LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më rrahën 20 minuta”/ Qytetari akuzon policinë: Autorët u liruan pa dalë unë nga spitali! OPGJ: Unë të heq vizën

Ngjarja e zbuluar në Fiks Fare në datën 10 tetor 2023, ndërkohë që prokuroria e Elbasanit ka filluar procedimin penal vetëm më 30 tetor. Pra, 20 ditë pas ngjarjes! Jo vetëm kaq, por autorët nuk kanë dalë fare para gjykatës dhe se organet e drejtësisë nuk pritën asnjë raport mjeko-ligjor.

7 December 2023, 22:23 Nga h.k
“Më rrahën 20 minuta”/ Qytetari akuzon policinë:
Fiks Fare

ELBASAN-Një i ri nga Elbasani denoncoi se e kanë qëlluar për 20 minuta me radhë në një lokal, por policia i liroi dy autorët pa dalë ai nga spitali.

Ngjarja e zbuluar në Fiks Fare në datën 10 tetor 2023, ndërkohë që prokuroria e Elbasanit ka filluar procedimin penal vetëm më 30 tetor. Pra, 20 ditë pas ngjarjes! Jo vetëm kaq, por autorët nuk kanë dalë fare para gjykatës dhe se organet e drejtësisë nuk pritën asnjë raport mjeko-ligjor.

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua Ilia Tahiri, i cili tha se është qëlluar nga dy persona për minuta me radhë në një lokal pranë një karburanti në Elbasan, në kilometrin e parë të rrugës Elbasan – Librazhd. “Shkova brenda për të marrë kafe dhe ujë. Aty më thërret dikush ‘djali vjen një sekondë’. Nuk e njihja personin. Më godasin, më thyejnë dhëmbët, brinjët. Më marrin varësen dhe gjithçka që unë kisha. Më godinën mbi 20 minuta. Ngjarja ka ndodhur në datën 10 tetor”, tha denoncuesi.

Ai shpjegon se para se ta qëllonin nuk ka debatuar, vetëm e thirrën me një emër tjetër. “Pasi i thashë jo, më goditën me grushte dhe shkelma. Dikush më goditi nga mbrapa. Më thyen dhëmbë. Në lokal kishte persona të tjerë. Asnjëri nuk ndërhyri. Ata s’janë nga e njëjta zonë. As i kam parë dhe as më kanë parë”, tregon ai.

Pas ngjarje, ka lajmëruar policinë dhe më pas e ka shoqëruar patrulla për në spital. “Unë kisha thyerje brinjësh. Çarje në sy, dhëmbët copa. Totalisht i mbaruar. Me gjak. Mbasi kam dalë nga spitali më thotë shefi i policisë që këta autorët janë liruar se janë me të meta mendore. 48 orë i mbajmë brenda. Ata i ka liruar policia. S’ka shkuar çështja në prokurori”, pohon Ilia.

Ai shpjegon se oficeri i policisë i ka thënë familjarëve që t’i falin autorët.

“Më tha fali këta persona të të paguajnë dëmin që të kanë bërë. Më tha edhe këtë tjetrën që t’i rrihja në sytë e tu ose të vëllezërve”, thotë denoncuesi, i cili shton se nuk e ka pranuar këtë ofertë. “I thashë që çështja do të shkojë në prokurori. Mua më ofruan 1 milionë lekë të vjetra. Këtë shumë do t’ma jepnin personat. Më tha hajde të të çoj te puna e atij. I thashë nëse është me të meta mendore ai s’punonte. Oficeri e dinte edhe vendndodhjen e punës. Unë dua vetëm drejtësi, këta po fshehin ngjarjen”, pohon Ilia.

Pas ankesës, ai shkon të takojë oficerin Asllan Çekrezi që është marrë me këtë çështje. OPGj i tregon se nuk e di nëse kanë apo jo kartelë autorët. Ai thotë se nuk mund të bëjë më ballafaqimin, pasi ka folur me të vëllanë e denoncuesit. Për ngjarjen thotë duhet ta përcaktojë mjeku ligjor. Në lidhje me shpërblimin, OPGJ i thotë se duhet me avokatë dhe me ndërmjetës.

“Ata s’i nxora unë, po vepra penale e tyre është plagosje e lehtë në bashkëpunim. Unë mbaj përgjegjësi për veprën penale”, thotë OPGJ. Qytetari e pyet nëse i ka kapur, ndërsa ai i përgjigjet se po. Nuk është në dorën time, por është në ‘dorën’ e ligjit’ i përgjigjet ai, teksa i thotë se ka folur me prokurorin ditën e ngjarjes dhe prokurori ka vendosur që të mos arrestojë autorët. Në fund, oficeri i thotë se “s’kam më punë me ty, të kam hequr vizën dhe ik interesohu në prokurori”.

Biseda, mes denoncuesit dhe oficerit të policisë Asllan Çekrezi, është bërë në datën 16 tetor 2023. Ai i tha se s’ka më punë me këtë oficer, ndërsa i bëri me dije se materialet janë dërguar në prokurorinë e Elbasanit.

