23 October 2022, 09:03
Nga A.B
Foto e dy personave te Liqeni
TIRANË- Ben Blushi ka ndarë me ndjekësit një fotografi të bërë nga liqeni, ndërsa shihet një burrë dhe një grua. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e Ben Blushi ka qenë mbishkrimi në bluzën e burrit, në pjesën e pasme të bluzës shënohet B.Blush dhe numri 35.
Blushi pyet se kush mund të jetë B.Blushi, duke postuar foton në FB, kërkon që kushdo e njeh personin të fjalë të mund të komunikojë me të. Mirëpo, si për çudi ai mori përgjigje nga vetë personi me emrin B.Blushi. Ai i tregon se është personi në foto, si dhe si shpjegon numrin në bluze.
'E vertete, z. Blushi, nuk jeni ju sepse B. Blushi ne foto jam une. E kam emrin Besmir, nuk e qelluat ne shenje. Dhe sigurisht numri 35, ka kuptimin e moshes sime, si dhurate nga dikush i afert i imi. Foton bardhe e zi e bejme kur te doni. Respekte.''- shkruan Besmir Blushi.

Ben Blushi, i lumtur nga përgjigjia, i bën ftesë që të takohen dhe të ndajnë historinë e jetës me njëri tjetrin.
'Faleminderit Besmir dhe me vjen mire qe u njohem. Jam i bindur qe origjina jone e larget rrjedh nga fshati Blush i Kolonjes, nga i cili gjyshi i gjyshit tim ka ikur ndoshta para 200 vitesh. Do doja te takoheshim kur te mundesh per te shkembyer historite tona.'- i kthen Blushi.
POSTIMI:
B. BLUSHI QË NUK E NJOH DEL NGA LIQENINuk e di kush është B.Blushi i cili ka dalë sot te liqeni për ecje, por di që B.Blushi në këtë foto nuk jam unë.Dikush ma coi këtë fotografi dhe unë e postova me shpresën se mund takoj këtë person dhe ta pyes kush është B.Blushi dhe si e ka emrin nga Bujar në Baftjar në Burim apo Blerim, Bekim, Beqir, Bamir apo ndoshta Ben. Dhe sigurisht c’kuptim ka numri 35? Jane 35 vjet apo është numri që mban B.Blushi në skuadrën me të cilën luan? Do doja shumë ta njihja B.Blushin keshtuqë kushdo që e njeh të më shkruajë. Nëse pranon do bëjmë nje fotografi bardhë e zi të dy si B.Blushi me B.Blushin.
ben blushi
Aktualitet
23 October 2022, 08:36
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë fo...
Aktualitet
23 October 2022, 08:04
A.B
Foto ilustruese
GREQI- Historitë e tyre të kujtojnë filmat amerikanë të gangsterëve, por skenari i tyre ndodh në Athin&e...
Aktualitet
23 October 2022, 07:41
A.B
Maratona
TIRANË- Ditën e sotme zhvillohet Maratona e Tiranës! Ky është eventi më i madh sportiv në kryeqytet me vrapues ...
Aktualitet
23 October 2022, 07:21
A.B
Lear Kurti
TIRANË- Momenti i fundit nga spitali i Lear Kurtit. Kjo pamje rrënqethëse, është bërë publike nga kryetari i ...
Aktualitet
23 October 2022, 07:11
A.B
Moti
TIRANË- Vendi ynë në pjesën e parë të ditës parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve në...
Aktualitet
22 October 2022, 23:15
k.m.
Foto ilustruese
GREQI- Një 21-vjeçar shqiptar u arrestua mesditën e së premtes si pjesë e një bandë që kryente gr...
Aktualitet
22 October 2022, 22:07
k.m.
Foto ilustruese
FRANCË- Autoritetet franceze kanë arrestuar një shqiptar, i cili me makinën e tij fuoristradë po transportonte 83...
Aktualitet
22 October 2022, 21:42
k.m.
Lush Susaj
Për pedagogun Lush Susaj, Universiteti Bujqësor është shtëpia e tij e dytë.
“Unë kam studiuar agrokult...
Aktualitet
22 October 2022, 21:25
k.m.
Indrit Ndoji
KRUJË- Vëllezërit Sajmir dhe Landi Miri, përkatësisht 39 dhe 18 vjeç janë vënë në pra...
Aktualitet
22 October 2022, 20:53
k.m.
Lear Kurti
TIRANË- Dalin pamje të tjera nga vdekja e Lear Kurtit dhe se çfarë ishte duke bërë para se të ndalohej nga ...