Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Të riut i është dorëzuar urdhri i dëbimit i nënshkruar nga Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, menjëherë pasi zbriti në aeroportin Canova të Trevisos nga një fluturim prej Tirane.
ITALI- Autoritetet italiane kanë parandaluar një sulm të mundshëm terrorist duke ndaluar dhe dëbuar me urgjencë një 22-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili i kishte betuar besnikëri ISIS-it.
Sipas medias italiane, të riut i është dorëzuar urdhri i dëbimit i nënshkruar nga Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, menjëherë pasi zbriti në aeroportin Canova të Trevisos nga një fluturim prej Tirane.
Sipas hetuesve të Policisë së Shtetit dhe DIGOS-it, 22-vjeçari kishte planifikuar deri në detaje një sulm me bombë ndaj qendrës tregtare "Adigeo" në Verona, një nga më të mëdhatë në rajonin e Venetos.
Hetimet nga Departamenti Qendror i Parandalimit treguan se i riu ishte radikalizuar përmes rrjeteve sociale të lidhura me terrorizmin ndërkombëtar islamik. Para se të nisej drejt Italisë, ai kishte kryer trajnimin për ndërtimin e lëndëve plasëse duke konsultuar udhëzues specifikë dhe kishte hapur një llogari bankare për të pranuar fonde nga terroristë të tjerë me të cilët komunikonte online.
Disa nga materialet e nevojshme për ndërtimin e pajisjes vdekjeprurëse dyshohet se i kishte porositur paraprakisht dhe dërguar te të afërmit e tij në provincën e Pordenones, te të cilët kishte deklaruar se do të shkonte për vizitë si turist bashkë me prindërit e tij, të cilët ishin tërësisht të pavetëdijshëm për planet e djalit.
Pas ndalimit në kufi, 22-vjeçari është riatdhesuar menjëherë drejt Shqipërisë me një fluturim direkt dhe i është ndaluar përgjithmonë hyrja në Itali. Këshilltarja e Sigurisë në Verona, Stefania Zivelonghi, përgëzoi forcat e rendit për ndërhyrjen e shpejtë, ndërsa hetuesit italianë po vijojnë punën për të verifikuar rrjetin e mundshëm të mbështetësve apo bashkëpunëtorëve që mund ta ndihmonin të ziun në ekzekutimin e planit./Dosja.al
Viktima dhe autori KORÇË- Gjykata e Korçës ka lënë në burg Kristjan Sterjon, 20-vjeçarin i cili aku...
Foto nga vendngjarja SARANDË- Mëngjesin e kësaj të mërkure, një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën e Pest&eu...
Pamje PATOS- Zjarri në Drenije të Patosit vijon të jetë aktiv, ndërsa është zgjeruar ende më shumë gjat&e...
TIRANË- Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, ndodhet sot në ishullin e ...
Pamje KORÇË- Kristian Sterjo, i riu i cili vrau me kallashnikov shokun e fëmirisë ka mbërritur nën masa t&eu...
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se nga 25 vatrat e zjarrit të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 9 prej tyre mbeten ...
Pamje LURA- Forcat zjarrfikëse po vijojnë përballjen e tyre me flakët në Parkun Kombëtar të Lurës, ndërsa...
Kruje KRUJË- Vatra e zjarrit mbi lagjen Abaze në Krujë, në afërsi të vendit të quajtur Kroi i Madh, vijon të j...
Foto ilustruse TIRANË- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 74-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për m&e...
Pamje TIRANË – Vapa përvëluese, e shoqëruar nga temperaturat e larta ka ndikuar jo vetëm te njerëzit, por edhe te kafsh...