16 December 2022, 11:23
Nga a.l
arrestimi i Besnik Pjetrit
LEZHË- Besnik Pjetri 49- vjeç është vënë sot në pranga nga policia e Lezhës pasi dyshohet si autor për vrasjen e dyfishtë të ish-vjehrrit Pjetër Perjaku dhe ish-kunatin Gentian Perjaku, ngjarje e ndodhur disa muaj më parë, më konkretisht më 29 gusht. Arrestimi i autorit të dyshuar për krimin e dyfishtë është bërë nga forcat speciale RENEA, në kuadër të operacionit të koduar 'Fundi i arratisë'. Policia ka publikuar edhe momentin e arrestimit. Sipas njoftimit nga policia, gjatë kohës që ishte në arrati dhe kërkohej nga policia, Pjetri është fshehur në një banesë të braktisur në Kaçinar, Mirditë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i ka caktuar 49-vjeçarit, në mungesë, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi nga veprimet hetimore, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, 49-vjeçari, më datë 29 gusht për shkak të një konflikti me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, ka vrarë me armë zjarri babë e bir Pjetër Perjaku dhe Gentian Perjaku.
NJOFTIMI I POLICISË:
Si ndodhi ngjarja?
Krimi i rëndë ndodhi rreth mesnatës të së hënës më datë 29 gusht pranë banesës së viktimave, ku 45-vjeçari priste që ata të ktheheshin në shtëpi. Babë e bir ishin kthyer të hënën nga Italia ku jetonin prej shumë vitesh, pasi kishin pasur një dasmë në vendlindje, te disa të afërm. Ish-dhëndri i ka ndjekur lëvizjet e objektivave të tyre dhe sapo janë kthyer në banesë është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash. Shkak që Besnik Pjetri të vriste ish-vjehrrin dhe ish-kunatin ishin bërë sherret e vazhdueshme që kishte me ish-bashkëshorten dhe familjen e saj. Ai kishte 2 vajza me ish-bashkëshorten me të cilën kishte 6 vite që ishte divorcuar./ Dosja.al
bensik pjetri gentian perjaku
Aktualitet
16 December 2022, 11:21
f.g
Marjeta Karaj
TIRANE- Një ditë pas zbardhjes së vrasjes së Menduh Kurt-Dedës, një krim në bashkëpunim mes Marjeta K...
Aktualitet
16 December 2022, 11:16
a.l
Marshimi
TIRANË- Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para ambasadës serbe në Tiranë, duke protestuar në lidhje me ...
Aktualitet
16 December 2022, 11:08
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Kandidati për kreun e ri të SPAK, Adanan Xholi gjatë prezantimit të platformës për të marr&...
Aktualitet
16 December 2022, 11:07
k.m.
Foto ilustruese
LEZHË- 4 muaj i ka zgjatur arratia Besnik Pjetrit. Policia e Lezhës në bashkëpunim me forcat speciale RENEA ka bër...
Aktualitet
16 December 2022, 10:51
A.B
Gara ne KLP
TIRANË- Ditën e sotme, kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi iu është përgjigjur pyetjeve të anë...
Aktualitet
16 December 2022, 10:48
f.g
Adnan Xholi
TIRANE- Kandidati për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Adnan Xholi deklaroi sot para trup&eum...
Aktualitet
16 December 2022, 10:41
A.B
Adnan Xholi
TIRANË- Kandidati në garë për postin drejtues në SPAK, Adnan Xholi deklaroi para KLP-së se nuk mund të ...
Aktualitet
16 December 2022, 10:43
a.l
AKSIDENT
LEZHË- Një aksident rrugor është shënuar në aksin Lezhë-Shëngjin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pran&...
Aktualitet
16 December 2022, 10:41
A.B
Adnan Xholi
TIRANË- Adnan Xholi, kandidati për kreun e SPAK bëri një rezyme të të gjitha detyrave që ka pasur përgj...
Aktualitet
16 December 2022, 10:45
k.m.
Adnan Xholi
TIRANË- Adnan Xholi, kandidati për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dh...