24 October 2025, 13:26
Nga E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Policia ka arrestuar sot pronarin e një lokali në lagjen 13 Plazh në Durrës. Pronari 32-vjeçar, banues në Durrës u arrestua pasi në lokalin e tij viheshin baste sportive me anë të celularëve. Policia ka nisur hetimin edhe për katër personat të tjerë, të cilët u gjetën në ambientet e lokalit duke vënë baste sportive.
Gjatë kontrollit fizik, në ambientet e lokalit u gjet edhe një sasi lënde narkotike kanabis. Policia ka shoqëruar 32-vjeçarin drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë
Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një lokal në lagjen nr. 13 Plazh, viheshin baste sportive, me celularë, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës: arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 32 vjeç, banues në Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. K., H. K., F. P. dhe A. B., të gjithë banues në Durrës.
Në lokalin e 32-vjeçarit, 4 të proceduarit u kapën duke vënë baste sportive, me celularë. Më tej, gjatë kontrollit fizik të kryer ndaj pronarit të subjektit, u gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
lojëra fati pronari 32-vjeçar lënde narkotike
Aktualitet
24 October 2025, 13:08
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Polica ka bllokuar sot në Portin e Durrësit qindra veshje të markave ndërkombëtare, të cilat ishi...
Aktualitet
24 October 2025, 12:24
E. D
Juxhin Koka
TIRANË- GJKKO i ka konfirmuar masën e sigurisë "arrest me burg" Juxhin Kokës, i cili u ekstradua sot nga Spanja. ...
Aktualitet
24 October 2025, 11:56
E. D
Lefter Koka
TIRANË- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka për lirim nga qelia. Ish-min...
Aktualitet
24 October 2025, 11:49
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Gati katër milionë euro u shpenzuan nga 28 subjekte politike gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurt...
Aktualitet
24 October 2025, 11:39
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Autoriteti Kombëtari Ushqimit, ka njoftuar se po vijon inspektimin në qarqe të ndryshme të vendit, n...
Aktualitet
24 October 2025, 11:11
E. D
foto ilustruese
SPANJË- Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim është ekstraduar nga Spanja. Juxhin Koka akuzohet nga...
Aktualitet
24 October 2025, 10:41
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Policia ka arrestuar një 51-vjeçar, i cili gjatë një konflikti për motive të dob&eu...
Aktualitet
24 October 2025, 10:32
E. D
pamje nga vendngjarja
FIER- Naftëtarët kanë dalë duke protestuar sot para zyrave të kompanisë Bankers Petroleum.&nb...
Aktualitet
24 October 2025, 10:37
I.A
Vodafone Albania
Sa herë u është dashur të prisni në radhë për një shërbim, apo të orvateni nëpë...
Aktualitet
24 October 2025, 10:20
E. D
Bankers
TIRANË- CEO i “Bankers Petroleum” Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo, kanë kërkuar ndryshim ...