LIVE UPDATES
Aktualitet

Metani në SHBA, delegacioni vizitë në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara

Vizita e realizuar me mbështetjen e Qendrës Open Gov Hub Albania, përfshiu një program të gjerë me takime zyrtare, sesione trajnimi dhe shkëmbime profesionale me institucione të drejtësisë, institucione publike amerikane, organizata të shoqërisë civile dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar.

5 October 2026, 14:52 Nga I.A
Metani në SHBA, delegacioni vizitë në Gjykatën Supreme
Artur Metani dhe Amy Carnie

SHBA- Një delegacion i Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), i përbërë nga inspektorë magjistratë dhe jomagjistratë dhe i kryesuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, zhvilloi një vizitë pune në Uashington, D.C., në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe krijimit të kanaleve të qëndrueshme të bashkëpunimit profesional.

Vizita e realizuar me mbështetjen e Qendrës Open Gov Hub Albania, përfshiu një program të gjerë me takime zyrtare, sesione trajnimi dhe shkëmbime profesionale me institucione të drejtësisë, institucione publike amerikane, organizata të shoqërisë civile dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar.

Në kuadër të vizitës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, u prit në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Amy Carnie, Drejtore e Zyrës për Evropën Perëndimore dhe Qendrore, pranë Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Gjatë takimit,  Metani e njohu  Carnie me misionin, rolin dhe veprimtarinë e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe me kontributin e institucionit në forcimin e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Metani shprehu mirënjohjen për vlerësimin e znj. Carnie ndaj punës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe për rëndësinë që i kushtohet forcimit të llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë në sistemin shqiptar të drejtësisë.

Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes për avancimin e shtetit të së drejtës, forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe konsolidimin e mëtejshëm të parimeve të llogaridhënies, përgjegjshmërisë dhe integritetit institucional në Shqipëri.

Në Gjykatën e Lartë të Distriktit të Kolumbias, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe delegacioni që e shoqëronte u pritën nga gjyqtarja Rainey R. Brandt dhe, më pas, nga gjyqtarët Robert Okun dhe Stephen H. Glickman. Gjatë takimeve, gjyqtarët ndanë përvojën e tyre profesionale, me fokus etikën gjyqësore dhe standardet e sjelljes profesionale, në cilësinë e anëtarëve të Komitetit Këshillimor për Sjelljen Gjyqësore.

Gjatë qëndrimit në Uashington, delegacioni i ILD-së zhvilloi gjithashtu takime pune me përfaqësues të Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara dhe të Bibliotekës së Kongresit, si dhe me drejtues dhe përfaqësues të Open Gov Hub dhe Fondacionit Obama.

Integriteti, llogaridhënia dhe forcimi i bashkëpunimit institucional ishin në fokus të takimeve me institucionet dhe organizatat amerikane. Diskutimet u përqendruan në çështje të rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë, ndër të tjera, pavarësinë dhe llogaridhënien gjyqësore, sistemet disiplinore për gjyqtarët dhe prokurorët, metodologjitë e inspektimit, etikën profesionale, integritetin institucional, transparencën, parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, transformimin digjital dhe forcimin e besimit të publikut te institucionet e drejtësisë.

Një pjesë e rëndësishme e programit iu kushtua shkëmbimit të përvojave mbi organizimin dhe funksionimin e mekanizmave të inspektimit dhe disiplinimit, si dhe praktikave që lidhen me etikën dhe përgjegjësinë profesionale të magjistratëve. Përmes këtyre takimeve, delegacioni i ILD-së pati mundësinë të njihej nga afër me modele dhe praktika institucionale amerikane, me synim identifikimin e përvojave me interes për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe për përmirësimin e procedurave dhe metodologjive të inspektimit.

Shkëmbimi i përvojave dhe praktikave krahasuese përbën një mundësi të rëndësishme për vijimin e forcimit të kapaciteteve institucionale dhe mbështetjen e përpjekjeve për përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve të transparencës, integritetit dhe llogaridhënies në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

amy carnie artur metani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin