13 January 2026, 09:13
Nga D.S
Korçë
KORÇË- Pas reshjeve të shiut, ekipet e punës në bashkëpunim me Bashkinë Maliq dhe Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit po punojnë për mbylljen e çarjes e argjinaturës së lumit Devoll.
Në një njoftimin zyrtar, prefektura e qarkut Korçë bëhet me dije se, segmentet rrugore janë të kalueshme, përveç aksit Maliq-Kufi Gramsh ku problematikë mbeten aluvionet në formë balte që vijnë nga skarpatat, kryesisht në zonën e Lozhanit. Gjithashtu prefektura njofton se, ekipet e OSHEE-së ndodhen në gatishmëri për riparimin e defekteve në terren.
Njoftimi i plotë:
"Prefektura e Qarkut Korçë informon se, sipas të dhënave nga ARRSH – Drejtoria Qendër–Lindje, gjatë natës nuk janë regjistruar reshje në akset rrugore të qarkut. Temperaturat kanë qenë nën zero dhe është kryer kriposje në zonat problematike.
Në segmentet Ersekë–Leskovik dhe Maliq–Kufi Gramsh qarkullimi vijon normalisht. Në aksin Maliq–Kufi Gramsh problematikë mbeten aluvionet në formë balte që vijnë nga skarpatat, kryesisht në zonën e Lozhanit.
Në akset Boboshticë–Dardhë, Lapidari Podgorie–Podgorie–Liqenas, si dhe në lotin 7 (Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë), është kryer kriposje sipas nevojës dhe qarkullimi është normal.
Në akset Korçë–Ersekë dhe Zemblak–Goricë–Bilisht–Miras nuk raportohen probleme, ndërsa qarkullimi rekomandohet të kryhet me goma dimërore.
OSHEE – Drejtoria Rajonale Korçë raporton se aktualisht janë 3 fiderë pjesërisht të stakuar, me një numër të kufizuar abonentësh pa energji elektrike:
Në zonën e Maliqit, 14 abonentë ruralë;
Në zonën e Pogradecit, 4 abonentë privatë;
Në zonën e Gjançit, 2 abonentë.
Ekipet e OSHEE-së ndodhen në gatishmëri për riparimin e defekteve në terren. Të gjithë fiderët që furnizojnë konsumatorë të rëndësisë së veçantë janë funksionalë. Hidrovori i Pogradecit vijon punën normalisht.
Ndërkohë, vijon puna për mbylljen e çarjes së argjinaturës së lumit Devoll, me je angazhimin e mjeteve të Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkëpunim me Bashkinë Maliq dhe Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit.
Nga bashkitë e qarkut nuk raportohen problematika të reja. Strukturat përgjegjëse vijojnë të jenë në terren për normalizimin e plotë të situatës dhe sistemimin e dëmeve të mbetura."/Dosja.al
prefektura e qarkut korçë korcë lumi devoll
Aktualitet
13 January 2026, 08:45
D.S
Foto ilustruese
VLORË- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit t&e...
Aktualitet
13 January 2026, 08:34
D.S
FIER
FIER- Çarja e argjinaturës dhe prurjet e shumta të lumit Semannë ka bërë që uji të vërsho...
Aktualitet
13 January 2026, 07:17
D.S
Uji në fusha dhe në serra dëmtoi prodhimin në fazë vjelje, ndërsa ngricat e dy ditëve të fundit kanë dëmtuar...
Aktualitet
13 January 2026, 07:08
D.S
Dita sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti për sot, parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash mesa...
Aktualitet
3 December 2025, 14:52
ndricim halilaj
Lëvizja e lirë e punëtorëve, e krijuar nga Traktati i Romës i nënshkruar në vitin 1957, ka evoluar në mënyrë...
Aktualitet
12 January 2026, 19:51
E. D
Elvis Demçe
ITALI- Autoritetet italiane kanë dënuar 14 persona, mes tyre Elvis Demçe, të cilët akuzohen pë...
Aktualitet
12 January 2026, 19:20
E. D
pamje nga aksidenti
KAVAJË- Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:00, në bulevardin kryesor të qytetit të Kavajës. B&eu...
Aktualitet
12 January 2026, 19:05
E.d
Foto ilustruse
GJIROKASTRA- Në një pallat në qytetin e Gjirokastrës ka rënë zjarri. Menjeherë pas raportimit të k&e...
Aktualitet
12 January 2026, 18:37
E.d
Foto ilustruse
SPANJË- Policia spanjolle ka çmontuar një bandë shqiptare të përkushtuar, për të kryer grabit...
Aktualitet
12 January 2026, 18:32
E. D
Franc Çopja
BRUKSEL- Gazeta belge, GVA ka njoftuar se gjyqi kundër kriminelit shqiptar të drogës Franc Gergely në Bruksel ...