15 August 2026, 13:56
Nga G.M
Arma e sekuestruar
FIER- Policia e Fierit ka finalizuar dy operacione policore për goditjet e rasteve të armëmbajtjeve pa leje. Në kuadër të operaconit 'Aksi', policia ka vënë në pranga në Bypass-in e Fierit, një 19-vjeçar me iniciale M.M, banues në Vlorë.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit te mjetit me të cilin ai po udhëtonet u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë. Në pranga ka rënë edhe një 28-vjeçar me iniciale F.B, banues në Vlorë, i cili po udhëtonte së bashku më 19-vjeçarin dhe dyshohet se kishte dijeni që shoku i tij posedonte armë zjarri dhe do ta shiste atë në Fier.
Sakaq, në Mallakastër është finalizuar operacioni i koduar 'Hidden Guns', ku mbeti i arrestuar një 38-vjeçar me iniciale I.S, banues në fshatin Lofkënd të Mllakastrës. Ai akuzohet se ka kanosur me armë gjahu një person tjetër pas një debati për motive të dobëta. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar autorin i cili dyshohet se mbante armë zjarri të tipit kallashnikoov dhe një armë gjahu pa leje në banesë. Materialet procedurale, për veprime të mëtejshme i janë referuar Prokurorisë.
Njoftimi i Policisë:
"DVP FIER/ Kontrolle intensive për goditjen e armëmbajtjes pa leje.
Brenda 24 orëve, finalizohen 2 operacione policore në Fier dhe Mallakastër. Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe 1 armë gjahu. Vihen në pranga 3 shtetas.
Në vijim të kontrolleve të intensifikuara për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur me armë zjarri në automjet, finalizuan operacionin policor të koduar “Aksi”.
Në kuadër të këtij operacioni, në Bypass-in e Fierit u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. M., 19 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte 19-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri, tip pistoletë.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua edhe shtetasi F. B., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasagjer në automjet, pasi dyshohet se kishte dijeni se shoku i tij, shtetasi M. M., posedonte armën e zjarrit dhe do ta shiste në Fier.
Ndërkohë, në Mallakastër, u finalizua operacioni policor i koduar “Hidden Guns”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi I. S., 38 vjeç, banues në fshatin Lofkënd, Mallakastër.
Ky shtetas dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë gjahu një shtetas tjetër. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë bëri të mundur neutralizimin e situatës, arrestimin e autorit të dyshuar dhe sekuestrimin e një arme zjarri, tip kallashnikov, dhe një arme gjahu, të cilat i kishte fshehur në banesë dhe i mbante pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al
policia e shtetit
Aktualitet
15 August 2026, 13:48
G.M
Makina e djegur
TIRANË- Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, ku një automj...
Aktualitet
15 August 2026, 13:36
G.M
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini.
KOSOVË- Aleanca ka refuzuar ftesën për takim të ushtrueses së detyrës së preside...
Aktualitet
15 August 2026, 13:09
G.M
Pamje
SHKODËR- Dy persona kanë rërë në prangat e policisë pas një tentative për të kultivuar bimë na...
Aktualitet
15 August 2026, 13:26
E.d
Pamje
GJIROKASTRA- Një incident ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavijë, ku një automjet ka marrë flakë gjatë...
Aktualitet
15 August 2026, 12:58
E.d
Pamje
TIRANA- Qytetarët organizuar ditën e djeshme protestën e tyre të 76-të, kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama...
Aktualitet
15 August 2026, 12:03
E.d
Angjelin Sterkaj
ISLANDA- Angjelin Sterkaj, i dënuar me 16 vite burg për vrasjen e Armando Beqirajt në Islandë, është li...
Aktualitet
15 August 2026, 11:54
G.M
Hetues pranë vendit ku po kryhen gërmime në Kalludër të Vogël të Zubin Potokut. 1 gusht 2026.
KOSOVË- Policia e Kos...
Aktualitet
15 August 2026, 11:44
E.d
Foto ilustruse
FRANCA- Një violinist shqiptar është arrestuar në Fancë, pasi është kapur me 38.3 kg kokainë dh...
Aktualitet
15 August 2026, 11:28
G.M
Qafë-Botë
KAKAVIJË- Fluks i lartë udhëtarësh është shënuar gjatë kësaj fundjave në pikat k...
Aktualitet
15 August 2026, 11:31
E.d
Policia e Dibrës
DIBRA- Një konflikt i rëndë familjar, i cili ka përfunduar në përdorimin e armëve të zjarrit ...