LIVE UPDATES
Aktualitet

"Një nga grupet kriminale më të rrezikshme në planet"/ Gazeta belge: Si u shemb perandoria shqiptare e Çopjave?

Në artikull përmendet gjithashtu se grupi i Çopjave ishte vëzhguar prej vitesh nga autoritetet ndërkombëtare, sidomos pas zbërthimit të aplikacionit të mesazheve të enkriptuara SkyECC në vitin 2021.

3 September 2025, 21:35 Nga DOSJA
"Një nga grupet kriminale më të rrezikshme në
foto ilustruese

BELGJIKË- Mafia shqiptare brenda dhe jashtë kufijve të shtetit shqiptar është bërë titull në media të ndryshme ndërkombëtare. Ditën e sotme, gazeta belge "LE SOIR" i ka kushtuar një artikull goditjes dhe rënies së klanit mafioz të Çopjave. 

Kjo organizatë kriminale konsiderohet nga gazeta belge si një nga më të rrezikshmet në planet, së cilës thuhet se goditja përfundimtare ju dha nga operacioni i policisë shqiptare në fillim të muajit gusht të këtij viti. Në këtë operacion ku policia shqiptare bashkëpunoi me autoritetet franceze, belge, gjermane, holandeze dhe italiane u arrestuan dhjetë njerëz të besuar të organizatës dhe sekuestruan një kompleks hotelier, vila me pishina, apartamente dhe makina luksoze, të gjitha së bashku me vlerë prej disa milionë eurosh. Gjithashtu u sekuestruan 120 mijë euro cash. 

"Këto shuma marramendëse janë vetëm maja e ajsbergut: klani familjar shqiptar, i drejtuar nga dy vëllezër pa skrupuj, është goditur shumë herë më parë dhe, në çdo rast, policët ndërkombëtarë janë kthyer nga ndërhyrjet me duar plot pasuri.", thuhet ndër të tjera në artikull ku rreshtohet dhe disa nga operacionet më të mëdha shqiptare dhe ndërkombëtare të realizuara për goditjen e këtij klani mafioz. 

Në artikull përmendet gjithashtu se grupi i Çopjave ishte vëzhguar prej vitesh nga autoritetet ndërkombëtare, sidomos pas zbërthimit të aplikacionit të mesazheve të enkriptuara SkyECC në vitin 2021. Gjithashtu shtohet më tej se historia e kësaj organizate nisi në vitin 2007 në Elbasan nga dy vëllezërit, Franc dhe Hajdar Çopja. Në artikull përmenden edhe disa nga vrasjet që e vendosën e bënë klanin e Çopjave objektivin kryesor të autoriteteve ndërkombëtare.

ARTIKULLI I PLOTË: 

Një goditje e fundit ndaj njërës prej organizatave kriminale më të rrezikshme në planet. Policia shqiptare, e mbështetur nga Franca, Belgjika, Gjermania, Holanda dhe Italia, ndërmori në fillim të muajit gusht aksione të reja kundër pronave të klanit të tmerrshëm Çopja, të famshëm në botën e narkotrafikut për importimin vetëm në vitin 2020 të të paktën 28 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt Europës.

Pas disa viteve hetimesh, forcat e rendit arrestuan në gjithë Shqipërinë dhjetë njerëz të besuar të organizatës dhe sekuestruan një kompleks hotelier, vila me pishina, apartamente dhe makina luksoze, të gjitha së bashku me vlerë prej disa milionë eurosh. Gjithashtu u gjetën 120 mijë euro në para të gatshme. Këto shuma marramendëse janë vetëm maja e ajsbergut: klani familjar shqiptar, i drejtuar nga dy vëllezër pa skrupuj, është goditur shumë herë më parë dhe, në çdo rast, policët ndërkombëtarë janë kthyer nga ndërhyrjet me duar plot pasuri.

Tetori 2021 shënoi një nga operacionet më të mëdha: 1.100 policë belgë sulmuan njëmbëdhjetë laboratorë përgatitjeje kokaine në gjithë Belgjikën, duke sekuestruar 32 tonë pluhur të bardhë dhe pasuri luksoze si orë Cartier e Rolex apo diamante me vlerë 7 milionë euro (rezultat i një prej hetimeve të lidhura me operacionin SkyECC).

Më 31 korrik 2024, historia u përsërit. Europol koordinoi në Shqipëri operacionin “Gorgona” – emër i marrë nga krijesat mitologjike greke që gurëzonin këdo që i shikonte – duke arrestuar pesëmbëdhjetë anëtarë të dyshuar të klanit në Tiranë dhe duke sekuestruar pasuri të paluajtshme si dhe 1 milion euro në para të gatshme.

Pionierët e kokainës

Këto goditje të njëpasnjëshme nuk ishin rastësi. Klani ishte vëzhguar prej vitesh nga autoritetet ndërkombëtare, sidomos pas mbylljes së aplikacionit të mesazheve të enkriptuara SkyECC në vitin 2021. Duke menduar se ishin të mbrojtur, anëtarët e klanit kishin shpërndarë aty qindra mesazhe që u dhanë hetuesve mundësinë të gjurmonin një prej vëllazërive më të rrezikshme në botë.

Historia e tyre nis në vitin 2007, në qytetin e Elbasanit. Qetësia e dukshme e kësaj komune me 66 mijë banorë, e vendosur 40 km në jug të Tiranës, mbulonte një botë të tërë delikuentësh të vegjël që merreshin me vjedhje dhe tregti droge. Mes tyre ishin dy vëllezërit Franc dhe Hadjar Çopja. Franci, atëherë 17-vjeçar dhe i përshkruar nga hetuesit si “jashtëzakonisht ambicioz”, u fut në tregtinë e drogës, duke e përfshirë më pas edhe vëllain tetë vjet më të madh.

