21 November 2022, 21:03
Nga A.B
Pjerin Ndreu
TIRANË- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, foli në emisionin ‘Çim Peka Live’ në lidhje me përmbytjet që shkaktuan reshjet e dendura të shiut. Ndreu tha se situata në Lezhë s'ka lidhje as me Vaun e Dejës dhe as me Komanin, por problemet janë shkaktuar nga reshjet e shumta dhe se disa zona dhe banesa janë nën ujë.
"Situata në Lezhë ka të bëjë me reshjet në zonat malore. Lumi Gjadër fryhet bashkë me Drinin dhe krijojnë probleme në disa zonat të izoluara si Zadrima. Ne informohemi çdo ditë për motin. Kur kemi reshje, sado e lehtë të jetë situata, duhet të jemi në gatishmëri. Ka disa shtëpi të përmbytura. Në Mabë një familje e evakuuam. Jemi në kontakt."-tha Ndreu.
Më tej, kryebashkiaku tha se faji është i urbanizimit, pasi qytetarët janë lejuar që të ndërtojnë banesat ku kanë dashur.
'Në Lezhë, urbanizimi e ka një fajtor se kanë ardhur e kanë bërë shtëpinë ku kanë dashur, një nga fajet është urbanizimi. Toka është në nivele të ulëta në raport me detin. Sot me këtë sasi reshjesh, duhet të themi se ka një zonë e cila do adresuar dhe nuk ka marrë ende zgjidhje, po 90% e territorit në Lezhë është në monitorim. Janë bërë investime, 400 kilometër kanale kulluese nga Bashkia.'- shtoi më tej ai.
pjerin ndreu permbytet shqiperia 2022
Aktualitet
21 November 2022, 20:42
k.m.
Harku i Bërdicës
SHKODËR- Veriu i vendit, më së shumti Shkodra, prej më shumë se 24 orësh është nën ...
Aktualitet
21 November 2022, 20:33
A.B
Ines Hajrulla
VLORË-Gjykata e Vlorës ka pranuar pretencën e Prokurorit të çështjes duke dënuar me 148 vite burg në...
Aktualitet
21 November 2022, 20:31
A.B
Vera Myrtaj
ITALI- Vera Myrtaj dhe i dashuri i saj Fionino Mërkuri u gjetën të vrarë në shtëpinë e 37-vjeçares sh...
Aktualitet
21 November 2022, 20:15
k.m.
Pamje nga HEC
Në mes të krizës energjetike të shpallur nga vetë qeveria dhe një plani për të vendosur një fash...
Aktualitet
21 November 2022, 19:53
k.m.
Pamje nga Kuçi
SHKODËR- Fshati Kuç në Shkodër është ende nën pushtetin e ujit. Por disa zona e shtëpi jan&...
Aktualitet
21 November 2022, 20:00
d.a.
policia greke
GREQI- Dy të huaj, një 23-vjeçar egjiptian dhe një shqiptar 34-vjeçar, janë arrestuar të shtunën ...
Aktualitet
21 November 2022, 19:58
A.B
Aksident
VLORË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Dy mjete janë përplasur në rrugën Transball...
Aktualitet
21 November 2022, 19:44
k.m.
Pamje nga mbledhja
Qendra studentore 'ABC Tiranas Club' në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe me...
Aktualitet
21 November 2022, 19:30
k.m.
Pamje nga përmbytjet
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e radhës, në orën 18.30, duke pretendu...
Aktualitet
21 November 2022, 19:14
k.m.
Haki Çako
TIRANË- Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka bërë një përditësim të të dhënav...