LIVE UPDATES
Aktualitet

Metodat e trafikantëve për të bërë para shpejt, të moshuarit janë trendi i ri

Ditën që policia gjyqësore arrestoi në flagrancë tre anëtarë të një familjeje dhe një të katërt që ishte fqinji i tyre, deklaroi se në lokacionin ku u planizuan forcat policore, "ishin hapur parcela me rreshta në mënyrë të çrregullt, ku kanë konstatuar të mbjella bimë me ngjyrë jeshile të dyshuara si bimë narkotike e llojit kanabis sativa.

30 May 2022, 14:48 Nga DOSJA
Metodat e trafikantëve për të bërë para shpejt, të
Foto ilustruese


TIRANË- Kultivimi i kanabisit konsiderohet si shkatërrimtari më i madh i policisë dhe i inkriminimit të saj nga njëra anë dhe i rekrutimit të të rinjve dhe pleqve për të mbjellë hashash në male apo në shtëpi që i japin me qira. Por ndërsa kultivuesit e marrin përsipër rrezikun dhe shpesh zbulohen, policia, megjithë akuzat nuk e ka nisur ende pastrimin nga të dyshuarit brenda llojit të saj.

Megjithatë, një ish-ministër gjendet në burg, duke vuajtur dënimin dhe teksa jashtë burgut dhe në detyrë shumë të tjerë vazhdojnë të përfliten dhe të akuzohen nën zë për këtë periudhë që do të konsiderohet si më e errëta dhe me pasoja më afatgjata në policinë shqiptare. Si një ish-zyrtar në departamentin e Antiterrorit, një strukturë e mbështetur nga të huajt, menjëherë sapo mori detyrën e numrit një të policisë, Gledis Nano premtoi zero tolerancë ndaj hashashit.

Dhe këtë duket se po kërkon të arrijë kreu aktual i Policisë së Shtetit, jo vetëm duke mbështetur patrullimet nga ajri të misioneve italiane, por gjithashtu duke u shfaqur herë pas here me mesazhe direkte. Por ajo që thuhet nëpër korridoret e policisë, është se shumë oficerë në kohën e  ish-ministrit të Brendshëm Tahiri, vazhdojnë të bëjnë karrierë dhe të qëndrojnë në nivele drejtuese, që nga drejtorë, deri tek shefa komisariatesh, krimesh dhe sektorësh, pavarësisht lakimit të tyre si të dyshimtë.

Për këtë gjë, nuk ka asnjë koment dhe është një çështje që siç kuptohet është ende herët për ta prekur, jo vetëm Gledis Nano. Siç mëson Gazetasi.al, një oficer policie pranë Drejtorisë Vendore Shkodër, rrezikoi jetën gjatë patrullimeve në këmbë në zonën e Dukagjinit dhe konkretisht në zonën e fshatit Shosh.

“Gjatë kontrollit në terren, në kuadër të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, njëri nga policët e grupit të kontrollit, nënkomisar Rrok Frroku, 54 vjeç, si pasojë e terrenit mjaft të thepisur, është rrëzuar dhe ka rënë në humnerë. Për pasojë, efektivi ka marrë lëndime të shumta në trup".

Policia, e cila e mbajti sekret këtë ngjarje, pranon se mundi të realizojë nxjerrjen nga humnera të policit të dëmtuar pas 12 orëve përpjekje, por nuk shpjegohet se përse në këto zona të thepisura dërgohen policë në këmbë dhe jo me helikopter, ashtu sikurse pretendohet zyrtarisht se ndodh me misionet nga ajri.

“Nga pika fundore e rrugës që shkon automjeti, deri në vendin ku aktualisht ndodhet punonjësi i policisë i dëmtuar, është gjashtë orë me këmbë dhe një terren shumë i vështirë që e bën të pamundur transportimin me krahë të punonjësit të policisë”, - përmend më tej Policia e Shtetit për këtë ngjarje, duke pranuar vështirësinë e ndërhyrjes nga ajri, edhe kur aty rrezikohet jeta e një polici.

Por ekipe të shumta policore në të gjithë Shqipërinë, nga muaji prill dhe në shtator, prekin në këmbë male e vende të thepisura të zgjedhura nga kultivuesit, që tanimë nga zona jugore e vendit, e kthyer në një “hotspot tradicional", janë zhvendosur edhe në veri, veçanërisht në malësinë e Krujës, Dukagjin dhe Kukës.

Nga një monitorim i Gazetasi.al, për raportimin ditor të Policisë së Shtetit mbi operacionet policore të kryera në 24 orët e fundit, thuhet se janë arrestuar 15 persona dhe 84 janë proceduar në gjendje të lirë. 

“Në fushën e narkotikëve, - deklaron policia, - janë evidentuar tre raste, me një shtetas të arrestuar dhe tre të tjerë të ndaluar”.

Çmenduria e hashashit, mbillet edhe në vende vakëfi

Ditën që policia gjyqësore arrestoi në flagrancë tre anëtarë të një familjeje dhe një të katërt që ishte fqinji i tyre, deklaroi se në lokacionin ku u planizuan forcat policore, "ishin hapur parcela me rreshta në mënyrë të çrregullt, ku kanë konstatuar të mbjella bimë me ngjyrë jeshile të dyshuara si bimë narkotike e llojit kanabis sativa. Nga numërimi i tyre, ka rezultuar se janë mbjellë rreth 70 rrënjë, të cilat janë në lartësi rreth 30-40 cm”.

