LIVE UPDATES
Aktualitet

Çoban në Greqi, por me kompani 30 mln euro/ Skandali me evazionin, Vezir Brahaj: S'kam lidhje

Pas të moshuarve në Azilet e Pleqve, edhe një çoban me lopë në Greqi rezulton si pronari i kompanisë që ka përfituar 30 milionë euro.

8 July 2022, 19:31 Nga k.m.
Çoban në Greqi, por me kompani 30 mln euro/ Skandali me evazionin,
Vezir Brahaj

TIRANË- Vezir Brahaj është një prej të moshuarve, identiteti i të cilëve u përdor nga mafia e inceneratorëve për t’i shitur kompaninë që përfitoi jo pak por 30 milionë euro nga komanitë e Inceneratorëve të Klodian Zotos. SYRI TV ka arritur të kontaktoj me Brahajn, edhe pse prej vitesh ai ndodhet në emigracion e në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ekskluzivisht për Syri Televizion Brahaj ka deklaruar se prej 18 vitesh ndodhet në Greqi ku ka punuar si çoban me lopë, e nuk ka asnjë dijeni se çfarë është insenerimi i mbetjeve e jo më që të ketë aksione në kompani të lidhura me Inceneratorët e Klodian Zotos.

Brahaj ka rrëfyer se prej fatkeqësive në familje, është detyruar të strehohet tek e bija në Greqi e në Shqipëri ka ardhur vetëm kur i ka vdekur djali i vetëm e nuk ka pasur marrëdhënie pune.

Por skandali duket se thellohet edhe më tej, pasi edhe pse Brahaj ndodhej në Greqi ku punonte si çoban, e në vitet e fundit ishte në pamundësi për të punuar pasi kishte pësuar goditje në zemër, në Shqipëri, Mafia e Inceneratorëve e deklaronte atë si të punësuar në Shqipëri. Sipas të dhënave të siguruara nga Syri Tv rezulton se Brahaj deklarohej i punësuar në Tatimeve nga kompania “Elvis 03” gjatë periudhës Dhjetor 2019 – Dhjetor 2021 dhe nga muaji shtator 2021 deri në prill 2022 i punësuar në kompaninë Elvis CO. Por sipas tij, në këtë periudhë ai ka qenë në Greqi, e për më tepër ka qenë I shtruar edhe në Spital.

Një tjetër skandal I institucioneve, që vlen të hetohet nga SPAK është edhe fakti, se kur Vezir Brahaj nuk ka qenë fare në Shqipëri si është kryer blerja e kompanive nga ana e tij dhe shitja nga e moshuara tjetër që ndodhet në azil Rruzhdie Meta. Rezulton se kompania Elvis CO është shitur nga Ruzhdie Meta tek Vezir Brahaj në muajin maj 2020, ndërsa në kompaninë Elvis 03 nga viti 2019 e deri më sot Vezir Brahaj rezulton administrator. E me statusin e administratorit, Brahaj  është edh epersoni me të cilin institucionet shtetërore krijojnë marrëdhënien. Por teksa Vezir Brahaj këtë periudhë ka qenë çoban me lopë në Greqi, i takon SPAK që të hetojë se kush ëhstë personi që ka përdorur identietin e tij dhe ka kaluar plot 30 milionë euro nga taksat e shqiptarëve në xhepat e mafies së plehrave.

Intervista e plotë e Vezir Brahaj dhenë për SYRI TV: 

Gazetarja: Alo përshëndetje   

Vezir Brahaj: Përshëndetje zonje

Gazetarja: Me Z. Vezir Brahaj flas?

Gazetarja: Z. Vezir sa vjeç jeni dhe ku jetoni?

Vezir Brahaj: Unë jetoj në Greqi te çupa e vogël

Vezir Brahaj: Që nga 2008 deri më sot

Gazetarja: Gjatë kësaj periudhe kohore sa herë keni ardhur në Shqipëri zotëri?

Vezir Brahaj: Kam ardhur nja 3-4 herë, herën e fundit kam ardhur në 2019 në 25 janar më vdiq djali i vetëm. Ndenja 3 muaj deri në maj dhe u ktheva në Greqi se isha vetëm. Gruaja më vdiq në 2008, ngela vetëm.

Gazetarja: Z.Brahaj prej ditësh Prej ditësh emri juaj është përmendur se ju jeni pronar i dy kompanive të lidhura me inceneratorët që kane qarkulluar rreth 30 milionë euro, si qëndron e vërteta Z. Vezir a jeni ju pas këtyre transaksioneve?

Vezir Brahaj: Unë nuk e di kush i ka hedhur.. nuk e di

Gazetarja: Z. Vezir në emrin tuaj rezultojnë 2 kompani  ‘Elvis 03’ dhe ‘Elvis COO’. A i keni blerë ju këto kompani?

Vezir Brahaj: Jo, Jo, Jo nuk kam blerë unë kompani nuk di gjë për atë punë...

Gazetarja: A jeni marrë ndonjëherë me biznes Vezir?

Vezir Brahaj: Jo, jo, jo, jo vetëm në Greqi, çoban me lop. 300 euro në muaj.

Gazetarja: Po shtetasit Dashamir Ymeraj dhe Eneid Zeqo a i njihni, sepse rezultojnë se ju keni blerë dhe ata ju kanë shitur kompanitë, a i njihni ju këta?

Vezir Brahaj: jo, jo, jo, jo s’njoh asnjë njeri unë fare.

