Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Autoritetet greke kanë shkatërruar një rrjet të mirëorganizuar të trafikimit dhe shpërndarjes së kokainës në ishullin e Mykonosit. Grupi kriminal përdorte tre kompani transporti privat (transfer) si mbulesë për të kamufluar aktivitetin e paligjshëm dhe për të pastruar paratë. Në pranga kanë rënë 9 persona—shqiptarë, grekë dhe turq—të cilët ishin pronarë të këtyre kompanive që transportonin turistë brenda ishullit. Gjatë operacionit të zhvilluar më 21 gusht, policia sekuestroi sasi të ndryshme droge, para të gatshme dhe 7 furgonë që përdoreshin për lëvizjen e lirshme në çdo zonë pa ngjallur dyshime. Fjalët e koduara: Nga “garnitura rozë” te “vajzat” Hetimet zbuluan se anëtarët përdornin gjuhë të koduar për të shmangur zbulimin. Kokaina rozë thirrej “lachmatzoun”, “garniturë rozë”, “me ngjyra” apo “recetë sekrete”, ndërsa kokaina e zakonshme emërtohej si “klasike”, “vezë” apo “vajza”. Rrjeti shiste 1 gram kokainë të zakonshme për 120-150 euro, 1 gram kokainë rozë për 170-200 euro dhe MDMA për 60-80 euro grami. Në një përgjim telefonik të datës 19 korrik, dy anëtarë të rrjetit dëgjohen duke udhëzuar njëri-tjetrin për vendndodhjen e lëndës narkotike: Anëtari 1: “Ke edhe… në… panelin e instrumenteve përpara, atje në ndarjen e kruskotit...” Anëtari 2: “Po.” Anëtari 1: “Ke edhe dy lakman. Janë në... në lojë...” Anëtari 2: “Po.” Anëtari 1: “Mbaje mendjen... Vetëm mbaje mendjen, kështu. Mbaje mendërisht.” Deklaratat zyrtare dhe skema e pastrimit të parave Hetimet kishin nisur që në fillim të korrikut pas informacioneve për një organizatë që operonte mes Atikës dhe Mykonosit, ku pikënisja ishte përgjimi i një personi jo grek të njohur me pseudonimin “ISA”. Lidhur me mënyrën se si funksiononte kjo mbulesë, një oficeri i Prokurorisë greke u shpreh: “Si një mjet për të fshehur aktivitetin e tyre të paligjshëm në ishullin e Mykonosit, ata përdorin kompani transporti që janë aktive në transportimin e turistëve dhe vizitorëve në ishull. Nëpërmjet këtij aktiviteti profesional, anëtarët e organizatës vendosin kontakt të drejtpërdrejtë me një numër të madh vizitorësh të huaj ose vendas në ishull.” Përveç parave të gatshme, grupi përdorte edhe metoda moderne pagese për të justifikuar të ardhurat. Oficeri i policisë që drejtoi hetimet shpjegoi: “Anëtarët e organizatës nuk ishin të kufizuar vetëm në përdorimin e parave të gatshme për shitjen e drogës. Ata gjithashtu përdornin instrumente elektronike të pagesës POS, llogaritë e platformës Revolut dhe IRIS, me qëllim lehtësimin e klientëve të tyre dhe arritjen e pastrimit të parave duke justifikuar transaksionin si një aktivitet legjitim nga ofrimi i shërbimeve të transferimit.” Të gjithë të arrestuarit pritet të dalin të enjten e ardhshme përpara hetuesit për të dhënë dëshmitë e tyre zyrtare.
GREQI- Autoritetet greke kanë shkatërruar një rrjet të mirëorganizuar të trafikimit dhe shpërndarjes së kokainës në ishullin e Mykonosit. Grupi kriminal përdorte tre kompani transporti privat (transfer) si mbulesë për të kamufluar aktivitetin e paligjshëm dhe për të pastruar paratë.
Mediat greke raportojnë se, në pranga kanë rënë 9 persona, shqiptarë, grekë dhe turq, të cilët ishin pronarë të këtyre kompanive që transportonin turistë brenda ishullit.
