6 October 2025, 19:48
Nga M.L
GJKKO
TIRANA- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar për përgjakjen e Gjykatës së Apelit këtë pasdite, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja dhe dy të tjerë të plagosur. GJKKO shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e gjyqtarit, due shtuar më tej se kjo ngjarje ëshë një alarm për gjendjen e sigurisë në të cilën ushtrojnë funksionin magjistratët në Republikën e Shqipërisë.
Reagimi i GJKKO:
Trupa gjyqësore e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpreh me dhimbje dhe indinjatë të thellë reagimin ndaj ngjarjes tragjike të ndodhur sot, ku humbi jetën në mënyrë të dhunshme gjyqtari i Gjykatës së Apelit, z. Astrit Kalaja.
Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin tonë
me familjen, të afërmit dhe kolegët e gjyqtarit Kalaja. Humbja e një përfaqësuesi të drejtësisë në mënyrë të tillë është një goditje e rëndë për të gjithë sistemin gjyqësor dhe për shoqërinë shqiptare në tërësi.
Ngjarja e sotme është një alarm për gjendjen e sigurisë në të cilën ushtrojnë funksionin magjistratët në Republikën e Shqipërisë. Gjyqtarët janë shtylla të sistemit të drejtësisë dhe garantues të shtetit të së drejtës, ndaj siguria e tyre personale është jo vetëm një detyrim institucional, por një domosdoshmëri për funksionimin normal të sistemit
demokratik dhe sundimit të ligjit.
Ky akt kriminal është një kërcënim serioz ndaj pavarësisë së gjyqësorit, integritetit të funksionit të magjistratit dhe besimit të qytetarëve në shtetin e së drejtës. Askush që mban mbi supe përgjegjësinë për të garantuar zbatimin e ligjit nuk duhet të ndjehet i pambrojtur./ Dosja.al
gjkko vrasje gjykata e apelit elvis shkambi astrit kalaja
Aktualitet
6 October 2025, 19:34
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatë...
Aktualitet
6 October 2025, 19:34
E. D
ILD
TIRANË- Institucioni i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.&nbs...
Aktualitet
6 October 2025, 19:27
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një ngjarje tronditëse ndodhi pasditen e sotme në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit në ...
Aktualitet
6 October 2025, 19:20
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Është publikuar vendimi që po lexonte Gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja i cili u vra sot gjatë seancës...
Aktualitet
6 October 2025, 18:56
M.L
Elvis Shkëmbi
TIRANA- Personi që shihni në foton e mësipërme të siguruar nga Dosja.al është autori i vrasjes së...
Aktualitet
6 October 2025, 18:53
E. D
SPAK
TIRANË- SPAK ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në Gjykatën e Apelit. Me anë të deklarate SPAK ka dënuar ngj...
Aktualitet
6 October 2025, 18:47
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Unioni i gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku brenda sal...
Aktualitet
6 October 2025, 18:11
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një banesë me truall, e ndodhur në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, rezulton të ket&...
Aktualitet
6 October 2025, 18:12
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Policia e Shtetit ka ndaluar punonjësin e sigurisë së gjykatës së Apelit, i cili isht...
Aktualitet
6 October 2025, 18:11
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Lartë ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur pasditen e sotme në Gjykatën e Apelit në T...