Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Mësohet se në Eskaj, policia arrestoi një 60-vjeçar, i cili u kap duke ndezur qëllimisht zjarr në një tokë që kishte marrë me qira.
FIER- Dy persona janë arrestuar në Fier dhe Lushnjë, pasi dyshohet se shkaktuan zjarre në Eskaj dhe Hasturkas. Dy të moshuar po hetohen në gjendje të lirë për raste të tjera zjarrvënieje. Mësohet se në Eskaj, policia arrestoi një 60-vjeçar, i cili u kap duke ndezur qëllimisht zjarr në një tokë që kishte marrë me qira.
Në zonën e mbrojtur Divjakë-Karavasta u arrestua edhe një 25-vjeçar. Ai dyshohet se shkaktoi zjarrin në grykëderdhjen e lumit Seman, ku flakët përfshinë bimësi dhe një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Policia procedoi gjithashtu dy persona, 71 dhe 77 vjeç. Ata dyshohet se ndezën zjarre në tokat e tyre në Varibop të Fierit dhe Çërrilë të Mallakastrës. Për shkak të erës së fortë, flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën në sipërfaqe me bimësi.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Ndezën zjarre në fshatrat Eskaj dhe Hasturkas, kapen dhe vihen në pranga dy shtetas, të dyshuar si autorë. Procedohen penalisht dy shtetas të tjerë për zjarre të shkaktuara nga pakujdesia, në Varibop dhe Mallakastër. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe të Komisariateve në varësi të saj, në vijim të punës dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për shtimin e masave me qëllim parandalimin e zjarrvënieve, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, kanë intensifikuar monitorimin e territorit.
Si rezultat i monitorimit, u konstatuan duke vënë zjarre dhe u arrestuan në flagrancë 2 shtetas, konkretisht: -Në fshatin Eskaj, Lushnjë, shtetasi K. B., 60 vjeç, i cili u konstatua duke ndezur qëllimisht zjarr në tokën e marrë me qira prej tij; -Në zonën e mbrojtur Divjakë-Karavasta, në fshatin Hasturkas, shtetasi E. S., 25 vjeç, banues në Fier, u arrestua pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në grykëderdhjen e lumit Seman, ku zjarri ka përfshirë bimësi dhe një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllëzuar, pjesë e zonave të mbrojtura.
Gjithashtu, u proceduan penalisht, për shkak të moshës, dy shtetas, përkatësisht 71 dhe 77 vjeç, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre në tokat e tyre, në fshatin Varibop, Fier, dhe në fshatin Çërrilë, Mallakastër. Si pasojë e erës së fortë, zjarret kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë sipërfaqe me bimësi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, në ngarkim të shtetasve të mësipërm.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, pasi pasojat mund të jenë të rënda për jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin. Në mënyrë të veçantë, Policia apelon për banorët që djegin mbetje bujqësore apo kryejnë pastrimin e tokave dhe territoreve nëpërmjet djegies, që të shmangin këto praktika, pasi mund të shkaktojnë përhapjen e pakontrolluar të zjarreve dhe do të përballen me përgjegjësi ligjore./Dosja.al
SELENICË- Një zjarr masiv ka përfshirë gjatë natës zonën e Kropishtit në Selenicë, duke shkaktuar dëme ...
pamjet POGRADEC- Një tjetër aksident ka ndodhur në vendin tonë, këtë herë në aksin rrugor Pogradec-...
foto ilustruese TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 44 vatra zjarri, nga të cilat 14 mbeten aktive, 9 jan&eu...
Protesta TIRANË- Sot mbushen 100 ditë nga nisja e protestave kundër qeverisë së Edi Ramës. Protesta nisi në Zvernec...
TIRANË- Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në autostradën Durrës-Tiranë.&...
KOSOVË- Në pak më shumë se dy vjet, në Kosovë janë arrestuar disa persona nën dyshimin se kanë spiunuar për ...
foto ilustruese GREQI- Një 55-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur pas një sulmi me armë zjarri në orët e...
Teksa zjarret këtë verë kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje dhe kullota në të gjithë vendin duke krijuar dë...
foto ilustruese TIRANË- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka miratuar rritjen e kontributit të shoqërive të sigurimit p&eu...
pamjet TEPELENË- Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan–Tepelene pran&e...