LIVE UPDATES
Aktualitet

“Në Ballkan shitet çdo viti 117 ton marihuanë shqiptare”/ Media malaeze ngre alearmin: Shqipëria njihet si një nga prodhuesit më të mëdhenj të drogës në botë 

Nga ky operacion janë zbuluar rreth 100 kilogramë marihuanë në zonën e Tuzit.

1 February 2026, 22:35 Nga E.d
“Në Ballkan shitet çdo viti 117 ton marihuanë
Foto ilustruse

MAL i ZI- Mediat malazeze i kanë kushtuar një artikull, kontrabandës së drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Media RTCG në artikullin e saj, flet për një operacion policor të zhvilluar së fundmi nga autoritetet malazeze. Nga ky operacion janë zbuluar rreth 100 kilogramë marihuanë në zonën e Tuzit.

Artikulli thekson se ekziston një numër i madh i rrugëve ilegale nga Shqipëria për në Mal të Zi. Ata thonë se rrugët e paligjshme, përmes të cilave shmangen kalimet zyrtare kufitare, janë shumë të vështira për tu kontrolluar.

Në artikull shkruhet se marihuana më cilësore në Shqipëri kushton 2.000 euro për kilogram, ndërsa në Shkup, Podgoricë, Beograd, Sarajevë dhe Zagreb shitet për 5.000 euro për kilogram. 

Artikulli i plotë i medias malazeze 

Pasi punonjësit e Policisë Rajonale Kufitare "Qendra", në bashkëpunim me punonjësit e Njësisë për luftimin e krimit ndërkufitar, disa ditë më parë në vendin Zbelj, komuna Tuzi, parandaluan kontrabandimin e më shumë se 100 kilogramëve kanabisi, u rikthye sërish vëmendja te fakti se ekziston një numër i madh i rrugëve ilegale nga Shqipëria fqinje drejt vendit tonë.

Gjatë aktiviteteve të shtuar dhe mbikëqyrjes së një rajoni të gjerë të kufirit shtetëror, ne vërejtëm një automjet udhëtar që po lëvizte me shpejtësi të madhe. Automjeti më pas u gjet pa drejtues në një vendndodhje në fshatin Vranj, njoftoi Drejtoria e Policisë.

Pas kontrollit të hollësishëm u zbuluan 95 pako të vogla PVC me përmbajtje të materialit bimore me ngjyrë të gjelbër, të ngjashme me marihuanën, me peshë totale rreth 107 kilogramë. Droga, sipas dyshimeve, ishte kontrabanduar nga Republika e Shqipërisë. Para dy vjetësh, policët në pjesën bregdetare të Liqenit të Shkodrës, në bregun e kanalit të lumit Morača, afër stacionit hekurudhor Zeta, gjetën 57 kilogramë marihuanë, konkretisht dy qese të mëdha dhe një të vogël me gjithsej 54 pako PVC.

Që atëherë, një burim i mirëinformuar i Portalit RTCG pati bërë të ditur se midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, në atë zonë, ekzistojnë disa kalime ilegale që janë pothuajse të panjohura për qytetarët e zakonshëm, por janë shumë të njohura për kontrabandistët dhe shpërndarësit e ndryshëm.

"Një nga ato rrugë kalon pikërisht mbi Liqenin e Shkodrës, nga fshati shqiptar Zogaj deri në Mali Ostrros" – thotë ky bashkëbisedues. Sipas fjalëve të tij, rruga kalon mbi Liqenin e Shkodrës edhe nga Bajza dhe Alaja, domethënë nga Shkodra, dhe del në Golubovc.

"Me makinë mund të shkohet nga Shqipëria në Mal të Zi edhe përmes rrugës Zogaj-Valas, ndërsa jashtë pikës kufitare nga Shqipëria drejt Tuzit, kalon rruga nga Shkodra përmes Kopilikut. Në këtë segment ndoshta ka edhe disa kalime ilegale që i dinë vetëm kontrabandistët" – thotë bashkëbiseduesi i portalit tonë.

Portali RTCG më parë shkroi detajisht për të gjitha kalimet ilegale kufitare në territorin e Malit të Zi drejt vendeve fqinjë, veçanërisht drejt Shqipërisë.Në Ulqin ekziston një rrugë e paligjshme nga vendi shqiptar Veli Poje që të çon deri te Shtoj i Poshtëm.

"Kalimi kufitar Sukobin përshkalohet nëpër vendet shqiptare Shas dhe Dajç. Këto janë dy kalime shumë të njohura të paligjshme. Nga Shqipëria, më në veri, mund të arrihet në mënyrë të paligjshme në Guci në dy vende të njohura", thotë burimi ynë.

Rrugët e paligjshme, përmes të cilave shmangen kalimet zyrtare kufitare, në Mal të Zi drejt fqinjëve janë shumë më tepër se sa janë regjistruar zyrtarisht, dhe është shumë e vështirë të kontrollohen në çdo moment, gjë që tregtarët e përdorin.

Në dritën e informacioneve të fundit dhe veprimeve të policisë, janë veçanërisht interesante rrugët nga Shqipëria drejt Malit të Zi në zonën e Liqenit të Shkodrës dhe që përdoren më shumë për kontrabandën e marihuanës. Shqipëria është njohur prej kohësh si një nga prodhuesit më të mëdhenj të marihuanës dhe skankut në botë.

Pavarësisht aksioneve policore të zhvilluara në këtë vend në fshatin Lazaret, është e qartë se kjo prodhimtari mbetet shumë e zhvilluar, dhe kanalet e trafikimit drejt Evropës Perëndimore shpesh kalojnë pikërisht përmes Malit të Zi. Nëse tani në një aksion janë zbuluar 107 kilogramë marihuanë në zonën e Tuzit, për të cilën besohet se ka ardhur nga Shqipëria, lind pyetja  sa shumë droga hyjnë çdo ditë në vendin tonë përmes këtyre rrugëve? 

Bëhet fjalë për përmasa të prodhimit dhe trafikut të drogës, thonë edhe të dhënat që më parë i ka publikuar agjencia amerikane AP. Sipas kësaj agjencie, fshati shqiptar Lazarat mban epitetin "fabrika për marihuanë" me një prodhim vjetor prej rreth 900 ton kanabis dhe "eksport" të narkotikëve me vlerë tregu prej rreth katër e gjysmë miliardë eurosh.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, vlera globale e tregtisë së paligjshme të marihuanës është 140 miliardë dollarë. Trafikun e skankut në Shqipëri kryesisht e menaxhojnë katër klane mafioze, dhe në dritën e të dhënave financiare për këto biznese, të cilat kanë përmasa industriale, është e qartë se interesin e tyre e gjejnë lehtësisht edhe grupet kriminale malazeze.

Sa e fitimprurëse është tregtia me këtë drogë në Ballkan tregojnë të dhënat që tregu ballkanik i narkotikëve ka qenë gjatë dekadave të fundit i mbushur me "barin" shqiptar. Marihuana më cilësore në Shqipëri kushton 2.000 euro për kilogram, ndërsa vetëm në tregjet e varfra të këtij rajoni, në Shkup, Podgoricë, Beograd, Sarajevë dhe Zagreb shitet për 5.000 euro për kilogram. Sipas disa të dhënave, mafiet e drogës çdo vit vetëm në Ballkan shesin mbi 117 ton marihuanë shqiptare./Dosja.al

mal i zi shqipëria marihuanë

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin