12 August 2024, 13:18
Nga E. D
foto ilustruese
BERAT- Një person është arrestuar dhe një tjetër është procedua pasi këta persona i kanë vënë flakën një sipërfaqe toke dhe 110 rrënjë ulliri në shatrat Arrëz dhe Bogovë.
Mësohet se në pranga për zjarrvënie ka rënë 45-vjeçari Armando Jaho, ndërsa është proceduar 44-vjeçari Lirim Laze.
Njoftimi i Policisë:
Ndezën zjarre në fshatrat Arrëz dhe Bogovë, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe toke dhe 110 rrënjë ulliri, vihet në pranga një nga autorët e dyshuar dhe procedohet penalisht një tjetër. Stacioni i Policisë Dimal arrestoi shtetasin A. J., 45 vjeç, banues në fshatin Arrëz, pasi si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që ky shtetas ka ndezur në afërsi të tokës së tij, për të djegur mbeturina, janë djegur 110 rrënjë ulliri në pronësi të disa shtetasve të tjerë;
Komisariati i Policisë Skrapar referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. L., 44 vjeç, banues në Skrapar, pasi si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që ky shtetas ka ndezur në vendin e quajtur “Rrasa e Dobrushës”, Bogovë, për të djegur mbeturina, është djegur një sipërfaqe toke, pronë publike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon sërish për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
armando jaho lirim laze
Aktualitet
12 August 2024, 13:01
r.ll
Foto ilustruese
SHKODËR- Në qarkun e Shkodrës në kuadër të megaoperacionit "Territor i Pastër" janë asgjësuar ...
Aktualitet
12 August 2024, 12:59
E. D
pamje nga aksidenti
MALSIA E MANDHE- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Koplik-Bajzë në Malësinë e Mad...
Aktualitet
12 August 2024, 12:45
r.ll
Foto ilustruese
TIRANË- Në datën e fundit të çdo muaji, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit...
Aktualitet
12 August 2024, 12:47
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Një sherr mes disa personave ka degraduar deri në përdorimin e thikave dhe grushteve. Mësohet një 36-vje&...
Aktualitet
12 August 2024, 12:44
E. D
pamje nga arrestimi
HIMARË- Pronari dhe shitësi i një tabacchino në Himarë janë arrestuar, pasi akuzohen se shisnin kokain&eu...
Aktualitet
12 August 2024, 12:28
E. D
foto ilustruese
KRUTJE- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Krutje. Mësohet se 29-vjeçare pas sherrit me vjehrrin, i k...
Aktualitet
12 August 2024, 12:20
E. D
pamje nga vendngjarja
RINAS- Një punonjës i bagazheve në Rinas është arrestuar pasi akuzohen se vidhnin sende me vlerë n...
Aktualitet
12 August 2024, 12:15
E. D
pamje nga vendngjarja
CËRRIK- Një 67-vjeçar është arrestuar në Cërrik, pasi ndez zjarr në fshatin e tij Kamunah d...
Aktualitet
12 August 2024, 12:01
r.ll
viktima
POGRADEC- Është publikuar videoja që tregon momentet e fundit të Egli Proga, para se të dhunohej për vdekje nga Deni...
Aktualitet
12 August 2024, 11:24
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur pengmarrja në Tiranë, ku Ardit Cara dhe Arjan Dukaj kanë...