LIVE UPDATES
Aktualitet

PDK-ja dhe LDK-ja thonë se do të marrin pjesë në seancën për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e zgjedhur pritet të mblidhen të mërkurën paradite për vazhdimin e seancës së lënë në gjysmë muajin e kaluar, në përpjekje për t’i formuar institucionet e reja të vendit pas zgjedhjeve të qershorit, dhe për t’i dhënë fund krizës pothuajse dyvjeçare politike.

7 September 2026, 20:54 Nga G.M
PDK-ja dhe LDK-ja thonë se do të marrin pjesë në
Kuvendi i Kosovës, 8 gusht 2026.

Dy partitë më të mëdha opozitare në vend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë thënë të hënën se do të marrin pjesë në seancën për konstituimin e Kuvendit, i cili hap rrugën për formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit të ri.

Deputetët e zgjedhur pritet të mblidhen të mërkurën paradite për vazhdimin e seancës së lënë në gjysmë muajin e kaluar, në përpjekje për t’i formuar institucionet e reja të vendit pas zgjedhjeve të qershorit, dhe për t’i dhënë fund krizës pothuajse dyvjeçare politike. Duke folur pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së dhe Grupit Parlamentar, kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, tha se deputetët e tij do të jenë të pranishëm në seancën e së mërkurës.

Ai tha se Kosova “duhet të ketë Kuvend të konstituuar”.

I pyetur nëse po i legjitimojnë “shkeljet kushtetueses” të partisë së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, duke marrë pjesë në seancë pas afateve kushtetuese, Hamza tha: “Ne nuk kemi përgjegjësi pse deri tash nuk është konstituuar Kuvendi. Ne çdo 48 orë kemi qenë në Kuvend. Ne çdo ditë e kemi ftuar zotin Kurti që të vijë në Kuvend, që t’i respektojë Kushtetutën dhe ligjet”, tha Hamza.

Deputetë të PDK-së dhe Aleancës kanë shkuar vazhdimisht në Kuvend gjatë këtyre javëve duke kërkuar vazhdimin e seancës. Ndërkohë, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, konfirmoi pas mbledhjes së Grupit Parlamentar se edhe deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në seancë.

“Vendosëm si grup që të marrim pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe t’i kontribuojmë konstituimit të Kuvendit, meqë Kosova është në një fazë të rëndësishme për themelimin e institucioneve dhe funksionalitetin e saj", tha ajo.

Kryetari i Aleancës, Adrian Gjini, tha ditë më parë se partia nuk ka vendosur ende si të veprojë dhe se mund ta marrë një vendim të martën gjatë një mbledhjeje të Kryesisë. Seanca konstituive nisi më 6 gusht, dhe në atë ditë deputetët e legjislaturës së 11-të e dhanë betimin, por ajo u ndërpre në gjysmë pasi Kurti kërkoi kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike.

Deputetët u mblodhën edhe një herë më 8 gusht dhe, edhe ajo seancë u ndërpre me kërkesën e njëjtë të Kurtit, i cili u gjuajt me vezë nga deputetja opozitare Time Kadrijaj. Tani deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe pesë nënkryetarët për ta formuar Kuvendin e ri, i cili i hap rrugë formimit të Qeverisë së re dhe eventualisht emërimit të presidentit të ri.

Por, i tërë ky proces po zhvillohet mes paqartësive dhe akuzave për shkelje. Në bazë të një aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, konstituimi i Kuvendit duhet të përmbyllet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve dhe ky afat skadoi më 7 gusht në mesnatë.

Ekspertët kushtetues thanë më herët për Radion Evropa e Lirë se shpërfillja e këtij afati përbën shkelje kushtetuese. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës kishte thënë se caktimi i vazhdimit të seancës konstituive pas afatit kushtetues përbënte “shkelje të hapur dhe cenim të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues”.

Por, Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, argumentoi se, ndonëse shpërfillja e afatit për konstituimin e Kuvendit përbënte shkelje kushtetuese, ajo nuk nënkuptonte se seanca nuk ka mundësi të mbahet më vonë. Ai i tha Radios Evropa e Lirë më herët se vazhdimi i seancës do të mundë të caktohej pas afatit kushtetues meqë nuk është përcaktuar se cili është sanksioni konkret në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda këtij afati.

Marrëveshja e brishtë për presidentin

Kurti, partia e të cilit i fitoi zgjedhjet, duket t’i ketë votat e mjaftueshme në bashkëpunim me komunitetin joserb për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re, edhe pa mbështetjen e opozitës shqiptare.Por, nuk është e qartë nëse në seancën e së mërkurës apo më vonë do të mundë të zgjidhet presidenti i ri i Kosovës, me gjithë një marrëveshje politike mes LVV-së dhe LDK-së.

Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, arritën marrëveshje javën e kaluar që diplomati dhe juristi kosovar, Bekim Sejdiu, të jetë kandidat për presidentin e ardhshëm të Kosovës. Por, gjashtë deputetë të LDK-së e kundërshtuan haptazi kandidaturën e Sejdiut, duke bërë shuar shpresat për zgjedhjen e tij.

Duke folur të hënën, Lushaku tha se në takimin e Grupit Parlamentar të partisë nuk u bisedua për çështjen e presidentit. Nevojitet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm. LVV-ja ka 53 mandate, ndërsa LDK-ja 18.

Marrëveshja e tyre gëzon edhe mbështetjen e tetë deputetëve të komunitetit joserb dhe të një deputetit të komunitetit serb dhe, sipas Kurti, ata tani kanë vetëm 74 vota. PDK-ja me 22 vende, dhe Aleanca me 7, kanë hedhur poshtë bisedimet me Kurtin për presidentin e ri.

Për shkak të mospajtimeve mes partive parlamentare për pasardhësin e Vjosa Osmanit, Kosova mbajti zgjedhje të parakohshme në qershor. Dhe ajo rrezikon të mbajë sërish zgjedhje, që do të ishin të katërtat parlamentare në dy vjetet e fundit, nëse nuk zgjidhet presidenti i ri këtë muaj.

Vendi është me ushtruese të detyrës së presidentit, Albulena Haxhiun, qëkurse Vjosa Osmanit i mbaroi mandati në prill. Haxhiu, sipas Kushtetutës mund ta ushtrojë këtë post vetëm për gjashtë muaj – pra deri më 4 tetor.

Akti më i lartë juridik në vend nuk ka paraparë e çfarë ndodh nëse përfundon kjo periudhë dhe vendi s’ka president të ri. Por, Presidenca i tha Radios Evropa e Lirë të enjten se postin e ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës, Haxhiu do t’ia dorëzojë kryetarit të ri të Kuvendit që pritet të zgjidhet nga legjislatura e njëmbëdhjetë më 9 shtator./REL

pdk ldk kosova rel

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin