25 June 2024, 11:21
Nga S.B
pamje nga ngjarja
VLORË- Shpëtohen nga Policia Kufitare e Vlorës dhe Delta Force dy persona në afërsi të Karaburunit. Mësohet se skafi i tyre kishte pësuar një defekt në mes të detit duke u rrezikuar nga dallgët.
Pas verifikimeve bëhet me dije së është gjobitur me 10,000 lekë pronari i skafit pasi nuk dispononte dokumentet e duhura. Dy personat e mbetur në det u dërguan në breg të sigurtë.
Njoftimi i Policisë:
Policia Kufitare e Vlorës dhe Delta Force i dhanë ndihmë 2 shtetasve që kishin mbetur në det pasi e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues skaf që kishte pësuar defekt.
Pas dhënies ndihmë, nga verifikimi i kryer rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues skaf nuk dispononte dokumentacionin e duhur në bordin e mjetit, ndaj për këtë shkelje u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë.
Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë mori njoftim se një mjet lundrues skaf, me 2 shtetas në bord, kishte pësuar defekt, dhe shtetasit po rrezikoheshin prej dallgëve. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare të cilat iu shkuan në ndihmë 2 shtetasve të cilët ndodheshin 3 milje përballë gjirit të Bristanit, Karaburun.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar me mjetet e Policisë Kufitare, mjetin lundrues skaf, së bashku me shtetasit në bord, në SPK Triport. Nga verifikimet e kryera rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues nuk dispononte dokumentacionin e duhur në bordin e mjetit, prandaj ai u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë. Gjithashtu, nga Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT u ushtrua kontroll në bord, por nuk u gjetën sende të kundërligjshme.
Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.
karaburun skaf
Aktualitet
25 June 2024, 11:07
E. D
foto ilustruese
TROPOJË- Një turiste franceze ka humbur rrugën gjatë natës teksa eksploronte Majën e Jezercës. Por ...
Aktualitet
25 June 2024, 10:49
E. D
pamje nga vendngjarja
FRANCË- Një shqiptar është dënuar me katër vite burg dhe ndalim në territorin francez për 10 ...
Aktualitet
25 June 2024, 10:38
M.B
Foto ilustruese
LUSHNJE- Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor “Çerm&eu...
Aktualitet
25 June 2024, 10:28
S.B
pamje nga ngjarja
CËRRIK- Arrestohet një 45-vjeçar dhe babai i tij në Cërrik. Mësohet se 45-vjeçari Vathi Kullo...
Aktualitet
25 June 2024, 10:15
M.B
Foto ilustruese
TIRANA-Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skenën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe sp...
Aktualitet
25 June 2024, 09:49
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Është finalizuar operacionin policor “Kobalti”. Gjykata e Tiranës ka caktuar 7 masa arrest shtepie...
Aktualitet
25 June 2024, 09:34
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata e Tiranës ka caktuar 7 masa "arrest shtëpie" dhe "detyrim paraqitje" për mjekë të Spitalit On...
Aktualitet
25 June 2024, 08:41
M.B
Viktima dhe autori
LEZHA- Kristjan Cenaj i akuzuar për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Kurbin, rrezikon dë...
Aktualitet
25 June 2024, 07:19
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme përgjatë Ultësirës Perëndimore e bregdet pritet të jetë kryesisht i kthj...
Aktualitet
24 June 2024, 22:49
r.ll
porti i sarandes
SARANDË- Ka ndërruar jetë një polumbar pas shpërthimit në portin e Sarandës. Një njoftimin e polic...