11 January 2025, 18:11
Nga E. D
Kevin Hajrulla
VLORË- Kevin Hajrulla i cili shpëtoi nga atentati në Vlorë ka mohuar të ketë njohur ekzekutorët, por thekson se ka ndjerë erën e barutit kur u qëllua në momentin që u ngjit në makinë dhe pastaj ra pa ndjenja. Hajrulla i cili është përmirësuar nga gjendja shëndetësore pretendon se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe se për një kohë të gjatë ka punuar në call center.
I pyetur për marrëdhëniet me kushëririn e tij Inez Hajrulla, i cili është në përplasje të forta me grupin e Bernand Sinomatit ai ka shpjeguar se me të është takuar shumë rrallë.
“Nuk shoqërohem me Inezin. Ndodh që takohemi në raste familjare”, ka rrëfyer i plagosuri.
Gjithashtu policia ka dyshime të forta se Kevin Hajrulla është tentuar të eleminohet për shkak të përplasjeve që kushëriri i tij Inez Hajrulla ka me grupet kriminale, edhe pse i plagosuri rezulton pa rekorde. Aktualisht Hajrulla ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar pasi ka bërë 3 ndërhyrje kirurgjikale. Hajrulla deri më tani nuk është pyetur nga grupi hetimor, për shkak se sipas sustemit TIMS ai rezulton se është jashtë vendit.
Grupi i Inez Hajrullës është në përplasje me disa grupe të tjera. Konfliktin me të fortë e ka me Bernard Sinomatin, nipi i të cilit Gëzim Sinomati u ekzekutua dhjetorin e 2023 me snajper në distancë. Vrasja e Gëzim Sinomatit, djalit të Sokol Sinomatit i njohur si Buzëderri, ende nuk është zbardhur. Ndërkohë pas atentatit të Vlorës, ku mbeti i plagosur Kevin Hajrulla dhe një person tjetër, në Tiranë u tentua ekzekutimi i Bernard Sinomatit.
kevin hajrulla inez hajrulla
Aktualitet
11 January 2025, 18:03
E. D
pamje nga aksidenti
KORÇË- Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Ersekë në afë...
Aktualitet
11 January 2025, 17:45
I.A
Foto Ilustruese
ANGLI- Një tjetër i kërkuar shqiptar nga SPAK dhe Policia e Shtetit për vrasje të mbetur në tentativë &...
Aktualitet
11 January 2025, 14:29
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën me dije se bazuar në raportimet nga IGJEO dhe Shërbimi Meteorolo...
Aktualitet
11 January 2025, 13:12
Dosja.al
delina fico, altin basha
TIRANË- Ministria e Kultures vendosi ta lirojë nga detyra Altin Bashën, por Delina Fico, ish-bashkëshortja e n...
Aktualitet
11 January 2025, 13:07
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 40-vjeçar është arrestuar në Vorë pasi drejtonte automjetin nën efektin e lë...
Aktualitet
11 January 2025, 12:34
r.ll
ilirjan celibashi
TIRANË- Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve do të kenë mundësi për herë...
Aktualitet
11 January 2025, 12:24
r.ll
pamje nga protesta
TIRANË- Shtatë persona janë proceduar penalisht për shkak të protestës së organizuar nga Partia Demok...
Aktualitet
11 January 2025, 12:04
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve do të kenë mundësi për her&eu...
Aktualitet
11 January 2025, 11:57
r.ll
policia e tiranes
TIRANË- Gjashtë persona janë arrestuar në kryeqytet për vepra të ndryshme penale. Tre prej tyre akuzohen se...
Aktualitet
11 January 2025, 11:40
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Dy persona kanë përfunduar në spital, pas një konflikti në rrugën "Ndre Mjeda" në kryeqytet...