28 February 2025, 14:30
Nga r.ll
sokol kryeziu
TIRANË- Biznesmeni Sokol Kryeziu është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për seancën e verifikimit të masës së sigurisë të caktuar ndaj tij. Kryeziu dyshohet se ka kryer “korrupsion aktiv” në dosjen hetimore të SPAK për kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Biznesmeni ndodhej jashtë vendit në momentin që GJKKO firmosi masat e kërkuara nga SPAK, teksa është kthyer në Shqipëri për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”.
Në seancën e 12 shkurtit, GJKKO i la në fuqi masat e sigurisë "detyrim paraqitje" për biznesmenët Sokol Kryeziu, Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha. Biznesmeni Elman Bule dhe kryebashkiaku Veliaj u lanë në burg. Ndërkohë për Ajola Xoxën, u ndryshua masa nga "arrest shtëpie" në detyrim paraqitje.
Arrestimi i Veliajt
Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
sokol kryeziu spak gjkko
Politike
28 February 2025, 14:17
N.F
Kurti
KOSOVË- Zyra e Kryeministrit i është drejtuar përmes një letre Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke kër...
Politike
28 February 2025, 14:00
N.F
Arjan Ndoja
TIRANË-Këshilli i Lartë të Prokurorisë në mbledhjen e djeshme ka miratuar mbarimin e statusit të prokur...
Politike
28 February 2025, 13:29
r.ll
alqi bllako
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar shpalljen fajtor të ish-deputetit socialist, Alqli Ballko për veprën p...
Politike
28 February 2025, 13:25
r.ll
konferenca e berishes
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se sot kemi një qeveri ku kryeministri i saj cilësohet si kukulla e Xh...
Politike
28 February 2025, 13:13
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha është shprehur sërish sot se të pajtohesh me një prokurori poli...
Politike
28 February 2025, 13:08
N.F
Memorial
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e sotme ka kujtuar përvjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Qirezi...
Politike
28 February 2025, 13:10
r.ll
sali berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha u pyet në konferencë nga gazetarët lidhur me formimin e një koalicioni ...
Politike
28 February 2025, 12:58
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje diasporës që të regjistrohet pë...
Politike
28 February 2025, 12:50
r.ll
konferenca
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi daljet e kryeministrit Edi Rama në rubrikën "Sy m'Sy" në rrjetet sociale. B...
Politike
28 February 2025, 12:50
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me Ëngjëll...