17 April 2024, 14:40
Nga S.B
foto ilustruese
THETH- Arrestohen në flagrancë dy persona në Theth duke kryer punime e ndërtime pa leje. Mësohet se një 44-vjeçar me inicialet A.V po kryente punime për ndërtimin e tre objekteve prej druri në Theth ndërsa një 60-vjeçar po kryente punime për ndërtimin e një objekti.
Bëhet me dije se objektet do përdoreshin për qëllime turistike. Me rastin do të merret Prokuroria e Shkodrës.
Njoftimi i Policisë:
U kapën në flagrancë, teksa ndërtonin pa leje, 4 objekte që do të përdoreshin për turizëm në Theth, arrestohen 2 shtetas.
Si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat turistike dhe në ato urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Theth, të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, evidentuan 2 raste të kësaj paligjshmërie.
Në vijim të veprimeve procedurale u vunë në pranga shtetasit A. V., 44 vjeç dhe Gj. D., 60 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Në Theth, 44-vjeçari u kap në flagrancë, teksa kryente punime për ndërtimin e 3 objekteve prej druri, ndërsa 60-vjeçari u kap në flagrancë, teksa kryente punime për ndërtimin e 1 objekti. 4 objektet do të përdoreshin për qëllime turistike.
Kontrollet dhe verifikimet për të parandaluar, konstatuar dhe goditur paligjshmëritë në fushën e ndërtimeve, vijojnë 24/7, në të gjithë territorin e qarkut.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
theth ndertime pa leje
Aktualitet
17 April 2024, 14:26
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Zbulohet një lokal i përshtatur për lojëra fati e baste sportive në Kamëz. Pronari i lokali...
Aktualitet
17 April 2024, 13:36
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Arrestohet në flagrancë 38-vjeçari me inicialet O.K në Korçë. Mësohet se 38-...
Aktualitet
17 April 2024, 13:18
S.B
foto ilustruese
MAT- Arrestohet një 55-vjeçar në Mat për dhunë ndaj vëllait të tij. Mësohet se shkaku i konf...
Aktualitet
17 April 2024, 12:39
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Arrestohen dy persona në Tiranë për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike. Mësohet s...
Aktualitet
17 April 2024, 12:31
N.F
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka dalë në një deklaratë para mediave pas raprotimit për pun...
Aktualitet
17 April 2024, 12:29
I.A
Bota ka hyrë tashmë prej 4 muajsh në vitin 2024, e ngarkuar me një larmi faktesh sfiduese për t’u përballur dhe analizuar,...
Aktualitet
17 April 2024, 12:19
Nadia Elbasani
Foto ilustruese
TIRANA- Përgjegjësia penale për dëmin e ardhur si pasojë e veprimeve të pajisjeve të inteligjencës ...
Aktualitet
17 April 2024, 11:48
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka vendosur të bëjë një skanim të gjendjes së...
Aktualitet
17 April 2024, 11:12
N.F
\
Daci dhe viktima
ELBASAN- Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Elbansanit ka vendosur masën “arrest me burg për a...
Aktualitet
17 April 2024, 10:58
M.B
Kurbin
KURBIN- I gjithë vend është përfshirë dy ditët e fundit nga vranësirat dhe reshjet e shiut. Situata problema...