Gjatë operacionit të zhvilluar më 21 gusht, policia sekuestroi sasi të ndryshme droge, para të gatshme dhe 7 furgonë që përdoreshin për lëvizjen e lirshme në çdo zonë pa ngjallur dyshime.
Hetimet zbuluan se anëtarët përdornin gjuhë të koduar për të shmangur zbulimin. Kokaina rozë thirrej “lachmatzoun”, “garniturë rozë”, “me ngjyra” apo “recetë sekrete”, ndërsa kokaina e zakonshme emërtohej si “klasike”, “vezë” apo “vajza”.
Rrjeti shiste 1 gram kokainë të zakonshme për 120-150 euro, 1 gram kokainë rozë për 170-200 euro dhe MDMA për 60-80 euro grami. Në një përgjim telefonik të datës 19 korrik, dy anëtarë të rrjetit dëgjohen duke udhëzuar njëri-tjetrin për vendndodhjen e lëndës narkotike:
Anëtari 1: “Ke edhe… në… panelin e instrumenteve përpara, atje në ndarjen e kruskotit...”
Anëtari 2: “Po.”
Anëtari 1: “Ke edhe dy lakman. Janë në... në lojë...”
Anëtari 2: “Po.”
Anëtari 1: “Mbaje mendjen... Vetëm mbaje mendjen, kështu. Mbaje mendërisht.”
Deklaratat zyrtare dhe skema e pastrimit të parave:
Hetimet kishin nisur që në fillim të korrikut pas informacioneve për një organizatë që operonte mes Atikës dhe Mykonosit, ku pikënisja ishte përgjimi i një personi jo grek të njohur me pseudonimin “ISA”.
Lidhur me mënyrën se si funksiononte kjo mbulesë, një oficeri i Prokurorisë greke u shpreh:
“Si një mjet për të fshehur aktivitetin e tyre të paligjshëm në ishullin e Mykonosit, ata përdorin kompani transporti që janë aktive në transportimin e turistëve dhe vizitorëve në ishull. Nëpërmjet këtij aktiviteti profesional, anëtarët e organizatës vendosin kontakt të drejtpërdrejtë me një numër të madh vizitorësh të huaj ose vendas në ishull.”
Përveç parave të gatshme, grupi përdorte edhe metoda moderne pagese për të justifikuar të ardhurat. Oficeri i policisë që drejtoi hetimet shpjegoi.
“Anëtarët e organizatës nuk ishin të kufizuar vetëm në përdorimin e parave të gatshme për shitjen e drogës. Ata gjithashtu përdornin instrumente elektronike të pagesës POS, llogaritë e platformës Revolut dhe IRIS, me qëllim lehtësimin e klientëve të tyre dhe arritjen e pastrimit të parave duke justifikuar transaksionin si një aktivitet legjitim nga ofrimi i shërbimeve të transferimit.” Të gjithë të arrestuarit pritet të dalin të enjten e ardhshme përpara hetuesit për të dhënë dëshmitë e tyre zyrtare./Dosja.al
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, nga 24 vatra zjarri të raportuara në të gjithë vendin deri mbrëmjen e 2...
pamje nga protesta DIVJAKË- Banorët e Divjakës kanë shënuar ditën e 26-të të qëndresës së...
PAMJE NGA PROTESTA TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët ...
pamje nga protesta TIRANË- Një aktiviste ka njoftuar sot nisjen zyrtare të mbledhjes së nënshkrimeve për referendu...
protesta 87 TIRANË- Një ish-oficeri i Policisë, mori sot fjalën në protestë dhe iu bëri thirrje të gjithë shq...
protesta 87 TIRANË- Një prej momenteve më emocionale gjatë fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë ...
Zjarr në malin e Shashicës në Vlorë VLORË- Një vatër zjarri është konstatuar mbrëmjen e sotme ...
pamje nga protesta TIRANË- Profesori i njohur Lush Susaj, i pranishëm në protestë që nga dita e parë e saj, ka de...
pamje nga protesta TIRANË- Një emigrant nga SHBA u bëri thirrje të rinjve me ambicie politike që të mos ngurrojnë ta us...
MALLAKASTER MALLAKASTËR- Një 51-vjeçar me emrin Fluturim Salobehaj, nga fshati Selitë i Mallakastrës, ka rën&eu...