5 June 2024, 07:17
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Këto ditë, maturantët po u nënshtrohen provimeve përmbyllëse në studimet e detyrueshme të ciklit parauniversitar, por të dhënat zyrtare nga Ministria e Arsimit tregojnë se numri i tyre gjatë 10 viteve të fundit ka pësuar rënie me 34%. Në vitin 2014, në provimet e maturës morën pjesë 42,318 nxënës, ndërsa këtë vit, rreth 28 mijë maturantë, 14 mijë më pak ose -34%.
Numri i maturantëve këtë vit rezulton të jetë reduktuar me 7% në krahasim me vitin 2023. Reduktimi i të rinjve maturantë do të thotë më pak studentë në universitetet e vendit në të ardhmen. Shumë degë, sidomos ato të mësuesisë, rrezikojnë të mbyllen.
Vitin e kaluar u regjistruan në universitet rreth 22 mijë maturantë, nga rreth 30 mijë gjithsej, teksa shifrat sugjerojnë se këtë shtator, numri i të rinjve drejt auditorëve do të jetë edhe më i ulët.
Nga ana tjetër, tregu i punës po vuan nga mungesa e punonjësve dhe aftësive në të gjithë sektorët. Reduktimi i fuqisë punëtore dhe rënia e cilësisë mësimore (testi PISA 2022) pritet të vështirësojë edhe më shumë situatën, teksa bizneset dhe qeveria janë angazhuar që të përmbushin mungesat me punonjës të huaj.
Zhvillimet demografike lajmërojnë se gjatë dekadës në vijim do të thellohet rënia e numrit të maturantëve dhe studentëve.
Rënia e lindjeve, emigracioni i përqendruar në moshat e reja, pritet të çojë numrin total të studentëve që regjistrohen në vit të parë jo më shumë se 10 mijë në vitin 2032 dhe jo më shumë se 50-60 mijë studentë gjithsej në universitete, nga rreth 120 mijë që ishin në vitin akademik 2022-2023.
Ekspertët sugjerojnë se kjo tendencë nuk duhet konsideruar si një sfidë, por një shans për të rritur cilësinë e studimeve në universitetet dhe për t’iu kthyer atyre funksionet që u takojnë në dije dhe në angazhimin në shkencë.
Zhvillimet demografike dhe ato të teknologjisë tregojnë se në dekadat në vijim, degët e TIK-ut dhe të shëndetit do të jenë ofruesi i madh i vendeve të punës në të gjithë botën. Kjo tendencë po vihet re edhe tek universitetet shqiptare në të cilat në vitet e fundit ka një përqasje më të mirë për të përzgjedhur.
Në Universitetin e Tiranës, programi i studimit që kishte më shumë interes ishte informatika me Financa, Informatika Ekonomike dhe Drejtësia që pothuajse ezauruan kuotat që në raundin e parë, ndërsa degët që kishin më pak interes ishin gjuhët e huaja, ku në raundin e parë mbeten mbi 90 për qind të kuotave të lira.
Gjithashtu degë të tilla si shkencat politike, Fizika, Historia, Gjuhë -letërsia, arkeologjia, Biologjia, Filozofia kishin mbi 70-80 për qind të kuotave të lira në raundin e parë./MONITOR
maturante ne shqiperi
Aktualitet
5 June 2024, 07:16
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e mërkurë moti pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme....
Aktualitet
4 June 2024, 22:24
I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për krimin e organizuar dhe për sasitë e mëdha të parave që ata dispon...
Aktualitet
4 June 2024, 22:21
B.Z
Intervista
TIRANË - Emisioni “Stop” është në Lushnje për problemin e një zonje, e cila thotë se bashk&...
Aktualitet
4 June 2024, 22:01
B.Z
Fejzi Shkemza
SHKODËR - Fejzi Shkemza me banim në Shkodër, tregon, se ka blerë një automjet në Korçë, por nuk e p...
Aktualitet
4 June 2024, 20:45
M.B
Pjetër Pacani
TIRANA- Pjetër Pacani, i dënuar për “vrasje në rrethana cilësuese” mësohet se ësht&e...
Aktualitet
4 June 2024, 20:10
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në Shqipëri, skema e mashtrimit financiar me kreditë, e cila ka prekur një numër shumë të lart&e...
Aktualitet
4 June 2024, 19:37
Jona Plumbi
Ndërtime Tiranë
TIRANË - Ndërtimi në Tiranë gjatë 9 viteve të fundit nuk është në propocion me ...
Aktualitet
4 June 2024, 19:31
B.Z
Ariana Gaçi
TIRANË - Ndihmësja ligjore pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Ariana Gaçi, u p...
Aktualitet
4 June 2024, 19:18
M.B
Durrës
DURRËS- Gërmimet arkeologjike në Durrës po zbulojnë mozaikë të rinj në një zonë ku ndodhet nj...
Aktualitet
4 June 2024, 18:41
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali për trafik droge. Bëhet me dije se 35-vjeçari me ini...