21 November 2024, 21:52
Nga E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, është shprehur se ekzekutimi i Klaudio Prengës ka qenë një ndër vrasjet më të organizuara në vitet e fundit dhe se është qëlluar me shtatë plumba nga një pistoletë me silenciator.
Lala e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, shpjegoi se Prendi shoqërohej nga disa policë në lokalin ku qëndronte, të cilët e kanë dërguar në spital pas atentatit, ndërkohë që njëri prej tyre i ka ndjekur autorët, por më pas i ka humbur gjurmët e tyre. Gjithashtu Lala shprehet se automjeti dyshohet se ka patur brenda tre persona.
"Vrasja e Klaudio Prendit, ndër ngjarjet më të organizuara që kanë ndodhur këto vite. Ai ka qëndruar në një lokal. E kanë mbajtur nën vëzhgim deri në momentin që është shkëputur nga punonjësite e policisë. Automjeti dyshohet se ka patur brenda tre persona. Afrohet dhe qëllon shtatë plumba me pistoletë me silenciator. Tre plumba e kanë kapur në kokë dhe trup. Ka qenë i vdekur që në momentin e parë, pavarësisht miqve të tij që kanë tentuar ta çojnë në spital.
Një nga punonjësit e policisë ka tentuar ta ndjekë automjetin e autorëve, por më pas e ka humbur. I kanë shpëtuar edhe punomnjësve të policisë. Ata thonë nuk kemi patur dijeni për konfliktet apo problemet e Klaudio Prendit. Janë tre pista, njëra me lojrat e fatit. Problemi i dytë, tre konflikte për borxhe. Prendi kishte vajtur në polici, kishte patur një përplasje me një person që nuk pranohej borxhi.
Pista e tretë, funksioni që ka patur Fran Prendi në drejtësi. E ka nisur karrierën në vitin 95’, gjyqtar në Tropojë, Pukë dhe nga 2006, gjyqtar të Krimet e Rënda. KA dhënë vendime shumë të rëndësishme, me impakt shumë të lartë. Një ndër vendimet ka qenë ndaj Shullazit dhe grupit të tij kriminal. Nuk ka fakte dhe indicie që e lidhin me funksionet por po shihet. Një vendim tjetër, për Salvatore Letician, që kreu masakrën në Bulevardin Zogu I. Policia është përqëndruar edhe te lëvizjet jahstë shtetit, ka qenë në Dubai. Ka edhe udhëtime në vende të BE.
Në maj të vitit 2023, kur në Pukë po zhvillihej fushata për zgjedhjeve vendore, Klaudio Prendi, mbështeste kandidatin e koalicionit Berisha-Meta, në përplasje me kandidatin e PS, pati përplasje të fortë dhe Prendi ka përdorur pistoletën pa leje, ka qëlluar në ajër. Pas ditë pas ngjarjes, ka shkuar në Pukë Edi Rama. E kam konsideruar të papranueshme, që e etiketoi të ndjerin me termin “bandit”. Ai thotë “ai bandit që kap armën”. Nëse ëhstë bandit duhet të vepronte policia. Etiketon edhe gjyqtarin. Zoti Prendi është larguar me dorëheqje", tha Lala.
klodiana lala klaudio prenga
Aktualitet
21 November 2024, 21:51
M.B
Prindërit
TIRANA- Engjëll dhe Florina, prindërit e 14-vjeçarit të vrarë Martin Cani, thonë se nuk kanë patur...
Aktualitet
21 November 2024, 21:43
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Babai i minorenit i cili dyshohet se vrau Martin Canin pak metra jashtë ambienteve të “Fan Nolit”...
Aktualitet
21 November 2024, 21:46
M.B
Prindërit
TIRANA- Prindërit e 14-vjeçarit Martin Canit, të vrarë me thikë pranë shkollës “Fan Noli&rdq...
Aktualitet
21 November 2024, 21:35
M.B
Prindërit
TIRANA- Prindërit e 14-vjeçarit të vrarë, Engjëll dhe Florina me lot në sy kanë treguar se si e m&...
Aktualitet
21 November 2024, 21:23
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka treguar njohjen me babain e 14 vjeçarit të ndjerë, Martin Cani, i cili mbeti i vrar...
Aktualitet
21 November 2024, 21:07
ZH.LL
policia
ITALIA- Dy shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni policor në Leçe të Italisë, teksa autoritetet it...
Aktualitet
21 November 2024, 21:18
M.B
Foto nga emisioni
VLORA- Emisioni “Stop” në Tv Klan i është drejtuar në lagjen “28 nëntori” në V...
Aktualitet
21 November 2024, 21:13
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Babai i minorenit i cili dyshohet se vrau Martin Canin pak metra jashtë ambienteve të “Fan Nolit”...
Aktualitet
21 November 2024, 21:14
M.B
Foto ilustruese
LUKOVA- Tragjedia që i mori jetën 14-vjeçarit në Tiranë mund të ishte paraprirë nga një ngjarje e...
Aktualitet
21 November 2024, 20:58
E. D
Ëngjëll Cani
TIRANË- Ëngjëll Cani, Babai i Martin Canit, ka rrëfyer momentet e para kur mori vesh se djali i tij ndodhej n&eu...