Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në kuadër të kësaj ngjarje, policia ka arrestuar gjashtë persona të cilët janë: Orgito Lamka, Kevin Sota, Serxhio Duda, Shahin Xhepexhiu, Santiago Alla dhe Zeni Kule.
DIVJAKA- Një krim është parandaluar ditën e sotme nga policia në Divajkë. Pas një konflikti me sende të forta, 22-vjeçari Ogito Lamka kishte shkuar në një lokal i armatosur me qëllim për të vrarë 51-vjeçarin, Shahin Xhepexhiu.
Në kuadër të kësaj ngjarje, policia ka arrestuar gjashtë persona të cilët janë: Orgito Lamka, Kevin Sota, Serxhio Duda, Shahin Xhepexhiu, Santiago Alla dhe Zeni Kule.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, njëra prej tyre me silenciator, 4 automjete dhe 6 aparate celulare. Armët e zjarrit do t’i nënshtrohen ekspertimit përkatës. Policia ka nisur punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e aktivitetit kriminal të personave të përfshirë.
Njoftimi i policisë
Policia e Divjakës mori njoftim se, në një lokal në pronësi të shtetasit Z. K., 50 vjeç, po ndodhte një konflikt me sende të forta. Menjëherë, shërbimet e Policisë janë afruar në vendngjarje, ku kanë konstatuar shtetasin O. L., 22 vjeç, dhe shtetasin Sh. Xh., 51 vjeç, të cilët ishin dëmtuar gjatë konfliktit me sende të forta.
Shtetasit O. L. dhe Sh. Xh., pasi kanë marrë mjekim dhe kanë përfunduar deklarimet në Komisariat, janë larguar në banesat e tyre.
Gjatë kryerjes së veprimeve për dokumentimin e plotë të konfliktit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, Policia mori njoftim në rrugë operative se një prej autorëve, shtetasi O. L., disa orë më vonë ishte rikthyer te lokali i armatosur me një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe dyshohet se do të vriste shtetasin Sh. Xh.
Ndërhyrja në kohë dhe me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë parandaloi vrasjen. Në vijim të veprimeve operacionale dhe procedurale, specialistët e Hetimit të Krimeve bënë arrestimin e shtetasve:
– O. L., 22 vjeç, me precedent penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në Shqipëri dhe Belgjikë.
Këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë me silenciator, me fishek në fole, gati për qitje.
– K. S., 45 vjeç, me precedent penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në Shqipëri.
Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë.
– S. D., 28 vjeç, me precedent penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në Shqipëri. Ky shtetas drejtonte automjetin me të cilin shtetasi O. L. ishte rikthyer te lokali pas disa orësh.
– S. A., 30 vjeç, i cili ka tentuar të heqë armën e zjarrit nga automjeti i shtetasit K. S.
– Z. K., 50 vjeç, pronari i lokalit, i cili u arrestua për moskallëzim krimi.
– Sh. Xh., 51 vjeç, për moskallëzim krimi, pasi gjatë hetimit ka rezultuar se gjatë deklarimit nuk ka treguar të vërtetën në lidhje me konfliktin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, njëra prej tyre me silenciator, 4 automjete dhe 6 aparate celulare. Armët e zjarrit do t’i nënshtrohen ekspertimit përkatës. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e aktivitetit kriminal të personave të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Pamje FARKA- Një defekt i papritur ka ndodhur në rrjetin e ujësjellësit, gjë e cila ka lënë pa furnizim me ujë bano...
Foto ilustruse DIBRA- Shqipëria ndodhen nën pushtetin e flakëve, ndërsa të shumta janë vatrat e zjarrit që janë ria...
Priskë të Madhe TIRANË- Zjarri aktiv prej ditësh në Priskë të Madhe ka marrë përmasa të mëdha d...
Foto ilustruse KRUJA- Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Bubq të Krujës, për të cilën ka...
Pamje nga arrestimi TIRANË- Ushtrimi i detyrës për një grup xhirimi të televizionit Ora News është kthyer n&e...
Foto ilustruese TIRANË- Në landfillin e kryeqytetit, përgjatë luginës së Erzenit në Sharrë, kodra e mbetjeve u...
TIRANË- Situata nga zjarret në Shqipëri vijon të mbetet shqetësuese. Sipas një njoftimi zyrtar të Ministris...
Zjarrfikësi KURJA- Situata me zjarret në vend vijon të mbetet problematike, ndërsa ata që qëndrojnë në vij&eum...
Ujësjellës-Kanalizime Durrës TIRANA- Disa fshatra të Durrësit do të mbeten pa ujë, për shkak të dëmt...
Pamje TIRANA- Situata me zjarrin në fshatin Daias mes Lundrës e Priskës është përmirësuar, pasi rasti po shkon drej...