23 December 2024, 12:39
Nga I.A
Nadir Çausholli
TIRANË- Agjencia e Prokurimit Publik ka vendosur të përjashtojë për gjashtë muaj nga pjesëmarrja në tenderat publikë kompaninë Green Line, që zotërohet nga biznesmeni Nadir Çausholli. Sipas APP ky vendim ka ardhur pas një hetimi administrativ të kryer, nga ku ka rezultuar se kompania ka mashtruar shtetin në procedurën e prokurimit për transportin e punonjësve të Albpetrol me fond limit 130 mijë euro.
“Në përfundimit të proçedimit administrativ u arrit në konkluzionin se ndodheshim në kushtet e nenit 78 të Ligjit të Prokurimeve, ku parashikohet se APP përjashton një operator ekonomik nga e drejta për të fituara kontrata publike për një periudhë nga 3 muaj deri në 3 vjet, për keqinformim dhe dorëzim të dokumenteve, që përmbajnë të dhëna të rreme për qëllime kualifikimi,” thuhet në vendimin e APP.
Green Line është kompania që ka shërbimin e urbanëve në unazën e Tiranës. Kjo është kompania e dytë e zotit Çausholli që përjashtohet nga pjesëmarrja në tenderat publikë. E para ishte kompania farmaceutike CFO Pharma.
Në korrik të këtij viti, APP vendosi të përjashtojë CFO Pharman me 6 muaj nga e drejta për të fituar kontrata publike me të njëjtin motiv, atë të mashtrimit.
Sipas vendimit, kompania kishte mashtruar në dy tendera. Procedura e parë ishte zhvilluar nga Spitali Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë, me objekt “Blerje medikamente”; ndërsa tjetra ka të bëjë me Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Has, me objekt “Blerje materiale mjekimi konsumi dhe kirurgjikale per nevoja spitalore”./Kapitali.al
nadir Çausholli
Aktualitet
23 December 2024, 12:19
ZH.LL
foto ilustruese
LEZHË- Qyteti i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura shiu që prej orëve të para t...
Aktualitet
23 December 2024, 12:09
ZH.LL
Gjader
ITALIA- Qeveria italiane synon të rifillojë transferimet e emigrantëve në Shqipëri në janarin e vitit 2025. Me fillimi...
Aktualitet
23 December 2024, 11:56
ZH.LL
policia spanjolle
SPANJË- Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle. I riu shqiptar dyshohet si autor i nj&eu...
Aktualitet
23 December 2024, 12:00
I.A
Ilir Rrapaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rënduar akuzat për skandalin e Sterilizimit. Gjatë momentit që gjyqtarja e ç...
Aktualitet
23 December 2024, 11:39
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Trafikimi i fëmijëve është një nga krimet më të rëndë dhe të dënueshme ...
Aktualitet
23 December 2024, 11:34
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Një 29-vjeçar në Shkodër është arrestuar pasi ka kërcënuar të vrasë baban...
Aktualitet
23 December 2024, 11:19
I.A
TikTok
TIRANË- Pedagogu Ervin Goci ka bërë një përmbledhje të disa gjërave që cënohen nga mbyllja e ...
Aktualitet
23 December 2024, 11:06
ZH.LL
Selim Cekaj
TIRANË- SPAK i ka kërkuar për herë të dytë GJKKO-së pushimin e çështjes penale ndaj Selim &Ccedi...
Aktualitet
23 December 2024, 10:53
ZH.LL
gjykata e tiranes
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar "arrest me burg" 34-vjeçarin Darin Gezdarin, ndërsa ka dhënë "arrest...
Aktualitet
23 December 2024, 10:46
ZH.LL
fier
FIER- Reshjet e dendura të shiut me erë të fortë kanë përfshirë edhe qytetin e Fierit. Aktualisht reshjet po bien m...