5 October 2023, 21:56
Nga I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për dënimet që ka dhënë gjykata për aferën e inceneratorëve, ku ditën e sotme u dënua Lefter Koka dhe një numër zyrtarësh, por u shpall i pafajshëm, ish deputeti socialist Alqi Bllako. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha deklaroi se drejtësia nuk e zbardhi skemën e grabitjes dhe ende nuk dihet ku kanë shkuar paratë, por peshku më i madh rezultoi Lefter Koka.
"Vlera e parave të investuara shkon diku te 65 milionë euro. Me sekuestrimet që janë bërë është diku te 5 milionë euro. Pjesa tjetër, këto 60 milionë të tjera ku kanë shkuar? Kompanitë i kanë llogaritë bosh. Ajo që është kërkuar nga opinioni publik dhe mediat, të goditet skema dhe ata që e hartuan skemën. Këta nuk janë në këtë vendim gjykate. Peshku më i madh doli Lefter Koka. Vendimet nuk janë të lehta, por atë që ka kërkuar opinioni publik nuk e kemi. Duke patur parasysh këtë, nuk lë ndonjë shpresë për më tej. Bllako ka bërë 18 muaj burg. Duke patur parasysh kohën e paraburgimit, që vlerësohet 1.5 ditë, I shkojnë 27 muaj. Praktikisht i bie që ka bërë 2 vjet e tre muaj. I mbeten edhe 5 muaj të tjerë, por i lind e drejta, që të përfitojë liri me kusht. Jemi para faktit të kryer që ai u dënua. Beteja do të duket në apel. Sot nuk e kemi ende të qartë se cfarë ka ndodhur. Ky thesi me lek, që lëviz në tubacione, ende nuk e dimë. Është ajo pyetj, ore lekët ku vajtën? Ë gjithë kjo gjë, që ta ketë bërë Lefter Koka dhe Alqi Bllako… Sot kishte një kronikë në Top Channel, kishte marrë reagim një të dënuari 74 vjeç. Ai një firmë kishte hedhur. Ai doli dhe tha, u them zyrtarëve, mos firmosni më, jinni të përgjegjshëm. Pra dukej thelbi i procesit", tha Hoxha.
artan hoxha lefter koka
Aktualitet
5 October 2023, 21:28
I.A
Foto Ilustruese
KORÇË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Mësohet se një makinë ...
Aktualitet
5 October 2023, 21:24
f.i
foto ilustruese
ITALI- Një mjek shqiptar është arrestuar në Itali, nën akuzën e rëndë për abuzim seksual ...
Aktualitet
5 October 2023, 20:42
I.A
Roland Xhaxho
TIRANË- Mjeku anestezist-kardiolog Roland Xhaxho ka reaguar pas vdekjes së fëmijës 3-vjeçar, pas ndërhyrjes q...
Aktualitet
5 October 2023, 19:33
h.k
Serafin Papa
TIRANË-74-vjeçari Serafin Papa, një prej anëtarëve të komisionit i dënuar për aferën e incenera...
Aktualitet
5 October 2023, 18:37
f.i
foto ilustruese
GREQI- Një 17 vjeçar shqiptar është rrahur dhe kërcënuar me armë nga 4 grekë bashkëmosh...
Aktualitet
5 October 2023, 17:59
Gjergj Erebara
Ndertesa ne Tirane
TIRANË-Çmimet e banesave në Shqipëri pësuan një rritje tjetër me 11% gjatë gjashtëmujorit...
Aktualitet
5 October 2023, 17:52
h.k
GJERMANI- 3 shqiptarë kanë rënë ditën e sotme në prangat e Policisë Gjermane për trafikim të kokainës. Sipas...
Aktualitet
5 October 2023, 17:48
I.A
TIRANË- Një 42-vjeçare nga Maqedonia e Veriut është gjetur pranë Bashkisë së Tiranës e vetme. mësohet...
Aktualitet
5 October 2023, 17:32
I.A
Kristen Adams
LETONI- Një pjesëtare e stafit civil të Forcave Kanadeze pretendon se është sulmuar seksualisht në bazën e...
Aktualitet
5 October 2023, 17:06
I.A
Policia
LUSHNJE- Ish-shefi i Financës në Burgun e Kosovës në Lushnjë është arrestuar nga policia pasi ësht&eum...