Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Sipas ABC News, Skoro u arrestua nga agjentët e Imigracionit dhe Doganave (ICE) jashtë një zyre imigracioni në Nju Xhers, ku po rinovonte dokumentet e tij.
SHBA- Administrata e Trump po përpiqet të ekstradojë Blerim Skoron, një 55-vjeçar me origjinë nga Kosova dhe baba i tre fëmijëve, i cili pretendon se ka shërbyer si agjent i fshehtë i CIA-s duke u infiltruar në Al-Kaeda pas ngjarjeve të 11 shtatorit.
Sipas ABC News, Skoro u arrestua nga agjentët e Imigracionit dhe Doganave (ICE) jashtë një zyre imigracioni në Nju Xhers, ku po rinovonte dokumentet e tij. Pas arrestimit, avokatët e tij dërguan një kërkesë urgjente në gjykatën federale për të bllokuar dëbimin, duke argumentuar se qeveria amerikane i kishte premtuar leje qëndrimi të përhershme për shërbimet e tij të rëndësishme në mbrojtje të sigurisë kombëtare.
Sipas dosjeve gjyqësore dhe dokumenteve të FBI-së, bashkëpunimi i Skoros me inteligjencën amerikane nisi gjatë vuajtjes së dënimit për trafik droge në vitin 2000, një krim ku ai pretendon se ra pasi po luftonte për të mbajtur familjen e tij refugjate pas largimit nga konflikti në Kosovë.
Pas sulmeve të 11 shtatorit, ai u rekrutua nga inteligjenca për të mbledhur informacione mbi grupet radikale islamike, duke ndihmuar në sigurimin e arrestimeve të figurave të rëndësishme të Al-Kaedës, Al-Shabaab dhe Hezbollahut, si dhe duke parandaluar komplotin e një "bombe të ndyrë" me uranium në Kosovë.
Marrëdhënia e tij me shërbimet secret përfshiu misione me rrezik të lartë jashtë vendit nga viti 2007 deri në 2009, ku ai udhëtoi në kampet e trajnimit në Siri, Liban, Jordani dhe Pakistan. Mbulesa e tij përfundimisht u zbulua, çka çoi në një atentat ku ai mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë përpara se të rihynte në SHBA në vitin 2014.
Histori të tilla të veprimtarisë së tij janë pasqyruar edhe në dokumentarin e vitit 2024 "The Accidental Spy" dhe në një intervistë në kanalin e njohur Shawn Ryan Show. Pavarësisht se në vitin 2022 një gjykatës federal i dha atij mbrojtje nga deportimi sipas Konventës Kundër Torturës për shkak të rrezikut të eliminimit fizik nga rrjetet terroriste nëse kthehet në Kosovë, ICE e ndaloi atë pa marrë miratimin e gjyqësorit.
Nga qendra e paraburgimit, Skoro shprehu tronditjen e tij për atë që e cilësoi si tradhti nga shteti amerikan, ndërsa mbrojtja e tij ligjore kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të gjykatës për të ndaluar transferimin e tij./Dosja.al
PAMJE NGHA TIRANË- Protesuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, n&e...
pamje nga fshati dukat VLORË- Vatra të shumta zjarri janë aktivizuar pothuajse në të njëjtën kohë në kodrat e...
pamje nga protesta TIRANË- Një nga pjesëmarrësit në protestë iu drejtua turmës me një fjalim motivues, duke ...
pamje nga protetsa TIRANË- Një qytetare që mori pjesë në protestën e zhvilluar kundër qeverisë në Tiran&...
Pali Kolefski KORÇË- Për herë të dytë radhazi, gjatë zhvillimit të Festivalit Folklorik Maqedonas n&eu...
pamje nga protesta TIRANË- Në protestën e 82-të qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë në Tiranë, nj...
pamje nga vendngjarja SHKODËR- Është vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës Pjerin Bitani, i dyshuar si au...
pamje nga protesta TIRANË- Protesta qytetare ka shënuar sot ditën e saj të 82-të të revoltës kundër klasë...
pamje nga protesta TIRANË- Një protestues ka lëshuar akuza të fortë ndaj qeverisë për nivelin e lartë të...
pamje nga protesta TIRANË-Në ditën e 82-të të protestës, qytetarët janë mbledhur sërish në sheshin &ldqu...