Gazetarja: Nuk i keni takuar asnjëherë zotëri?

Vezir Brahaj: Jo, jo, jo, asnjëherë

Gazetarja: Po në Shqipëri ku keni jetuar zotëri kur keni qenë këtu?

Vezir Brahaj: Unë kam jetuar në fshat në Kanegjë.

Vezir Brahaj: Pastaj në Kombinat vdiq gruaja në Misto Mame e kam varrosur aty në Sharrë dhe si kam hequr ato eshtrat akoma.

Vezir Brahaj: Se u shtrova në spital në Janinë nja 10 ditë jam operuar nga zemra.

Vezir Brahaj: Kam bërë nja 3 operacione dhe nuk jam në gjendje tani të vazhdoj punën

Gazetarja: Po në të shkuarën çfarë pune keni bërë kur keni qenë në Shqipëri me çfarë jeni marrë?

Vezir Brahaj: Në kooperativë furrxhi

Gazetarja: Po vitet e fundit me çfarë jeni marrë zotëri?

Vezir Brahaj: Nja 2-3 vjet atje në firmë private në Gurore, iku Gurorja u mbyll erdha në Shqipëri.

Vezir Brahaj: Jam operuar në zemër nuk punoj dot më tani

Gazetarja: A mendoni se te kompania ku keni punuar ju ka marr dikush një firmë ose një kartë identiteti dhe i ka kryer këto veprime pa dijeninë tuaj?

Vezir Brahaj: Jo, jo, jo, karta e identitetit mua më ka humbur në spitalin e Janinës

Gazetarja: Po me kompaninë e inceneratorëve a keni pasur ndonjëherë ndonjë lidhje ose ndonjë të afërm që ka punuar ose ndonjë…

Vezir Brahaj: jo jo jo jo … asnjë lidhje me asnjë kompani

Gazetarja: A keni ndonjë dyshim që ju vjen ndërmend që mund ti ketë bërë këto veprime pa lejen tuaj

Vezir Brahaj: Po ca s’bën vaki ti zonjë

Vezir Brahaj: Unë jam sot e 18 vjet jam larguar nga Shqipëria

Vezir Brahaj: Djali më vdiq nga gazi punonte te firma ‘Arbrit’ atje vdiq nga gazi, në Bulqizë.

Vezir Brahaj: E varrosa më 26 janar të 2019 dhe erdha këtu.

Vezir Brahaj: U sëmura nga zemra u operova vet kështu vazhdoi jeta ime tani.

Gazetarja: Një i afërmi juaj në fakt na ka treguar edhe një episode tuajin, qe keni pasur djalin e sëmure dhe nuk keni pasur mundësi financiare për ta kuruar.

Gazetarja: Po ne këtë periudhe a ju ka ndihmuar dikush pra ose a mendoni se mund të jetë bërë ndonjë transaksion pra në këto kompani?

Gazetarja: A ju kane ndihmuar këta persona për te zgjidhur hallin?

Vezir Brahaj: Jo jo jo jo asnjë person i asnjë kompanie

Gazetarja: Pra Dashamir Ymeraj dhe Eneidi Zeqon ju nuk i njihni?

Gazetarja: Pra ju rezultoni se ky person ju ka shitur ju 2 kompani pra dhe jeni bashkëpronar

Vezir Brahaj: Unë nuk i njoh fare tani nuk e di nga është …

Vezir Brahaj: Ca pune kryen ai..

Vezir Brahaj:  Unë çoban me lopë, atë të thashë 300 euro në muaj mbaja gurë, mbaja ndihmoja djalin.

Vezir Brahaj: E në 29 maj, shkurt më gjetën atje të shtrirë më mori ambulanca me polici më shtroi në Janinë

Gazetarja: E kuptoj, po për kompanitë e inceneratorëve zotëri a keni dëgjuar ndonjëherë?

Vezir Brahaj: Jo, jo, jo, jo nuk jam lidhur me kompanitë fare unë nuk njoh fare asnjë kompani zonjë

Gazetarja: Po nga prokuroria ose policia keni pasur kontakt, ju ka kontaktuar njeri?

Vezir Brahaj: Jo jo jo jo te policia shyqyr zotit nuk kam vajtur …

Vezir Brahaj: Te dera e policisë apo prokurorisë apo në gjykatë …

Vezir Brahaj: Nuk jam marrë me këto gjëra unë…

Vezir Brahaj: Nuk I njoh nuk i njoh fare… I njoh si ashtu po nuk më ka çuar perëndia.

Gazetarja: Gjatë periudhës së dhjetorit të 2019 deri në Dhjetor të 2021 ku keni qenë në këtë periudhë?

Vezir Brahaj: Në Greqi te çupa e dytë dhe e treta

Gazetarja: E kuptoj , sepse rezulton që ju në Dhjetor të 2019  deri në Dhjetor të 2021 ju kanë deklaruar të punësuar tek subjekti Elvis 03 Grup.

Vezir Brahaj: Nuk i njoh fare moj zonjë unë ata … unë varrosa djalin e vetëm

Vezit Brahaj: 3 ditë dhe erdha këtej

Gazetarja: E kuptoj, po për periudhën në shtator të 2021 deri në prill të këtij viti ku keni qenë?

Vezir Brahaj: Jam këtu në Greqi nuk kam shkelur fare po bëj 4 vjet mbush djali në Janar jam këtu te çupa e vogël në Greqi./ Marrë nga Syri.net

vezir brahaj skandali me evazionin fiskal

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...