2 September 2024, 12:04
Nga Elton Qyno
Andrea Kalemi
FIER- Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur të mbyllë në burg Andrea Kalemin, një nga personazhet kryesorë të grupit familjar “Kalemi” në Memaliaj, i cili u arrestua 1 javë më parë për akuzën e “Mbajtjes pa leje të një automatiku dhe pistolete”. Bashkë me të në burg ka mbetur dhe Jetmir Kalemi, ndaj të cilit prokuroria ngriti akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit”, pasi mbante në banesë personin e shpallur në kërkim Andrew Bode.
Në dosjen hetimore thuhet se Andrea Kalemi në momentin e sulmit me armë ku mbeti i vrarë babai i tij, Shyqo Kalemi, kamarieri Gledio Muka, klienti Marsel Çela dhe u plagos xhaxhai i tij, Artur Kalemi, ndodhej në dyqanin e tij. Pas kësaj ngjarje të rëndë ai ka shkuar në vendin e krimit, duke u përpjekur të japë ndihmën e parë.
Gazetari Elton Qyno thekson se në seancën gjyqësore Andrea Kalemi ka deklaruar se prezenca e tij në burg, i rrezikon jetën. Pas caktimit të masës së sigurisë “arrest në burg”, Andrea dhe Jetmir Kalemi janë transferuar në paraburgimin e Fierit, duke u vendosur në një regjim të sigurt.
Andrea Kalemi, i ka shpëtuar dy herë sulmit me armë fillimisht në një plazh në Greqi dhe më pas në një burg të sigurisë së lartë në Greqi. Përplasja e kësaj familje është me atë të familjes së Edmond Papa, i cili mbeti i vrarë në Tiranë. Zanafilla e sherrit ka nisur fillimisht për 100 kg hashash që Edmond Papa nuk ja pagoi Aleksandër Sadikajt në Memaliaj. Mes dy miqve ka ndodhur një kontradiktë për punën e pagesës së kësaj sasie droge, duke çuar në ndezjen e konfliktit me vrasjen e Aleksandër Sadikaj me tritol në makinë, shpërthim i cili ndodhi në afërsi të Lundrës.
andrea kalemi andrew bode artur kalemi
Aktualitet
2 September 2024, 11:29
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KORÇA- Drejtuesi i një automjeti i cili pësoi infark kardiak dhe u përfshi në një aksident r...
Aktualitet
2 September 2024, 11:21
I.A
Avokati i Belerit
FIER- Avokati i Fredi Belerit, Geni Gjyzari ka deklaruar se me vendimin e sotëm, Gjykata e Fierit është treguar e pav...
Aktualitet
2 September 2024, 10:54
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Një 33-vjeçare është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se Eranda Sina ...
Aktualitet
2 September 2024, 10:53
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Tre persona janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se shantazhonin me anë të kanosjes për dhënie...
Aktualitet
2 September 2024, 10:35
M.B
Foto ilustruese
KORÇA- Një aksident ka ndodhur në Bulevardin Republika të Korçës, nga ku raportohet se një drej...
Aktualitet
2 September 2024, 10:24
S.B
foto ilustruese
TROPOJË- Një 37-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tropojë. Mësohet se A.P 37 vje&...
Aktualitet
2 September 2024, 10:21
M.B
Foto ilustruese
BULQIZA- 31-vjeçari Gerhard Lala është arrestuar në Buqizë pasi kishte shkelur masën e sigurisë &...
Aktualitet
2 September 2024, 09:50
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, në 24 orët e fundit në...
Aktualitet
2 September 2024, 09:34
M.B
Foto ilustruese
MALIQ- Një 42-vjeçar është arrestuar për dhunë në familje në Maliq të Korçë...
Aktualitet
2 September 2024, 09:28
Foto ilustruese
GREQIA- Një 54-vjeçare shqiptare është arrestuar pasi i vuri flakën dy automjeteve në Linoperamata n&e...