LIVE UPDATES
Aktualitet

Pa bashkëpunim juridik: Si ua dërgon Kosova ftesat e gjykatave të dyshuarve në Serbi?

Pasi në rrjetet sociale u shfaqën pretendime se Serbia ua kishte dorëzuar autoriteteve të Kosovës të dhënat personale të qytetarëve të saj, Ministria e Drejtësisë e Serbisë reagoi, duke thënë se institucionet shtetërore “nuk kanë marrë pjesë dhe nuk do të marrin pjesë në dorëzimin e këtyre letrave”.

27 June 2026, 14:53 Nga I.A
Pa bashkëpunim juridik: Si ua dërgon Kosova ftesat e gjykatave të
Foto Ilustruese

KOSOVË- Ftesat për paraqitje në gjykatë, që institucionet e drejtësisë në Kosovë ua kanë dërguar personave që jetojnë në Serbi, të cilët dyshohen për krime lufte, kanë hapur debat publik: si i kanë siguruar institucionet e Kosovës adresat e tyre dhe kush ka marrë pjesë në dorëzimin e këtyre ftesave?

Pasi në rrjetet sociale u shfaqën pretendime se Serbia ua kishte dorëzuar autoriteteve të Kosovës të dhënat personale të qytetarëve të saj, Ministria e Drejtësisë e Serbisë reagoi, duke thënë se institucionet shtetërore “nuk kanë marrë pjesë dhe nuk do të marrin pjesë në dorëzimin e këtyre letrave”.

Ajo shtoi se organet kompetente do t’i shqyrtojnë të gjitha rrethanat që, sipas saj, “kanë shqetësuar opinionin publik”.

“Qytetarët duhet ta dinë se nuk janë të detyruar t’i trajtojnë këto letra si akte të vlefshme”, thuhej, ndër të tjera, në njoftimin e ministrisë serbe.

Në pyetjet e Radios Evropa e Lirë se sa ftesa janë dërguar në adresa në Serbi dhe si janë dorëzuar ato, Prokuroria Speciale e Kosovës u përgjigj shkurtimisht: “Nuk kemi koment”.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, dhe, rrjedhimisht, nuk i njeh as institucionet e saj.

Për këtë arsye, mes dy vendeve nuk ka bashkëpunim të drejtpërdrejtë juridik.

Bashkëpunimi zhvillohet përmes misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX), i cili, ndër të tjera, mbikëqyr funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Në vitin 2018, EULEX-i ua kaloi institucioneve vendore të Kosovës të gjitha rastet që lidhen me krimet e luftës.

Nga EULEX-i thanë për Radion Evropa e Lirë se nuk kanë ndërmjetësuar në dorëzimin e fundit të ftesave për marrje në pyetje në rastet e krimeve të luftës, të dërguara në adresat e personave që jetojnë në Serbi, dhe se nuk janë kompetentë për të ndërmjetësuar në kërkesat për ndihmë juridike ndërkombëtare.

Ish-komandanti i Xhandarmërisë së Serbisë, Goran Radosavleviq Guri, deklaroi në fillim të qershorit se veteranë të ushtrisë dhe policisë serbe kanë marrë ftesa për marrje në pyetje në adresat e tyre në Serbi.

Ai shprehu dyshimin se “dikush nga tanët” ua ka dhënë autoriteteve të Kosovës të dhënat e tyre personale.

Shtetet e Bashkuara e lidhin Radosavleviqin me vrasjen e vëllezërve Bytyqi pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999.

Në rrjetet sociale, ndërkohë, nisën të qarkullonin pretendime se ftesat nga Kosova janë dërguar në adresat në Serbi përmes Vjenës.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Postës së Serbisë, Zoran Angjellkoviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjitha dërgesat postare mes Kosovës dhe Serbisë kalojnë përmes shkëmbimit ndërkombëtar, pasi Beogradi dhe Prishtina nuk kanë marrëveshje për bashkëpunim postar.

“Nuk kalojnë vetëm përmes Vjenës, por edhe përmes qyteteve të tjera, si Lubjana dhe Budapesti. Të gjitha dërgesat nga Prishtina klasifikohen në Vjenë dhe, më pas, ato që janë të adresuara për Serbinë, dërgohen atje. E njëjta procedurë vlen edhe për letrat që dërgohen nga Beogradi drejt ndonjë vendi në Kosovë”, thotë Angjellkoviq.

