Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Media belge raporton se, hetimet e nisura në tetor të vitit 2025 zbuluan se Vullnet M. ,36 vjeç dhe vëllai i tij Mirgjen M., 33 vjeç, drejtonin disa shtëpi bari dhe e shisnin lëndën narkotike në sasi të mëdha.
BELGJIKË- Gjykata Penale e Antverpit në Belgjikë ka dënuar me nga katër vite burgim dhe 16,000 euro gjobë dy vëllezër shqiptarë, të cilët kishin ngritur një rrjet të madh të trafikut të kanabisit në Belgjikë.
Media belge raporton se, hetimet e nisura në tetor të vitit 2025 zbuluan se Vullnet M. ,36 vjeç dhe vëllai i tij Mirgjen M., 33 vjeç, drejtonin disa shtëpi bari dhe e shisnin lëndën narkotike në sasi të mëdha. Sipas dosjes hetimore, 36-vjeçari i pastronte paratë e kësaj veprimtarie kriminale përmes biznesit të tij, një piceri e vendosur në rrugën "Paleisstraat" në Antverp.
Gjatë hetimeve, policia mbajti në vëzhgim dy banesa që përdoreshin nga grupi në zonat Berchem dhe Merksem. Gjatë kontrollit në banesën e dytë, hetuesit sekuestruan rreth 24 kilogramë marijuanë si dhe dy fletore ku mbaheshin shënimet e shitjeve.
Në to regjistroheshin fitimet ditore dhe llojet e ndryshme të marijuanës, të emërtuara me emra si 'Tropicana', 'Cookies', 'Lemon' apo 'Blue Haze'. Të dhënat tregonin se grupi mund të kishte gjeneruar deri në 333,951 euro fitime. Në përpjekje për t’i ikur policisë gjatë aksionit, Mirgjeni hodhi dy telefona inteligjentë. Njëri prej tyre përdorej për llogarinë e WhatsApp-it ‘Shop+’, përmes së cilës klientët porosisnin kanabisin.
Në seancën gjyqësore të mbajtur në fillim të gushtit, të pandehurit e pranuan fajësinë. Avokati i Vullnetit kërkoi dënim me kusht, me pretendimin se klienti i tij kishte pasur probleme financiare me picerinë, ishte baba i një foshnjeje 9-muajsh dhe se ndodhej nën arrest shtëpiak me mbikëqyrje elektronike. Po ashtu, edhe avokati i Mirgjenit pretendoi se klienti i tij kishte shërbyer vetëm si korrier dhe kërkoi pezullim të dënimit.
Gjykata e refuzoi kërkesën e mbrojtjes. Në vendim, gjyqtari theksoi se shumica e të pandehurve kishin udhëtuar nga Shqipëria drejt Belgjikës vetëm për të kryer vepra penale me qëllim fitimin e shpejtë, ndaj i vetmi dënim i përshtatshëm ishte burgimi efektiv.
Përveç dy vëllezërve, gjykata dënoi me nga 40 muaj burgim dhe 12,000 euro gjobë dy korrierët e rrjetit, Ardit T. dhe Rei Q. Ndërkohë, një kushëri i vëllezërve dhe ish-partnerja e Mirgjenit u dënuan me nga 30 muaj burgim dhe 12,000 euro gjobë./Dosja.al
Blerim Skoron SHBA- Administrata e Trump po përpiqet të ekstradojë Blerim Skoron, një 55-vjeçar me origjinë nga Kosov...
PAMJE NGHA TIRANË- Protesuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, n&e...
pamje nga fshati dukat VLORË- Vatra të shumta zjarri janë aktivizuar pothuajse në të njëjtën kohë në kodrat e...
pamje nga protesta TIRANË- Një nga pjesëmarrësit në protestë iu drejtua turmës me një fjalim motivues, duke ...
pamje nga protetsa TIRANË- Një qytetare që mori pjesë në protestën e zhvilluar kundër qeverisë në Tiran&...
Pali Kolefski KORÇË- Për herë të dytë radhazi, gjatë zhvillimit të Festivalit Folklorik Maqedonas n&eu...
pamje nga protesta TIRANË- Në protestën e 82-të qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë në Tiranë, nj...
pamje nga vendngjarja SHKODËR- Është vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës Pjerin Bitani, i dyshuar si au...
pamje nga protesta TIRANË- Protesta qytetare ka shënuar sot ditën e saj të 82-të të revoltës kundër klasë...
pamje nga protesta TIRANË- Një protestues ka lëshuar akuza të fortë ndaj qeverisë për nivelin e lartë të...