14 January 2025, 20:22
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Anketa Kombëtare e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) nxjerr në pah se korrupsioni mbetet një ndër shqetësimet kryesore në Shqipëri, teksa 71 për qind e të anketuarve e cilësojnë këtë dukuri si një problem serioz. Pjesa më e madhe besojnë që korrupsioni është më i përhapur në shërbimet publike si doktorët, mësuesit dhe policët, e më pas ata renditin kryeministrin me kabinetin qeveritar, drejtësinë, drejtuesit e partive politike e të biznesit si dhe zyrtarët vendorë.
Pjesa më e madhe të anketuarve shprehen se problemet më të rëndësishme që përballet vendi aktualisht janë ekonomia me çmimet e larta dhe kostot e jetesës, papunësia dhe korrupsioni, pasuar nga shëndetësia, kriminaliteti dhe migrimi. Krahasuar me një vit më parë, shqetësimi për ekonominë ka rënë me 11 pikë, por shqetësimi për korrupsionin është rritur me 2 pikë. Pjesa dërrmuese e të anketuarve pohuan që nëse zgjedhjet mbahen sot, çështjet përcaktuese për votën e tyre janë pensionet, ekonomia dhe antikorrupsioni.
Ata besojnë se arritjet më të rëndësishme të qeverisë aktuale janë infrastruktura, integrimi europian dhe reforma në drejtësi, por tek dështimet më të mëdha të qeverisë qytetarët renditën pensionet, ekonominë, emigrimin dhe korrupsionin. Qytetarët e anketuar mendojnë se përparësitë kryesore që qeveria duhet të trajtojë janë ekonomia, pagat dhe pensionet, punësimi, shëndetësia dhe lufta kundër korrupsionit.
korrupsioni
Aktualitet
14 January 2025, 20:10
E. D
foto ilustruese
KUKËS- Procesi mësimor që u ndërpre për shkak të kushteve të këqija atmosferike do të rif...
Aktualitet
14 January 2025, 20:09
M.B
Foto ilustruese
BULQIZA- Moti i keq i ditëve të fundit dhe ulja e temperaturave ka risjellë vështirësi në qarkullimin e ...
Aktualitet
14 January 2025, 19:54
M.B
Foto ilustruese
ITALIA- Autoritet italiane, konkretisht, drejtoria e Antimafias së Bolonjës ka goditur një kartel ndërkombëta...
Aktualitet
14 January 2025, 19:23
M.B
Ann Fransen
BELGJIKA- Kryeprokurorja belge Ann Fransen ka dhënë një intervistë për “DeMorgen”. Kjo intervistë vj...
Aktualitet
14 January 2025, 19:23
E. D
foto ilustruese
TEPELENË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur &l...
Aktualitet
14 January 2025, 19:16
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Në fshatin Bajgorë të komunës së Mitrovicës, rreth 50 kilometra larg Prishtinës, ndodhet parku i...
Aktualitet
14 January 2025, 18:28
M.B
Drejtori i IRI-t për Shqipërinë, John Fluharty, duke folur për Zërin e Amerikës mbi Anketën Kombëtare
TIRANA- Insti...
Aktualitet
14 January 2025, 17:34
M.B
Tirana
TIRANA- Një sondazh i sapopublikuar i opinionit publik në Shqipëri nga Qendra e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) p...
Aktualitet
14 January 2025, 16:18
M.B
Foto ilustruese
BULQIZA- Një 63-vjeçar me inicialet B.A., është arrestuar një muaj pas aksidentit me pasojë vdekjen, të...
Aktualitet
14 January 2025, 16:19
E. D
Igli Çelmeta
TIRANË- Gazetari Igli Çelmeta ka folur për vrasjen e Bujar Nasufit në Tiranë. Çelmeta i ftuar n&...