Deputeti i partisë në pushtet në Serbi, Partia Përparimtare Serbe, dhe anëtari i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Çështje të Brendshme, Millovan Drecun, tha se nuk e di se si institucionet e Kosovës kanë siguruar adresat e ish-pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë.

Sipas informacioneve që ai ka, “ka shumë adresa të pasakta dhe të paplota”.

Drecun rikujtoi se me Marrëveshjen e Brukselit është paraparë një mekanizëm për ndihmë juridike ndërkombëtare që duhet të funksionojë përmes EULEX-it, por, sipas tij, institucionet e Kosovës e kanë anashkaluar këtë mekanizëm dhe “ua kanë dërguar ftesat drejtpërdrejt njerëzve”.

Kosova dhe Serbia arritën në vitin 2013, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, një marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike, por ajo nuk ka funksionuar në praktikë.

Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se fokusi nuk duhet të jetë te mënyra se si institucionet e Kosovës i kanë dorëzuar ftesat për marrje në pyetje në territorin e Serbisë, por tek arritja e drejtësisë.

Sipas tij, drejtësia tranzicionale në hapësirën e ish-Jugosllavisë ka dështuar pikërisht për shkak të mungesës së bashkëpunimit ndërmjet shteteve të rajonit.

Në këtë kontekst, ai e cilëson për “keqardhje” reagimin e Ministrisë së Drejtësisë në Serbi.

“Në vend që të gjendet një mënyrë për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës ose që vetë t'i ndjekin penalisht këta persona, bëhet thirrje për bojkotimin e ftesave për marrje në pyetje. Si pasojë, jo vetëm që familjet e viktimave të krimeve të luftës do të mbeten pa drejtësi, por edhe do të mohohet e vërteta. Në vend të ballafaqimit me të kaluarën, secila palë do të vazhdojë ta ketë të vërtetën e saj, në kundërshtim me atë të palës tjetër”, thotë Blakaj.

Ai shton se çdo mungesë bashkëpunimi në ndjekjen penale të krimeve të luftës, nënkupton edhe mospranim të viktimave - gjë që, sipas tij, e bën të pamundur pajtimin.

“Paqja në rajon nuk është e mundur nëse nuk përballemi me të kaluarën dhe nuk i pranojmë viktimat dhe krimet që janë kryer”, thotë Blakaj.

Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri më 1999, u vranë mbi 13.000 njerëz, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Kërkimet vazhdojnë ende për rreth 1.600 persona të zhdukur - shumica prej tyre shqiptarë.

Në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia kanë miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur, pas së cilës është formuar edhe Komisioni i Përbashkët.

Ai synon t'u ofrojë mbështetje politike grupeve punuese për identifikimin e varrezave të mundshme masive ose individuale, përmes shkëmbimit të informacionit.

Mes Prishtinës dhe Beogradit nuk ka marrëveshje për ekstradim.

Por, që nga viti 2022, pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, janë bërë të mundura gjykimet në mungesë.

Sipas ligjit, ato mund të zhvillohen vetëm nëse prokuroria dhe gjykata kanë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.

Aktgjykimi i parë pas një gjykimi në mungesë u dha në dhjetor të vitit 2024, në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burg për krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera në fshatrat Reçak, Mollopolc dhe Petrovë.

Më herët, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) i ka thënë Radios Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës kanë të drejtë të kërkojnë lëshimin e një ‘njoftimi të kuq’ të Interpolit për personat e dënuar në mungesë për krime lufte.

Meqë Kosova nuk është anëtare e policisë ndërkombëtare, Interpol, këto kërkesa përcillen përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Megjithatë, ‘njoftimi i kuq’ i Interpolit nuk është i njëjtë me urdhërarrestimin.

Çdo shtet anëtar zbaton legjislacionin e vet dhe vendos në mënyrë të pavarur nëse do të veprojë mbi bazën e tij.

Në praktikë, kjo do të thotë se Serbia, me shumë gjasa, nuk do të vepronte mbi një kërkesë të Kosovës, pasi nuk e njeh pavarësinë e saj.

Por, një shtet tjetër anëtar i Interpolit mund ta arrestojë dhe ta ekstradojë në Kosovë një person të dënuar në mungesë për krime lufte. Sipas legjislacionit në fuqi, çdo person i dënuar në mungesë ka të drejtë për një rigjykim të ri dhe pa kushte, nëse arrestohet dhe ekstradohet në Kosovë./REL

eulex

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin