28 May 2025, 22:15
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shtetasit me inicialet A.B dhe S.F, të cilët nuk kanë preferuar të zbulojnë identitetet e plota, në një situatë normale duhet të ishin fqinj normalë, por në të vërtetë “janë armiq” për shkak të ndërtuesit.
Që të dy palët kanë nga një kontratë noteriale. Të dyja të hartuara para noterit Skënder Poga në Durrës. Ata kanë paguar lekët për të njëjtin apartament në katin e 6-të të këtij pallati. Shtetasi A.B e mori apartamentin nëpërmjet një kontrate kalimi të drejtash në vitin 2018, ndërsa S.F., emigrant në Itali, e mori këtë shtëpi nëpërmjet një kontrate noteriale të vitit 2020.
Ky veprim u krye pasi ndërtuesi i kishte mashtruar edhe më herë, duke i shitur banesën e katit të parë që ai e kishte blerë që në vitin 2009 dhe kishte likuiduar edhe pagesën. Kur A.B shkon të shohë apartamentin, konstaton të shënuar një numër italian në derë, por ndërtuesi i thotë të mos shqetësohet.
Megjithatë ai fillon e dyshon ndaj shënon numrin e tij mbi derë. Vetëm pak kohë pasi largohet, numri italian e telefonon dhe e pyet se përse e ke shkruar numrin tek dera e apartamentit tim, duke kuptuar që ishin mashtruar. Të dy “pronarët” kanë hedhur njëri-tjetrin në gjyq, ndërsa arrestimi i Tushajt nuk u jep shpresë.
Prokuroria e Durrësit ka konkluduar se mashtrimi arrinte në vlerën e 2 mln eurove dhe leja e ndërtimit nuk është zbardhur ende për shkak të mospagimit të detyrimeve ndaj Bashkisë Durrës.
Përmbaruesit thonë se shpesh herë, qytetarët e mashtruar padisin vetëm ndërtuesin dhe jo atë që jeton në shtëpi. Kjo e bën të pazbatueshëm urdhrin e ekzekutimit, pasi ai ka vlerë vetëm për personat që citon vendimi gjyqësor.
“Na ndodh shpesh dhe është një situatë e trishtueshme. Nëse personi ka kontratë para nisjes së procesit gjyqësor, ne nuk e prekim, vetëm nëse ka kontratë pas procesit atëherë mund të zbatohet ekzekutimi”, u shpreh Altin Latifi, përmbarues.
Në një distancë jo shumë të largët nga ky objekt, Tusha ka ndërtuar edhe dy pallate të tjera. Në këto objekte nuk ka probleme me shitjet e shumëfishta. Por aty problemet janë të një natyre tjetër. Ndonëse qytetarët i kanë blerë shtëpitë që në vitin 2010, nuk i kanë ende në dorë Hipotekat.
Banorët pretendojnë se kanë aplikuar për legalizim, por autoritetet u kanë thënë se ndërtuesi ka detyrime të papaguara, ndaj nuk mund të përftojnë./ Inside Story, Top Channel
ndertuesit e apartamenteve
Aktualitet
28 May 2025, 22:00
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme ka miratuar fondin prej 80 milionë lekës...
Aktualitet
28 May 2025, 21:58
r.ll
klodian kapiti
TIRANË- Klodian Kapiti, në vitin 2010, nënshkroi një kontratë për blerjen e një apartamenti në lagje...
Aktualitet
28 May 2025, 21:53
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Imeldi Sokoli, planifikues urban, e sheh intensitetin e lartë të ndërtimit të lidhur me informalitetin e n...
Aktualitet
28 May 2025, 21:47
N.F
Foto
TIRANË- Qeveria në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për të krijuar Shërbimin e Policimit Vullnetar, në mbës...
Aktualitet
28 May 2025, 21:47
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Lista e zezë e ndërtuesve kryesohet nga subjekti “GORA” në pronësi të Vjollca Hoxhollit. ...
Aktualitet
28 May 2025, 21:33
N.F
Shefqet Dybeli
ELBASAN- Emisioni “Stop” ndodhet në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan, pasi Shefqet Dybeli është dr...
Aktualitet
28 May 2025, 21:37
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri, problemet që lidhen me braktisjen e pallateve janë po aq të mprehta. Këto situata n...
Aktualitet
28 May 2025, 21:35
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pallati ndodhet në lagjen 13, në Durrës. Objekti është ndërtuar nga kompania Fat-Bel, me pronar ...
Aktualitet
28 May 2025, 21:26
r.ll
qendra kombetare e kinematografise
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e radhës, ku u vendos shkarkimi n...
Aktualitet
28 May 2025, 21:23
N.F
Pensionisti
TIRANË- Më 12 maj 2023 emisioni “Stop” transmetoi problemin e një pensionisti. Kolë Shkëmbi në mars t...