Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ministria i cilësoi këto masa si reagim ndaj vendimit "jomiqësor” të qeverisë gjermane për të mbyllur konsullatën ruse në Bon dhe qendrën kulturore "Shtëpia Ruse” në Berlin. Sipas Moskës autoritetet gjermane kanë "shkaktuar një përshkallëzim të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe”. Përgjegjësia e plotë për pasojat, thuhet në deklaratë, bie "plotësisht dhe tërësisht” mbi qeverinë federale gjermane.

GJERMANI- Ministria e Jashtme e Rusisë ka urdhëruar mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Gjermanisë në Shën Petersburg. Ministria njoftoi se punonjësit e konsullatës duhet të largohen nga Rusia deri më 18 shtator. Ajo gjithashtu rikonfirmoi vendimin e shpallur më herët për mbylljen e të gjitha instituteve Goethe në Rusi. Punonjësit e tyre kanë afat deri të dielën për t'u larguar nga Rusia.
Ministria i cilësoi këto masa si reagim ndaj vendimit "jomiqësor” të qeverisë gjermane për të mbyllur konsullatën ruse në Bon dhe qendrën kulturore "Shtëpia Ruse” në Berlin. Sipas Moskës autoritetet gjermane kanë "shkaktuar një përshkallëzim të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe”. Përgjegjësia e plotë për pasojat, thuhet në deklaratë, bie "plotësisht dhe tërësisht” mbi qeverinë federale gjermane.
Kritika nga Berlini
Ministria e Jashtme gjermane e kritikoi vendimin e Moskës. Sipas një zëdhënësi të ministrisë ky është "një gabim për të ardhur keq, që e bën edhe më të vështirë rikthimin në marrëdhënie konstruktive”.
Qeveria gjermane, thuhet në reagim, mori vendim për mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme ruse në Bonn si një përgjigje "të vendosur, por edhe të matur” ndaj aktiviteteve armiqësore kundër Gjermanisë.
Nga ana tjetër veprimi i Rusisë kundër Konsullatës së Përgjithshme gjermane në Shën Petersburg prek "kolege dhe kolegë që prej vitesh, shpesh në kushte gjithnjë e më të vështira, kanë punuar për ruajtjen e marrëdhënieve gjermano-ruse”, theksoi Ministria e Jashtme në Berlin.
Tensionet janë rritur pas incidentit me dronin
Qeveria gjermane e konsideron Rusinë përgjegjëse për një sulm të dyshuar me dron ndaj aeroportit Leipzig/Halle më 4 gusht, kur pranë një avioni ukrainas u zbulua një dron i ngarkuar me eksploziv. Aeroporti është një qendër e rëndësishme ndërkombëtare e transportit të mallrave dhe përdoret gjithashtu për mbështetjen e Ukrainës. Moska mohon çdo përfshirje në incident.
Presidenti rus, Vladimir Putin, i cilësoi masat ndëshkuese të Gjermanisë si "një gabim të rëndë” dhe tha se ato mbështeten në prova të fabrikuara. Kurse ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i përshkroi akuzat gjermane ndaj Moskës si "fillimin e një lufte të vërtetë”.
Lavrovi tha se sanksionet gjermane i kujtojnë fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Në deklarata të cituara nga portali i lajmeve Vesti, ai tha se gjermanët duket se duan sërish luftë. Lavrovi njihet për retorikën e tij të ashpër dhe deklarata shpesh provokuese./DW
Kuvendi i Shqipërisë TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë punimet parlamentare ditën e sotme n&...
Kavaja, Himara, Vlora, Kamza, Durrësi, Vora janë bashkitë më të varura nga të ardhurat që gjeneron ndërtimi, pasi t&eu...
Ekonomia amerikane dhe tregjet e saj financiare ndodhen në një garë brezash, pasojat e së cilës shkojnë shumë përtej p...
SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e nj&...
TIRANË- Shqipëria është vendi ku ndërtimi zë peshën më të lartë në ekonomi në Europë, por bum...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë ditës s&...
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli. I dërguari i posaç&...
Gjeneralmajor Jasper Jeffers, komandant i Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, dhe gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ko...
Pamje nga Drejtoria e Policisë TIRANË- Marshimi i protestuesve në ditën e 100-të të revoltës qytetare kundër klas&e...
Pamje nga marshimi TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit. Mes thirrjeve “Shqipëria kër...