Shumë shpejt ata zbuluan botën fitimprurëse të kokainës përmes lidhjeve me kartelet paraguajane. Dyshja filloi të luante me konkurrencën mes tyre për të siguruar çmimet më të ulëta, duke lidhur madje edhe marrëveshje me Diego Benítez, ish-drejtues i një klubi futbolli në Paraguaj dhe truri pas një prej ngarkesave më të mëdha të kokainës në Europë – 16 tonë të sekuestruara në Hamburg në vitin 2021.

Në atë kohë, çmimi i kokainës në Perëndim ra ndjeshëm, nga 150 euro për gram në vitin 1990 në vetëm 60 euro në fillim të viteve 2010. Arsyeja: prodhimi i shpërthyer në Amerikën e Jugut dhe hapja masive e tregut europian. Çopjat nuk humbën kohë: ishin ndër të parët që ngritën laboratorë të rafinimit në Europë, pikërisht në Bruksel, për të mbajtur kontroll mbi prodhimin dhe për të anashkaluar më lehtë doganat. Brenda pesë vitesh, sipas drejtësisë shqiptare, “ata ishin në gjendje të ndikonin në çmimet e tregut europian”.

Pasuritë u shtuan shpejt, duke u dhënë mundësi të nënshtronin banditë shqiptarë dhe të zgjeroheshin në gjithë kontinentin. Belgjika dhe Holanda ishin epiqendra e aktivitetit falë porteve strategjike të Roterdamit dhe Anversës, përmes të cilëve tonë të tëra kokaine mbërrinin nga Amerika Latine, të fshehura në sapunë, bojë të bardhë ose materiale ndërtimi. Metodat ishin klasike: korruptim punëtorësh, infiltrime natën nëpër mol, kompani të rreme import-eksporti.

“Ëndrra emirate”

Në vitet 2010, pavarësisht milionave të përfituara, kokaina nuk mjaftonte më. Konkurrenca filloi t’u merrte treg, ndaj Çopjat hynë në pastrimin e parave dhe trafikun e armëve, duke u kthyer në ndërmjetës për grupe të tjera kriminale. Ata investuan në pasuri të paluajtshme në Tiranë e Elbasan – apartamente, ndërtesa, bare, restorante, kompani ndërtimi – me qëllim të dyfishtë: pastrimin e parave dhe krijimin e një imazhi si investitorë të mëdhenj në sytë e qytetarëve dhe autoriteteve.

Në luftën për influencë, ata shpërndanin ryshfete të majme tek zyrat e këmbimit dhe farmacitë, të cilat më pas propagandonin imazhin e tyre. Raporte të mëvonshme policore i akuzuan për korrupsion edhe me figura të njohura politike e ekonomike.

Ndërkohë, Franc Çopja zhvendosi selinë e mafies në Dubai, ku ndërtoi një vilë gjigante në Dubai Hills, një lagje luksoze. Vlera e shtëpisë nuk dihet saktësisht, por në zonë një e tillë kushton mes 1.5 dhe 7.8 milionë euro. Sipas një gazetareje shqiptare, klani kishte investuar gjithsej 200 milionë euro në Dubai.

Vrasje në seri

Zhvendosja e tyre ndezi rivalët. Banda shqiptare Alibej, me degëzim deri në Molenbeek të Brukselit, nisi të sfidonte territorin e Çopjave. Konflikti shpërtheu pas zhdukjes së një ngarkese të madhe kokaine në brigjet britanike, për të cilën Çopjat akuzuan Ardit Spahiun, kreun e Alibejve. Ky e mohoi, por përplasja degjeneroi në përleshje të armatosura dhe më pas në vrasje të përgjakshme.

Më 1 korrik 2019 u vra Klevi Baho, anëtar i Alibejve. Në dhjetor të po atij viti, viktimë ra edhe 26-vjeçari Andi Zylyfi. Në total, klani lidhet me të paktën nëntë vrasje me pagesë, përfshirë ekzekutimin e vetë Ardit Spahiut, më 27 nëntor 2020, në mes të Molenbeekut. Një atentat brutal dhe i rrallë për Belgjikën, autorët e të cilit më pas u kapën në Spanjë dhe Gjermani.

Këto vrasje e bënë klanin objektivin kryesor të autoriteteve ndërkombëtare. Në vitin 2021, mbyllja e SkyECC u dha hetuesve prova të reja. Në vitin 2023, policia e Dubait arrestoi Franc Çopjan – tashmë me identitetin Franc Gergely – dhe e ekstradoi në Belgjikë me avion privat, “për arsye sigurie”. Vitin pasues, edhe vëllai i tij Hajdar u arrestua në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për momentin, asnjë vendim gjykate nuk ka dalë ende. Franc Çopja, i burgosur në Belgjikë, është i akuzuar për vrasje, privim lirie, fshehje trupi, kërcënime, posedim të paligjshëm eksplozivësh e municionesh dhe pengim të drejtësisë – akuza që mund t’i sjellin 21 vjet burg.

Megjithatë, vala e fundit e arrestimeve të koordinuara nga Europol tingëllon si fundi i kësaj organizate mafioze… një vend të cilin, me gjasë, të tjerë janë gati ta zënë.

klani mafioz i copjave gazeta le soir

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë