësohet se 2...
Aktualitet
16 May 2024, 12:57
I.A
HIMARË- Banorët e fshatrave që shtrihen përgjatë luginës së lumit Shushica kanë nisur një peticion simbolik kund&...
Aktualitet
16 May 2024, 11:47
M.B
Viktima dhe autori
GREQIA- Mediat greke kanë publikuar të tjera detaje të lidhen me vrasjen e 40-vjeçares shqiptare nga bashkësh...
Aktualitet
16 May 2024, 11:17
M.B
Aleks Marku
DURRËS- Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e Durrësit ku babai mbajti peng me armë në...
Aktualitet
16 May 2024, 11:23
B.Z
Foto nga sekuestrimet e policisë
KAVAJË - Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës pasi dyshohet se shihnin kok...
Aktualitet
16 May 2024, 11:13
B.Z
Foto nga gjykata
LEZHË - Gjykata e Lezhës ka caktuar burg pa afat për 62-vjeçari Arsen Dani, i cili vrau me thikë nënë...