Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
ME FOTO/ Shkatërrohet Mozaiku i Tiranës, zona kthehet në kantier ndëtimi, kush po bën lokal?
Sipas Lolitës, aty po bëhet një lokal, por nuk dihet ende se kush dhe se si janë zhvilluar këto procedura.
2 March 2023, 08:20Nga F.M
Mozaiku i Tiranës
TIRANË- Mozaiku i Tiranës do të kthehet në biznes. Në disa foto të publikuara nga faqja ‘Lolita’ në Facebook, shihet se si mozaikët janë hequr nga vendi i tyre dhe janë mbështetur anash mureve, ndërsa zona është kthyer në një kantier ndërtimit. Sipas Lolitës, aty po bëhet një lokal, por nuk dihet ende se kush dhe se si janë zhvilluar këto procedura.
Postimi:
E ka pyetur njeri veten se ca po behet te mozaiku? Betonin e shtruan aty ku duhet te germohej dhe cdo gje ndodhi nen pretekstin e restaurimit. Kujt i ka ikur tenderi? Kush do e beje lokalin aty? Ose ose, sa do jete metri katror? Kalova para dy ditesh dhe nuk dija ca te ndjeja/mendoja. I kishin shqitur mozaiket nga toka dhe i kishin mbeshtetur anash murit, si derrasa marangozi. Kur sllavo maqedonet bejne te njejten gje, indinjohemi dhe me te drejte. Kur na e bejne keta tanet, nuk kemi guxim as te flasim.