Operacioni anti-hashash në fshatin Golemas, Durrës që iu tregua Gazetasi.al, ekspozon se si një kultivues që e organizoi të gjithë këtë, mbolli drogë në një vend të mirë, i quajtur ndryshe vakëf, pa i pyetur pronarët. Madje ai i angazhoi pronarët, duke i bërë bashkë të katërt dhe duke iu premtuar se në fund do iu jepte para nëse e vadisnin atë. Dosja thotë se aksioni anti-hashash, u mbajt në vendin  “Përroi i Mëhallës”.

“Punoj roje në fshatin turistik Mondi i Rikës në Golem, Kavajë dhe aty njoha shtetasin V. H (në kërkim). Shkova për darkë tek V. dhe gjatë bisedës, më tha se kishin mbjellë ca bimë tek një tokë në grykë të përroit dhe të nesërmen do të shkonin t’i shikonin se ku i kishte mbjellë”.

Në dosje përmendet se si të nesërmen, ata udhëtuan me V. dhe I, duke shkuar tek vendi ku ata kishin mbjellë bimët, që sipas tij quhet vakëf dhe deklaron se ka parë që ata kishin mbjellë rreth 150 rrënjë hashash, ku 10 rrënjë, thotë se i kishin mbjellë në tokën e tij dhe 50 rrënjë në tokën e shtetasit E.K.

Ai iu ka thënë se aty ishte toka e tij dhe çfarë keni bërë sipas tij, ata e kanë qetësuar dhe i kanë mbushur mendjen që ai të merrej me vaditjen e bimëve dhe ashtu thotë se ka vepruar së bashku me babain e tij dhe vëllain, ku deklaron se kanë vaditur në 6 raste bimët.

Gjithashtu ai deklaron se ata i kanë premtuar se në fund të muajit do të merrte 150 mijë lekë të vjetra. Ai thotë se nga frika nuk e ka denoncuar këtë rast, pasi thotë mund t’i kërcënohej familja. Të njëjtën gjë thonë edhe vëllezërit që sipas tyre “Konti", u kishte mbjellë drogë në tokën e tyre dhe iu kishte mbushur mendjen se do i paguante.

Pleq pas të cilëve mbjellin të rinjtë

Zef Kola sot është 72 vjeç. Sipas ligjit, "nuk mund të vendoset arresti në burg ndaj një gruaje që është shtatzënë ose me fëmijë nën moshën 3 vjeç dhe që jeton me të, ndaj një personi që ndodhet në gjendje shëndetësore veçanërisht të rëndë ose që ka kaluar moshën shtatëdhjetë vjeç ose një personi toksikoman apo të alkoolizuar, për të cilin zbatohet një program terapeutik në një institucion të posaçëm”.

Pikërisht për shkak të moshës së madhe dhe siç u shprehën gjykatat, ai nuk mund të dërgohej nën arrest me burg , por duhej lënë në banesë.

Edhe pse në statusin e të moshuarit, u gjetën gati 600 rrënjë hashash. Ndonëse hetimet në Lezhë vazhdojnë ende nëse ishte apo jo i moshuari në gjendje që të kultivonte një sipërfaqe të tillë, fakti që bima narkotike u gjet në afërsi të stanit të tij, vendosi vetëm të moshuarin nën hetim. Por dyshohet se persona të tjerë përfituan ose shfrytëzuan moshën e tij.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka vendosur regjistrimin e procedimit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe regjistrimin e emrit të shtetasit Zef Kola, si person që i atribuohen këto vepra penale.

Aktet e hetimit tregojnë se kultivuesit po shfrytëzojnë edhe këtë hapësirë të ligjit për të shpëtuar nga përgjegjësia, siç edhe ndodhi me aksionin në vendin “Stani i Zekës”, fshati Kallmet i Vogël, Lezhë, ku u zbuluan dy parcelat në fjalë dhe për këtë gjendet nën hetim i moshuari.

“Pas kontrollit të banesës në dhomën e gjumit të të dyshuarit, poshtë jastëkut, është gjetur një qese plastmasi me material bimor në brendësi të saj në formë bohçeje me ngjyrë jeshile, me karakteristika e aromë si ato të lëndës narkotike me peshë 51,87 gr. Gjatë kontrollit në anën veriore të stanit mes dy kavaletave të barit, u gjenden dy thasë, njëri i zi dhe tjetri i bardhë me shirit portokalli. Në thasë u gjenden gota plastike në formë katrore dhe rrethore me ngjyrë të zezë dhe kafe, si ato që përdoren nga bujqit për të vendosur fidanë në kubikë. Në mesin e parcelës është gjetur një qese transparente e mbyllur, brenda së cilës ndodheshin materiale, si aksesorë plastik, që shërbejnë për vaditje me pika”, - përshkruan policia, që pavarësisht arrestimit të çastit, nuk i zbuloi dot personat e tjerë.

Marrë nga Gazetasi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin