29 June 2022, 13:35
Nga k.m.
Foto ilustruese
KUKËS- Një 46-vjeçar italian, i cili është identifikuar me inicialet S.P., është proceduar penalisht. Gjatë kontrollit në një makinë tip “BMW”, Policia Kufitare e Morinës gjeti dhe sekuestroi një sasi parash prej 12.400 eurosh dhe 1.850.600 lekësh të pa deklaruara. 46-vjeçari, banues në Tiranë u vu nën hetim për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi".
NJOFTIMI I PLOTË:
Si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, bazuar në analizën e riskut, goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 12.400 euro dhe 1.850.600 lekë, procedohet penalisht shtetasi italian që nuk i deklaroi në kufi.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “BMë”, me drejtues shtetasin italian S. P.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 12.400 euro dhe 1.850.600 lekë të rinj, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. P., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
morina policia e kukesit
Aktualitet
29 June 2022, 13:24
k.m.
Foto ilustruese
Me dhjetëra hektarë me misër në fshatin Sektor Seman, Fier, rrezikojnë të thahen. Shkak, sipas fermer&eu...
Aktualitet
29 June 2022, 13:22
k.m.
Foto ilustruese
KUKËS- Një mesazh në telefonin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësore në Shkod&...
Aktualitet
29 June 2022, 12:56
A.B
Ajas Sulejmani
TIRANË- Ajas Sulejmani është lënë i lirë nga Gjykata e Tiranës. Shoferi 39-vjeçar i cili përp...
Aktualitet
29 June 2022, 12:40
A.B
Ajas Sulejmani
TIRANË- Ajas Sulejmani është lënë i lirë. Personi i cili përplasi me mjetin e tij 'G-Class' çiftin...
Aktualitet
29 June 2022, 12:34
A.B
Thanas Beko
ELBASAN- Thanas Beko është arrestuar ditën e sotme në Elbasan. Pamjet nga aksioni i policisë janë ndarë nga ...
Aktualitet
29 June 2022, 12:34
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Një 80-vjeçar është gjetur i vdekur në breg të detit në lagjen nr. 1 Durrës rre...
Aktualitet
29 June 2022, 12:28
A.B
Policia e Lezhes
LEZHË- Pjetër Luka është arrestuar nga policia e Lezhës. Në vijim të operacionit “Tjetë...
Aktualitet
29 June 2022, 12:04
A.B
Maks Haxhia
TIRANË- Ditën e sotme doli në një konferencë Dhoma e Avokatisë në vend. Kreu i dhomës, Maks Haxhia fale...
Aktualitet
29 June 2022, 12:22
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga pezullimi i 7 zyrtarëve të Kadastrës së Tiranës për sh...
Aktualitet
29 June 2022, 12:04
A.B
Fatos Tushe
TIRANË- Gjyqi për ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe ka përfunduar. GJKKO ka vendosur të shpallë vendimin...