6 October 2025, 16:44
Nga M.L
Elvis Shkëmbi
TIRANA- Elvis Shkambi është arrestuar sot si autor i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, dhe plagosjes së dy personave të tjerë, në një sulm të armatosur që ndodhi brenda ambienteve të gjykatës në Tiranë. Motivi i dyshuar i ngjarjes lidhet me një konflikt pronësie, në të cilin gjyqtari Kalaja kishte rol kyç, pasi kishte në shqyrtim dosjen e çështjes.
Sipas burimeve hetimore, konflikti daton disa vite më parë dhe ka origjinën në qytetin e Shkodrës, ku Gjon Shkambi pretendonte se ishte pronari ligjor i një prone mbi të cilën ndodheshin godinat ku jetojnë rreth 31 familje. Sipas Shkambit, ai kishte fituar të drejtën e pronësisë përmes dokumentacionit dhe vendimeve gjyqësore, ndërsa banorët e lagjes “Skënderbeg” e akuzonin për falsifikim dhe uzurpim të pasurisë.
Në vitin 2020, përmbarimi kishte refuzuar të vepronte, duke ngritur dyshime mbi autenticitetin e dokumenteve të paraqitura nga Shkambi. Që atëherë, procesi ligjor është zvarritur ndër vite, mes akuzave të ndërsjella dhe denoncimeve publike nga banorët, të cilët deklaronin se Shkambi kishte nisur prishjen e banesave të tyre në mënyrë të paligjshme.
Godina në fjalë, një ish-shkollë rezervash ndërtimi, ishte banuar nga 31 familje që prej vitit 1992, me një vendim të Bashkisë Shkodër. Banorët këmbëngulin se prona është ende në pronësi shtetërore, ndërsa dokumentet e paraqitura nga Shkambi janë të falsifikuara.
Ngjarja e rëndë kulmoi këtë pasdite në Tiranë, kur Shkambi, sipas Policisë, u paraqit i armatosur në ambientet e Gjykatës së Apelit dhe hap i zjarr ndaj gjyqtarit Kalaja, duke e lënë të vdekur në vend, si dhe plagosi dy persona të tjerë që ndodheshin aty – babë e bir, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Autori është arrestuar në vendngjarje, ndërsa arma e krimit është sekuestruar. Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të sulmit, si dhe për të verifikuar ligjshmërinë e pretendimeve të palëve në konfliktin që, pas vitesh në gjykata, përfundoi në një akt tragjik./ Dosja.al
elvis shkambi astrit kalaja vrasje gjykata e apelit
Aktualitet
6 October 2025, 16:40
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një ngjarje e rëndë tronditi sot kryeqytetin, ku gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, u ekze...
Aktualitet
6 October 2025, 16:32
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku s...
Aktualitet
6 October 2025, 16:29
E. D
Elvis Shkëmbi
TIRANË- Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja, ka dhënë d&...
Aktualitet
6 October 2025, 16:28
M.L
Elvis Shkëmbi
TIRANA- Personi që shihni në foton e mësipërme është autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, 30-...
Aktualitet
6 October 2025, 16:26
E. D
Elvis Shkëmbi
TIRANË- Është identifikuar emri i autorit të dyshuar që qëlloi me armë zjarri në sallë...
Aktualitet
6 October 2025, 16:19
M.L
Foto nga vendngjarja
TIRANA- Pamjet e mësipërme janë nga ngjarja e rëndë që ka tronditur para pak çastesh kryeqytetin....
Aktualitet
6 October 2025, 16:16
E. D
Elvis Shkëmbi
TIRANË- Elvis Shkëmbi është autori i arrestuar i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjen e dy personav...
Aktualitet
6 October 2025, 16:10
M.L
Foto nga vendngjarja
TIRANA- Një sulm me armë zjarri është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiran&e...
Aktualitet
6 October 2025, 16:07
E. D
Astrit Kalaja
TIRANË- Gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u plagos pak më herët në Gjykatën e Apelit ka ndërruar jetë. B...
Aktualitet
6 October 2025, 15:53
E. D
Astrit Kalaja
TIRANË- Të shtëna me armë zjarri u raportuan pak më parë në Gjykatën e Apelit, ku si pasojë...