Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
SMS nga Posta Shqiptare për të tërhequr pakon/ Policia apel qytetarëve: Kujdes, janë mashtrime! Mos jepni të dhëna bankare
Me anë të një reagimi zyrtar, Policia bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes ndaj SMS të tilla, pasi kanë qëllim vjedhjen e të dhënave dhe përvetësimin e llogarive financiare.
6 April 2026, 15:31Nga E. D
TIRANË- Policia e Shtetit u ka bërë apel qytetarëve se po qarkullojnë mesazhe mashtruese, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga shërbimet postare për dorëzimin e paketave.
Me anë të një reagimi zyrtar, Policia bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes ndaj SMS të tilla, pasi kanë qëllim vjedhjen e të dhënave dhe përvetësimin e llogarive financiare. Policia thekson që qytetarët mos të japin të dhëna personale apo bankare.
Njoftimi:
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit informon qytetarët se po qarkullojnë mesazhe SMS mashtruese, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga shërbimet postare për dorëzimin e paketave.
Këto mesazhe përmbajnë lidhje (linke) të dyshimta dhe kërkojnë veprime urgjente nga qytetarët.
Qëllimi i tyre është:
* përvetësimi i të dhënave personale;
* vjedhja e të dhënave bankare;
* aksesi i paautorizuar në llogaritë financiare.
⚠️ Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike thekson se këto janë tentativa mashtrimi dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.
❗ Kujdes: • Mos klikoni në lidhje (linke) të dërguara nga numra të panjohur;
* Mos jepni të dhëna personale apo bankare;
* Mos ndiqni udhëzime që kërkojnë veprim urgjent pa i verifikuar.
✅ Rekomandime nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike:
* Fshini menjëherë mesazhe të tilla;
* Mos ndërveproni me përmbajtjen e tyre;
* Raportoni çdo rast të dyshimtë në kontaktet zyrtare.
???? Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike mbetet e angazhuar për identifikimin dhe goditjen e këtyre skemave mashtruese, si dhe për garantimin e sigurisë digjitale të qytetarëve./Dosja.al