6 August 2026, 09:51
Nga D.S
foto ilustruese
TIRANA- Situata me zjarret vijon të jetë problematike, ndërsa Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive. Përmes një njoftimi, ajo ka bërë me dije se në operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre janë angazhuar 631 forca operacionale, 64 automjete zjarrfikëse, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.
Në Mallakastër janë evakuuar përkohësisht katër familje për arsye sigurie, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara në vatrat e tjera aktive. Nga zjarret janë prekur rreth 34.5 hektarë me barishte, shkurre, pisha dhe pyll të përzier.
Njoftimi i Agjencia Kombëtare të Mbrojtjes Civile:
Situata e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive. Në operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre janë angazhuar 631 forca operacionale, 64 automjete zjarrfikëse, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.
Puna vijon në zonën e Dajtit, në Mallakastër dhe në qarkun Elbasan, ku situata paraqitet nën kontroll ose drejt izolimit. Në Mallakastër janë evakuuar përkohësisht katër familje për arsye sigurie, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara në vatrat e tjera aktive.
Ndërkohë, vatrat në Kostren (Berat), Pocest (Dibër) dhe në zonën Stegopull–Selckë e Levenishtë (Gjirokastër) janë shuar dhe mbahen në monitorim. Nga zjarret janë prekur rreth 34.5 hektarë me barishte, shkurre, pisha dhe pyll të përzier.
Për ditën e sotme parashikohet nivel i lartë rreziku për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Gjirokastër. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon koordinimin e operacioneve dhe monitorimin e situatës në të gjithë vendin./Dosja.al
zjarre policia zjarrfikese
Aktualitet
6 August 2026, 09:37
E. D
pamjet
ELBASAN- Vatra e zjarrit në qarkun e Elbasanit, vijon të mbetet ende aktive në qarkun e Elbasanit. Konkretisht, dy vatrat ...
Aktualitet
6 August 2026, 08:51
D.S
DIVJAKË— Banorët e Divjakës janë ngritur sërish në protestën e gjashtë radhazi, duke shprehur kundërshtimin...
Aktualitet
6 August 2026, 08:43
E. D
TIRANË- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 68-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se...
Aktualitet
6 August 2026, 08:38
E. D
foto ilustruese
SHBA- Një “El Niño” i fuqishëm mund të godasë planetin deri në fund të vitit, duke sjell&e...
Aktualitet
6 August 2026, 08:23
D.S
KOSOVË- Ekspozita Ndërkombëtare EXPO, Kisha Ortodokse Serbe (KOS), autostrada në entitetin e Bosnje e Hercegovinës, Republika Së...
Aktualitet
6 August 2026, 08:03
E. D
TIRANË- SHBA ka ekstraduar drejt Shqipërisë, Sokol Hoxhën, vrasësin e trefishtë i cili për 30 vite ishte në arrati. Ho...
Aktualitet
6 August 2026, 07:51
E. D
MALLAKASTËR- Vatra e zjarrit në masivin pyjor të Lofkendit në Mallakastër vijon të jetë ende aktive, duke shkrumbuar p...
Aktualitet
6 August 2026, 07:18
D.S
TIRANË- Një hartë e publikuar mbi zonat e braktisura nga 2011 në 2023, në kuadër të propozimeve të reformës ...
Aktualitet
6 August 2026, 07:18
E. D
TIRANË- Francezët po forcojnë pozicionin si tregu kryesor i huaj për qiratë ditore në Shqipëri, ndërsa vizitorët ...
Aktualitet
6 August 2026, 07:15
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri deri në qershor 2026 rezultojnë se janë të regjistruar gati 40 mijë shteta...