27 November 2023, 15:14
Nga I.A
Mielli i bllokuar
FIER- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 52 ton miell në Fier. Me anë të një postimi në Facebook, AKU njofton se magazina ku ruhej mielli, ishte jashtë çdo standarti të mundshëm. Po ashtu theksohet se mielli në paketime u gjet me insekte si dhe i mykur. Po ashtu AKU ka gjobitur me 7 milion lekë kompaninë Diamond, që kishte në pronësi magazinën dhe miellin e mykur.
Njoftimi i AKU-së:
AKU bllokon 52 ton miell të magazinuara jashtë kushteve të sigurisë ushqimore. Trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Fier, kanë ushtruar kontroll në një magazinë ushqimore që ka si aktivitet ruajtje shpërndarje në temperaturë ambienti, të produkteve miell, makarona etj, pas një denoncimi të ardhur nga mediat. Gjatë ushtrimit të kontrollit trupat inspektuese konstatuan se subjekti nuk plotësonte kushtet e përgjithshme higjieno-sanitare, produktet ushqimore ruheshin jashtë kushteve të përshtatshme higjieno-sanitare, në ambientet e magazinimit u gjendën brejtës dhe shpendë.
Subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe kishte mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë. Për këto shkelje të konstatuara, trupa inspektuese sipas legjislacionit në fuqi, vendosi menjëherë masën e ndërprerjes së aktivitetit, u bë bllokimi i 52 ton produkte ushqimore me destinacion asgjësimin, si dhe u vendosën masat administrative me gjobë në vlerën e 700,000 lekëve. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorët, që do të vijojë pandërprerë kontrollet në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore. AKU gjithashtu falënderon mediat për denoncimin e rasteve të tilla dhe fton çdo qytetar të bashkëpunojnë duke denoncuar, pasi siguria ushqimore është çështje e të gjithëve.
aku diamond
Aktualitet
27 November 2023, 14:47
r.ll
angjelo avdiu
GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Dhiaspora të zonës së Ki...
Aktualitet
27 November 2023, 14:22
r.ll
pamje nga komuna e presheves
PRESHEVË- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, tha më herët se në godinën ...
Aktualitet
27 November 2023, 14:08
A.B
Pëllumb Gjoka
TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi sekuestron e pronave të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i arrestuar pjes&...
Aktualitet
27 November 2023, 13:47
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane i kanë sekuestruar një shqiptari, pasuri me vlerë 600 mijë euro që vinte nga aktivitet...
Aktualitet
27 November 2023, 13:39
A.B
Autori
TIRANË- Detaje të reja në lidhje me dosjen e Marash Gjoklajn, i cili u arrestua pasi tentoi të abuzonte seksualisht me një ...
Aktualitet
27 November 2023, 13:20
r.ll
foto ilustruese
VLORË-Një 76-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë në qytetin e Vlorës.
Sipas in...
Aktualitet
27 November 2023, 13:08
A.B
Sokol Sadushi
TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, mbajti një fjalim në 25-vjetorin e Kushtetutës. Duke f...
Aktualitet
27 November 2023, 13:08
A.B
Policia
TIRANË- Policia ka proceduar penalisht shtetasen S. P., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe 3 të mitur të moshave 1...
Aktualitet
27 November 2023, 12:08
A.B
Marash Gjoklaj
TIRANË- Lihet në burg Marash Gjoklaj, i riu që akuzohet për ngacmim seksual dhe kanosje.
I riu që në rrethana...
Aktualitet
27 November 2023, 11:25
r.ll
foto ilustruese
KUKËS- Adoleshentët në një nga zonat më të privuara të Shqipërisë nuk kanë hequr dorë...