“Fiks Fare” u interesua në këtë organ akuze, duke e pyetur se kush i la të lirë autorët dhe përse nuk dolën në gjykatë. Në përgjigje, prokuroria thotë se materialet kanë ardhur nga Policia e Elbasanit. Por, pa shkruar datën se kur kanë shkuar. Më tej pohon se është regjistruar procedimi penal me numër 1266 në datën 30 tetor 2023.

Pra, plot 20 ditë pas ngjarjes! Akuza ndaj autorëve është plagosje e lehtë në bashkëpunim, ndërsa shkruan se procedimi penal është regjistruar pasi i dëmtuari Ilia Tahiri ka bërë ankim për ngjarjen. Ndërkohë, i dëmtuari ka takuar disa ditë pas ngjarjes oficerin e çështjes dhe ai i ka thënë se çështja është në prokurori. OPGj-ja i ka dërguar materialet në prokurori vetëm pas insistimit të të dëmtuarit! Në fund, pa dhënë detaje të tjera, prokuroria shkruan se autorët nuk janë arrestuar, por janë proceduar në gjendje të lirë. Fiks Fare kontaktoi edhe OPGj-në Asllan Çekrezi, duke e pyetur për ngjarjen e datës 10 tetor. Ai nuk pranoi të japë informacione, duke u mjaftuar se “është sekret hetimor”.

*************

Bisedë me OPGj-në, Asllan Çekrezi!

Denoncuesi – Çfarë bërë mirë, ça bëre …
Oficeri – Po, po janë çuar materialet atje.
Denoncuesi – Ti i ke takuar më ata?
Oficeri – Jo, s’i takoj më unë ata.
Denoncuesi – Mua më duhet një letër nga ti që ata janë me të meta mendore.
Oficeri – Të duhet letër?!
Denoncuesi – Po.
Oficeri – Me të meta mendore ata?!
Denoncuesi – A më the kështu?
Oficeri – Është një problem ligjor, njëri ai i shëndoshi. Nuk më lejohet ta jap, sepse nuk e di a ka kartelë apo jo.
Denoncuesi – Nëse s’më jep policë unë s’vete ti takoj.
Oficeri – Po pra po, po si procedurë s’i takon policisë ta bëj ballafaqimin.
Denoncuesi – Pa dalë unë nga spitali, ata dolën nga burgu?
Oficeri – Nuk quhet burg sepse, në burg …
Denoncuesi – Pse …
Oficeri – Edhe njëherë, pse je kaq kështu, se edhe ata ditë i tensionuar.
Denoncuesi – Kam humb gjak prandaj.
Oficeri – Se edhe atë ditë shumë pyetje, a ti thamë të drejtë ato që kemi komunikuar me vëllanë. A ti sqarova gjërat?
Denoncuesi – Mi ke sqaruar po këto dua unë nga ana jote.
Oficeri – Ça?
Denoncuesi – Dua një letër që ata janë …
Oficeri – Nuk më lejohet!
Denoncuesi – Nuk të lejohet, në rregull.
Oficeri – Sepse të marrësh një letër sepse s’kanë mjek-ligjor ata se ky është me… Nuk e di ça do ti nga mua? Vepra penale që kanë ata është plagosje e lehtë në bashkëpunim. Në momentet e para …
Denoncuesi – Plagosje e lehtë të duket, brinjë të thyera, dhëmbë të thyera, mua më marrin varësen. Me gjak me të gjitha.
Oficeri – Do mbajnë përgjegjësi për veprat penale që kanë bërë.
Nëna e denoncuesit – Kur, se ata s’janë në burg?
Oficeri – Unë kam gjej njërin, gjej autorin, mbajnë përgjegjësi ligjore për veprën penale.
Denoncuesi – I kapët ju?
Oficeri – Po.
Denoncuesi – Pse i lejove të dalin?
Oficeri – Po të them se ta kam shpjeguar 3 herë, 20 herë sa duhet të ta shpjegoj. Nuk është në dorën time.

Në momentet e para flitet me prokurorin dhe prokurori nuk e arreston dot personin.

Denoncuesi – Atë ditë a më the ti a shkojmë të takojmë ata. Unë të thashë vetëm nëpërmjet policisë, vetëm nuk vete.
Oficeri – Ata paraqiten … do t’i çojmë në gjykatë. Unë e kam pasur si procedurë, dale t’ia shpjegoj mamasë… Unë zbatoj procedurën.
Denoncuesi – Unë ça të bëj pa ju. Unë nuk vete dot se unë qesh i mbaruar. Unë pa policinë nuk vete.
Oficeri – Ilia, dakord, dakord! E bëjmë këtë që thua ti për shembull të vemi ta takojmë atë të zotin.
Denoncuesi – Unë vete ta takoj me ju …
Oficeri – Nuk është procedurë. Të takoj me personin ty. Të kam thënë të takojmë personin po ça do të zgjidhësh. Unë po them nuk jam organ që të them jepi lekët këtij se e ke plagosur. Unë të mora këtu për të sqaruar disa gjëra. Nuk kam më të drejtë të takoj fare. Unë i ndërpres marrëdhëniet me ty. E kupton nuk dua të takoj fare. Nuk kam pse të jap shpjegime ty. Unë të vë vizën këtu dhe s’ke më kontakte dhe shko në prokurori se letrat i ke në prokurori./Mare nga Top Channel

investim ne elbasan

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...