17 September 2023, 12:36
Nga a.l
Droga e kapur në kamion
Babë e bir nga Durrësi janë vënë në pranga nga policia, pas kanë tentuar të kalojnë rreth 300 kg kanabis me kamionin e tyre në pikën kufitare të Bozhajt në Mal të Zi. Policia njofton se gjatë kontrollit të kamionit të ngarkuar me dërrasa dhe me paleta që kishin destinacion Austrinë, autoritetet doganore të Malit të Zi, kanë gjetur 180 pako me kokainë. Si pasojë, kanë shoqëruar të dy shtetasit, babë e bir, ndërsa ka nisur hetimi për bashkëpunëtorët e tyre.
NJOFTIMI I PLOTË:
Policia e Shtetit
Bashkëpunim i ngushtë me partnerët, për hetimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike.
Strukturat për Hetimin e Narkotikëve, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shteti, në bashkëpunim me policinë Malazeze janë duke hetuar një rast të trafikimit të një sasie rreth 300 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, nga Shqipëria në Malin e Zi.
Policitë e dy vendeve, kanë intensifikuar veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Gjatë natës, në doganën e Malit të Zi, si rezultat i inteligjencës policore dhe kontrollit të detajuar nga autoritetet doganore të Malit të Zi, është bllokuar një kamion tip “Renault”, i drejtuar nga shtetasi K. O. që shoqërohej nga babai i tij, shtetasi I. O., të dy banues në Durrës.
Gjatë kontrollit në kamionin e ngarkuar me dërrasa dhe me paleta, që kishin destinacion Austrinë, autoritetet doganore të Malit të Zi, gjatë kontrollit të detajuar, kanë gjetur një sasi rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
Policia shqiptare, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe me autoritetet policore dhe ato doganore malazeze, po kryejnë veprime të përbashkëta hetimore, për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.
arrestime ne bozhaj
Aktualitet
17 September 2023, 12:21
a.l
Foto ilustruese
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar një turp veprimin e drejtësisë ...
Aktualitet
17 September 2023, 12:17
a.l
Foto ilustruese
TIRANË- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të fushës së sportit në Laprakë. S...
Aktualitet
17 September 2023, 11:32
a.l
Droga
ITALI- Policia italiane ka vënë në pranga 2 shqiptarë dhe një italian, pasi janë kapur në flagrancë duke shit...
Aktualitet
17 September 2023, 11:09
a.l
GREQI- Europol dhe Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA) kanë zhvilluar një operacion antidrogë në Selanik e ...
Aktualitet
17 September 2023, 10:47
a.l
Droga
SPANJË- Një shqiptar i cili cilësohet si një nga drejtuesit e celulës së 'Kartelit Ballkanik' është arrestuar...
Aktualitet
17 September 2023, 10:43
a.l
Foto ilustruese
SARANDË- Aleks Likaj 36 vjeç është arrestuar sot nga policia në Sarandë pasi ishte në kërkim p&eu...
Aktualitet
17 September 2023, 10:29
a.l
Foto ilustruese
PËRMET- Afroviti Peçi është 80-vjeçarja e cila u dhunua për vdekje me një shkop druri nga bashkë...
Aktualitet
17 September 2023, 10:25
a.l
Foto ilustruese
LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në superstradën, Lezhë – Shkod...
Aktualitet
17 September 2023, 10:09
a.l
Foto ilustruese
PËRMET- Leonidha Peçi është 82-vjeçari në Përmet. që vrau mëngjesin e sotëm bashk&eum...
Aktualitet
17 September 2023, 09:58
a.l
Petrit Jaupaj
BALLSH- Një ngjarje sa e rëndë aq edhe e trishtë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Ballsh, ku një mësue...