1 July 2026, 20:19
Nga E. D
pamjet
TIRANË- Një qytetar duke folur në protestën e 32-të radhazi për largimin e Ramës, kritikoi ashpër socialistët Erion Braçen, Taulant Ballën dhe kryedemokratin Sali Berisha. Qytetari komentoi reagimet e Erion Braçes dhe akuzoi deputetin socialist për çështjen e fondeve për fermerët, duke kërkuar që ato të hetohen. Në fund, ai iu drejtua Berishës duke i kërkuar largimin nga drejtimi i opozitës.
"Na ka dalë Erion Braçe, burrë që nuk ia vlen të merresh me të, jo miush, po kone. Vjen e merret me disa njerëz që janë në punën e vet atje në fushën e Myzeqesë, gjoja i përfaqëson. O Erion, ku i ke 136 milionë euro të fermerëve, o zotëri? Pse nuk shkon në SPAK? Po bën gjoja opozitë brenda rrethit tënd, brenda partisë tënde. Shko denoncoje, se janë lekët e gjakut të njerëzve. Ia vodhët Europës ato lekë. Dhe kur ju vidhni edhe lekët e Europës, imagjino çfarë bëni me lekët tona, ore palaço. I them Taulant Ballës, që është bërë, nuk e di se si është bërë, si ballë i gjerë kështu, ka marrë një formë shpërfytyrimi.
Çfarë ke, o burrë i dheut? Ke qenë goxha djalë, me gjoks. Çfarë ke ti, pse e ke humbur ti, ore palaço? Do ikësh, ore palaço, do ikësh zvarrë. Për ta balancuar, se nuk janë vetëm këta, kanë edhe ortakë. Ortaku i tyre është Partia Demokratike, ku thërret qameti. O xhaxhi Sali, po ik o burrë, se vajta 40 vjeç, ore, me ty do merrem unë? Ik, liro partinë se ka djem të rinj, vajza të reja, njerëz të ndershëm e të suksesshëm. Ik me gjithë llumin, kockaxhinjtë që ke mbrapa. Po bëjnë opozitë pa qenë opozitë. O palaço, largohuni, ikni, zhdukuni. Këtu do flasim troç, largohuni, se do t’ju marrim zvarrë," u shpreh qytetari./Dosja.al
protesta per largimin e rames
Aktualitet
1 July 2026, 19:55
G.M
Foto
TIRANË- Pozicioni i Shqipërisë si organizatore e samitit të ardhshëm të NATO-s, është në dyshim p&eu...
Aktualitet
1 July 2026, 19:43
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Protestuesit para kryeministrisë kanë komentuar dhe tubimin e djeshëm që u mbajt para Kuvendit, ku dh...
Aktualitet
1 July 2026, 19:36
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Protesta ka shënuar ditën e 32-të të tubimit të saj këtë të mërkurë. Një...
Aktualitet
1 July 2026, 19:21
E. D
TIRANË- Protesta e 32-të mbahet këtë të mërkurë për largimin e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët kanë n...
Aktualitet
1 July 2026, 19:18
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Protesta qytetare antiqeveritare në Tiranë shënon këtë të mërkurë ditën e saj t&e...
Aktualitet
1 July 2026, 18:22
G.M
Foto
ITALI - Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane në Padova, pasi dyshohet se ishte pjes...
Aktualitet
1 July 2026, 17:02
G.M
Foto
ARGJENTINË- Autoritetet argjentinase po hetojnë origjinën e një sasie kokaine të sekuestruar, pasi pakot e drog&...
Aktualitet
1 July 2026, 16:51
G.M
Pamje
DURRËS- Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë këtë të mërkurë pas kapjes në flagranc...
Aktualitet
1 July 2026, 16:30
G.M
Foto
ELBASAN- Zona e Zavalinës, pjesë e Bashkisë së Elbasanit është goditur nga breshëri i cili ka dëmtuar sek...
Aktualitet
1 July 2026, 16:07
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Autoritetet në Kosovës thanë se kanë arrestuar 9 të dyshuar gjatë një operacioni që sh...