LIVE UPDATES
Aktualitet

Përgjimet për trafik armësh/ Ardi Veliu mohon akuzat: Zero, nuk jemi të përfshirë!

Gjatë një interviste për emisionin "Opinion", Veliu tha se deri më tani përfshirja e KAYO-s është zero, pasi nuk ka asnjë lloj mundësie qoftë dhe teorike që t’i futet këtij procesi.

10 September 2026, 22:10 Nga E.d
Përgjimet për trafik armësh/ Ardi Veliu mohon akuzat: Zero, nuk
Blendi Fejvziu dhe Ardi Veliu

TIRANA- Administratori i KAYO, Ardi Veliu ka mohuar akuzat e lëshuara nga ish-numri 2 i qeverisë, Arben Ahmetaj, për trafik armësh. Kjo pasi Ahmetaj ka bërë publike disa përgjime që implikojnë shoqërinë shtetërore KAYO në plane për trafik armësh.

Gjatë një interviste për emisionin "Opinion", Veliu tha se deri më tani përfshirja e KAYO-s është zero, pasi nuk ka asnjë lloj mundësie qoftë dhe teorike që t’i futet këtij procesi. I pyetur për marrëdhënien me Ron Yeffet, Veliu tha se negociatat për TIMAK Defence kanë nisur me kompaninë TIMAK dhe se Yeffet ishte aksioner kur u krijua shoqëria. 

Veliu ka sqaruar se shuma e parave 15 milionë euro që TIMAK Defence duhet të investojë në marrëdhënien e partneritetit është në vijim dhe e ndarë në disa faza dhe kryesisht do të shkojnë për rivitalizimin e ambienteve që do të shërbejnë si fabrika.

Pjesë nga intervista

Fevziu: KAYO është kompani shtetërore. Pse ka krijuar deri më tani 4 kompani bija, ku shteti është në aksione minoritare?

Veliu: Informacioni që keni ka nevojë të përditësohet. Kemi 6 kompani, jo 4. E fundit është ajo e Fincantierit. Raporti i bashkëpunimit ndërmjet bashkëpunëtorëve ekonomikë nuk është fiks. Në rast se KAYO ka interes të zhvillojë një produkt vetë, duhet të hapë një garë dhe për këtë duhet të ndiqen procedurat për prokurim publik. Kur nga operatorë ekonomikë, të cilët kanë eksperiencë dhe janë në gjendje të zhvillojnë një produkt të caktuar, ata në fillim shprehin letrën e interesit dhe, bazuar në këtë, fillojnë negociatat për të hartuar një plan biznesi të detajuar për këtë produkt të caktuar. Nëse ky produkt do të jetë fitimprurës dhe nuk kërkon angazhim konkret nga pala jonë… nga KAYO janë harxhuar zero lekë për themelimin e këtyre kompanive.

Timak Defence e ka filluar kërkesën që në janar 2025 që ka kërkuar të hyjë në partneritet me KAYO, për të prodhuar automjete të përshtatura për kalueshmëri të lartë për forcat e armatosura, dhe për gamën e mjeteve që kanë nevojë për përshtatje. Fillimisht sipas VKM-së, nga kompania TIMAK Defence, KAYO do të kishte 45% të aksioneve, ndërsa kushtet u rishikuan dhe një tjetër VKM u firmos në qeveri me KAYO-n që merrte vetëm 20% të akioneve. Veliu thotë se marrëveshja u rishikua për shkak të propozimit të ri që erdhi nga kompania TIMAK.

Fevziu: Kur është krijuar fillimisht Timak Defence së bashku me KAYO-n, fillimisht është kërkuar që KAYO të jetë 45% aksioneve, pastaj me një VKM është vendosur me 20%.

Veliu: Para se të konkretizonim një bashkëpunim, ne duhet të marrim një VKM ku na përcaktohet mënyra dhe kushtet sesi duhet të negociojmë. Pasi morëm VKM, kaluam në bordin e KAYO-s dhe u mor autorizimi që të ngrihej grupi negociator. Ne ngecëm në negociata, pasi në mes Timak u tërhoq dhe solli plan biznesi të ri, ku e trefishonte investimin. Në këto kushte u kërkua nga bordi ripërcaktim i kushteve të negocimit. Pasi doli VKM me kushtet e reja, u arrit ajo marrëveshje.

Fevziu: Si është përfshirë Ron Yeffet, një personazh që me një kërkim të thjeshtë del problematik në disa vende, aksioner në prodhimin e armëve. Është marrë me investime, me real estate, por kurrë me armë.

Veliu: Timak Defence ka shitur aksionet në rrugë e sipër. Negociatat tona kanë nisur me Timak. Unë Ron Yeffet e kam takuar ditën kur është themeluar kompania se ishte aksioner.

Fevziu: Në një përgjim Ron Yeffet flet për tranzitim të armëve në Shqipëri. Të mund t’i prodhojmë në Sudan, Nigeri dhe do t’i ambalazhojmë në Shqipëri dhe do t’i çojmë në Ukrainë. A ka të drejtë KAYO që të bëjë tregti nga një vend drejt një vendi tjetër vetëm me tranzitim Shqipërinë apo duhet të plotësojë vetëm nevojat e industrisë shqiptare të mbrojtjes?

Veliu: KAYO, duke qenë shoqëri tregtare, ka të gjithë të drejtën të zhvillojë aktivitete në Shqipëri dhe të dalë në eksport me të gjitha prodhimet që do të prodhohen në Shqipëri. Për të shkuar në prodhim, legjislacioni shqiptar është i rregulluar. Për të prodhuar, duhet të marrë licencë. Ne nuk mund të importojmë lëndë të para që do të përdoren për prodhimin e produkteve të licencuara që janë në luftë, nuk janë vende mike. Është e pamundur që një produkt që do të prodhohet në një vend tjetër, të paketohet këtu dhe të eksportohet.

Fevziu: Timak Defence, sipas ligjit, duhet të derdhë 15 mln euro që të fillonte aktivitetin. Në të dhënat e mia kjo shumë nuk është derdhur dhe aktiviteti ka filluar duke marrë çdo muaj 3 mln nga Ministria e Mbrojtjes.

Veliu: Jo, nuk është e vërtetë. Ky 15 mln euro do të jetë për rivitalizimin e ish-uzinës së traktorit, që duhet të kthehet në ambiente të përshtatshme. Ky investim po kryhet. Projekti i propozuar nga Timak është duke u analizuar nga Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes. Pasi të marrë certifikatë për prodhimin e produktit, kur të jetë në gjendje finale, do të kalojë në laborator për t’u certifikuar. Në fillim me Timak Defence, do të vazhdojmë me përshtatjen e makinave të kalueshmërisë së lartë, në varësi të nevojave.

Fevziu: Si shpjegohet që Ron Yeffet flet në emër të KAYO-s dhe jo të Timak Defence?

Veliu: Se çfarë thotë x apo y në jetën e tij private, kjo është përgjegjësi e atyre, jo e jona. Nuk jemi përfshirë në trafik armësh. Zero. Deri më tani përfshirja e KAYO-s është zero, se fabrikat që kemi marrë dhe i kemi në pronësi, aktiviteti është zero i prodhimit, nuk kemi asnjë lloj mundësie, qoftë dhe teorike, që t’i futemi këtij procesi./Dosja.al

ardi veliu

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin