5 June 2024, 12:34
Nga r.ll
foto ilustruese
TROPOJË- Një ngjarje që mund të rezultonte me pasoja fatale është parandaluar në Tropojë. Një 19-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve dhe ka kanosur me thikë nënën e tij.
Gjithashtu, dyshohet se i riu i ka vjedhur celularin, njërit prej familjarëve. Gjatë kontrollit fizik, 19-vjeçarit iu gjetën 2 mjete thika dhe celularin e vjedhur, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës në një familje.
Ushtroi dhunë fizike ndaj familjarëve dhe kanosi me mjet prerës (thikë), nënën e tij, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari.
Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se i vodhi celularin, njërit prej familjarëve.
Sekuestrohen 2 mjete prerëse (thika) dhe celulari i vjedhur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, pas marrjes së njoftimit se fshatin Shoshan, po ndodhte një konflikt në familje, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë ku kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Shoshan.
Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe disa familjarëve të tjerë, e ka kanosur nënën me mjet prerës (thikë), si dhe i ka vjedhur celularin njërit prej familjarëve.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 19-vjeçarit, 2 mjete prerëse (thika) dhe celularin e vjedhur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
tropoje
Aktualitet
5 June 2024, 12:14
S.B
pamje nga ngjarja
SARANDË- Arrestohen në flagrancë dy persona dhe procedohet një tjetër në Sarandë. Më...
Aktualitet
5 June 2024, 12:02
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke pasi ka tentuar të përdhunojë nj&e...
Aktualitet
5 June 2024, 11:49
N.F
Protesta
KORÇË- Ditën e sotmë në Korçë është zhvilluar një protestë në lidhje me rritj...
Aktualitet
5 June 2024, 11:52
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një procedurë prokurimi disi e pazakontë është çelur këtë të mërkurë n&eum...
Aktualitet
5 June 2024, 11:40
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- 47-vjecari Besnik Xhaferaj është arrestuar nga policia e Durrësit pasi magazinonte dhe tregonte impla...
Aktualitet
5 June 2024, 11:28
M.B
Foto ilustruese
LIBRAZHD- Një aksident ka ndodhur në zonën e Murrashit ku mësohet se janë përplasur tre automjete dhe si...
Aktualitet
5 June 2024, 11:16
N.F
Arbër Paplekaj dhe biznesmeni i vrarë
TIRANË- Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën gjyqësore ndaj ish-efektivit ...
Aktualitet
5 June 2024, 10:59
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Dhoma Kombëtare e Avokatisë ditën e djeshme njoftoi se do të bojkotonin seancat gjyqësore për tr...
Aktualitet
5 June 2024, 11:06
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KAMZA- Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e ndodhur në Komëz ku disa makinave që jpeshin me...
Aktualitet
5 June 2024, 10:47
N.F
Konferenca e CSDG-së për publikimin e Barometrit të Sigurisë
TIRANË- Në Tiranë, Qendra për Studimin e Demokracis&eu...