2 January 2023, 14:06
Nga a.l
Policia e Rrugores
TIRANË- Policia rrugore ka bërë një apel ndaj shoferëve që të ecin me kujdes, të shmangin shpejtësinë, telefonin teksa udhëtojnë, pra të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Në një njoftim për mediat, policia rrugore bën me dije se në terren në të gjitha akset rrugore janë 11 makina inteligjente, 16 radarë automatikë, si dhe dhjetëra patrulla me mjete të paloguara, të cilat po monitorojnë qarkullimin.
NJOFTIMI I PLOTË:
Shërbimet e Policisë Rrugore, përgjatë 2 ditëve të para të vitit të ri 2023, kanë intensifikuar monitorimet në akset rrugore dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Në të gjitha akset rrugore, 11 makina inteligjente, 16 radarë automatikë, si dhe dhjetëra patrulla me mjete të paloguara, janë duke monitoruar qarkullimin. Njëkohësisht, vijon monitorimi me përzgjedhje edhe për parandalimin e drejtimit të automjeteve, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, të shmangin pijet alkoolike kur u duhet të drejtojnë mjetin, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe në çdo rast, t’i japin përparësi këmbësorëve.
Në fund deklarata mbyllet me mesazhin “Adrenalina e festës nuk duhet të cënojë jetën. Kontribuoni për sigurinë rrugore”.
policia rrugore e tiranes
Aktualitet
2 January 2023, 14:02
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një 58-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohe...
Aktualitet
2 January 2023, 13:41
a.l
Sila Güngören
TURQI- Sila Güngören, turistja 24- vjeçe nga provinca veriore e Çorumit, e cila prej katër muajsh udh&...
Aktualitet
2 January 2023, 13:27
a.l
Policia Italiane
ITALI- Një 36- vjeçar është arrestuar nga policia italiane ditën e sotme. Ai ishte në kërkim pasi kis...
Aktualitet
2 January 2023, 13:11
a.l
policia italiane
ITALI- Një 20- vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane. Burime nga mediat vend...
Aktualitet
2 January 2023, 11:58
a.l
Tirane
TIRANË- Dy persona janë arrestuar sot nga policia e Tiranës. Përmes një njoftimi për shtyp blutë bëjnë ...
Aktualitet
2 January 2023, 11:38
a.l
Kakavijë
KAKAVIJË- Me përfundimin e festave të fundvitit, emigrantët shqiptarë kanë lënë atdheun për t'u ...
Aktualitet
2 January 2023, 11:30
I.A
Shqiptari
GREQI- 50-vjeçari shqiptar, i cili kërcënoi ish-gruan e tij se do ta digjte me benzinë dhe më pas tha se do t’i ...
Aktualitet
2 January 2023, 11:20
I.A
Foto Ilustruese
KORÇË- Një 38-vjeçar ështrë arrestuar në Pogradec për drejtim mjeti në gjendje të...
Aktualitet
2 January 2023, 11:01
I.A
Arma
VLORË- Një 24-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë, pasi u kap me armë me vete. Mësohet s...
Aktualitet
2 January 2023, 10:35
I.A
FIER- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier. Mësohet se dy persona janë arrestuar, pasi po drejtonin makinën në ...